Rama në Kolonjë: “Mos shikoni PD se është bërë bërë kashtë e k*qe, me rrugën e re Korça është 20 minuta larg…

Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar njëë takim elektoral me banorët në Kolonjë. Rama nuk i kurseu krikat për opozitën duke thënë se janë bërë kashtë e k*qe nga të katër anët dhe zihen për PD e vërtetë. Mes të tjerave, Rama u shpreh se jemi në një kthesë të madhe historike për ekonominë e vendit duke iu referuar rritjes së pagave.

Rama: Shikoni PD si janë bërë, kashtë e k*qe nga të katër anët, një parti që zihen kush është i vërteti. Janë cakëerdisur komplet. Ata demokratët duhet të thonë ejani ne vete. Nuk mund të luajnë më, jemi në një kthesë të madhe historike për ekonnominë e vendit. Ne po bëjmë rritjen më të lartë të pagave ndonjëherë. Do të kurorëzohet në harkun prill 2023-prill 2024. Ky është një hap i madh. Na doli para pandemia dhe tërmeti.

Tani vetëm përpara, boll i kemii gjemuar bishtit nga mbrapa. U takon grave dhe vajzave të PS që të ndihmojnë gratë që i kanë burrat demokratë që të vijnë në vete. Gratë nuk kanë kohë që të rrinë sec kanë 7 detyra, të lajnën e të thajnë burrat.Për ca burra me mendjen mbrapsh do të kthehemi mbrapa ne. Kur të mbartojë rruga në verë, Olta do të na ftojë që unë me Nikon të vijmë dhe të bëjmë një festë të madhe, se 20 minuta nga Korça janë as sa duhet që Kolonja të ngrejë krye dhe të kërkojë primatin.

Për t’u bërë pjesë e grupit "KorcaBlog.com" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.

Na ndiqni: