Nga kanosja tek demtimi i automjeteve /Policia procedon te rinjtë nga Pogradeci…

-Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Pogradec referuan materialet në Prokurori ku filloi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit: E. T., 29 vjeç, banues në fshatin Rëmenj, Pogradec, pasi dyshohet se për motive të dobëta, ka dëmtuar me mjet të fortë, automjetin e një 24-vjeçari;

A. M., 26 vjeç, banues në fshatin Petrushë dhe A. M., 43 vjeç, banues në fshatin Memëlisht, Pogradec, pasi dyshohet se për motive të dobëta kanë kanosur me fjalë njëri-tjetrin;

S. S., 27 vjeç, banues në Pogradec, pasi dyshohet se ka kanosur në mënyrë të vazhdueshme nëpërmjet rrjeteve sociale, një 40-vjeçar;

S. B., banues në fshatin Slabinjë, Pogradec, pasi dyshohet se për motive të dobëta ka kanosur një 45-vjeçar dhe ka qëlluar në ajër, me një armë gjahu, të cilën e posedonte me leje. Arma e gjahut u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Materialet procedurale i kaluan prokurorive të rretheve gjyqësore Korçë dhe Pogradec, për veprime të mëtejshme.