‘Kthehen ujqërit’, Skënderbeu feston ngjitjen në Superiore(Video)

Skënderbeu do të jetë zyrtarisht pjesë e elitës së futbollit shqiptar sezonin e ardhshëm. Pas fitores 4-0 ndaj Turbinës dhe humbjes së Flamurtarit ndaj Tomorit, korçarët siguruan një vend në Superiore. Pas këtij triumfi dhe arritje, kf Skenderbeu shkruan: “Jemi zyrtarisht në superligë. Ujqërit rikthehen në habitatin e tyre!”

Gëzimi te Skënderbeu ka qenë i madh, me lojtarët që kanë shpërthyer në ovacione…,ata nisin të këndojnë në kor dhe nuk ndalin festen…