Projekti Danez shpallet fitues /Ja si do të duket stadiumi i ri i “Skënderbeut” në Korçë…

Studio daneze arkitekturore CEBRA është shpallur fituese e projektit të ri të stadiumit të “Skënderbeut” në qytetin e Korçës. Pas shpalljes së studios fituese, përfaqësuesi i CEBRA-s u shpreh se “jemi të privilegjuar të zhvillojmë më tej Korçën, që është një qytet i jashtëzakonshëm”. Projekti parashikon ndërtimin jo vetëm të stadiumit të futbollit, por edhe një sërë parqeve, fusha të vogla dhe ndërtesa multifunsionale duke u shndërruar në një kompleks të madh sportiv që do të jetë një pikë e re rreferimi për qindra sportdashës të qytetit.

Projekti i Italian dhe ai Danez ishin ne fakt edhe projektet me realiste per Korçen, pasi perkrah stadiumit do te ndertohen qendrat tregtare, rezidenca banimi, hotele dhe restorante ne ndertesa jo shume te larta, ndertesa te bukura te stilit nordik, ç’ka do te jete nje risi ne Shqiperi. Po ashtu ndertesat e investitorit do te jene jashte stadiumit.

Pas Korçës, do të jetë radha e Durrësit dhe Vlorës për projektet finaliste dhe më pas shpalljen e një fituesi për stadiumet e reja. Në garë për projektin e stadiumit Skënderbeu ishin tre studio të mëdha finaliste, ARCHEA Associati (Itali), BOFILL Architecture (Spanjë) dhe CEBRA (Danimarkë).

Projekti fitues:

Për t’u bërë pjesë e grupit "KorcaBlog.com" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.

Na ndiqni: