Efi Dhedhes: “Martesa e Luizit dhe Kiarës, vendim i nxituar…

Efi Dhedhes ka folur për herë të parë për raportet me Luizin dhe Kiarën pas përfundimit të Big Brother Vip Albania. Në një intervistë në emisionin “Se luan topi” ajo tha se nuk është takuar me asnjërin prej tyre, pasi të dy janë të angazhuar, por shtoi se do i lërë të gjithë kohën e duhur raportit. Efi përsëriti edhe njëherë deklaratën se dasma e tyre iu duk vendim i nxituar pa e njohur njëri tjetrin jashtë izolimit.

“E vetmja gjë që thashë është m’u duk dasma shumë herët për dy njerëz që nuk patën mundësinë ta njohin njëri tjetrin në situata të ndryshme përveç Big Brother. Ajo i përket vetëm atyre. Ky është një mendim i imi që doja ta shprehja dhe ata ta dinin.

Me Luizin jemi shumë mirë thjesht nuk kemi pasur mundësinë të takohemi por gjërat janë ashtu si i kemi parë, qetë, bukur dhe pa keqkuptime. As me Kiarën nuk jam takuar. Njerëzit kanë nevojë për kohën e tyre dhe unë jam e gatshme t’iu japë sa kohë të duan.

Është diçka që nuk më shqetëson. E di që përsëri është shumë herët për të folur për këtë pjesë. E di që janë të angazhuar, megjithëse Luizi më tepër se Kiara. Kështu që iu duhet kohë dhe kanë gjithë kohën e botës.”, tha Efi.

Donte t’i dhuronte veshkën babait të saj/ Almeda Abazi përlot me rrëfimin: “Më tha “nuk ta fal kurrë nëse e bën….

Aktorja shqiptare Almeda Abazi është një ndër të paktët persona e cila ndonëse prej vitesh jeton në Turqi, rikthehet në Shqipëri shumë shpesh dhe kudo që shkon e thotë me krenari kush është dhe prej nga vjen. Ajo së fundmi ka rrëfyer një histori mjaft të trishtë familjare ku tha se babait të saj i duhej një transplant që të mund të mbijetonte, por asnjë nga të afërmit e saj nuk u ofrua t’ia dhuronte.

Megjithatë, aktorja tregoi se ishte ajo e cila donte t’ja dhuronte, mirëpo i ati i kishte thënë që nuk do ja falte kurrë nëse merrte këtë vendim.

“Kërkohej një transplant. Veshka duhej të ishte ose nga vëllezërit, ose nga motrat ose nga fëmijët. Duhej të përputhej. Mund të përputhej me vajzat e tij ose me vëllezërit dhe motrat e tij. Unë isha e para që kërkova, i thash mamit që unë dua t’ia dhuroj, por që babi nuk ka pranuar asnjëherë. Ma bëri kështu çështje të përfunduar dmth, “nuk ta fal kurrë nëse bën diçka të tillë”.

Gjithësesi nuk e bëja dot sepse isha 15-vjeç dhe duhej të isha mbi 18-vjeç për të marrë një vendim të tillë. Edhe nëse unë doja ta bëja fshehurazi, dhe madje ua kërkova që të mos i tregonin babit, prapë nuk e bëja dot. Nuk e lejuan mjekët, sepse duhej të isha mbi 18-vjeç.

Asnjë i afërm nuk u ofrua për këtë transplant, por i kuptoj. Mundohem t’i kuptoj. Në ato kohë nuk i kuptoja dhe nuk doja t’i kuptoja sepse është vëlla. Por që me kalimin e kohës, kur bëhesh edhe vetë nënë i mendon disa gjëra. Ndoshta ngaqë kanë pasur fëmijë, nuk është ofruar njeri. Gjithsesi. Nuk mund të them që iu kam mbajtur mëri atyre sepse unë nuk jam njeri që mbaj dot mëri”, tregoi ajo për “Top Channel”.

Fëmijët në vendin e parë/ Kodi Rrugor: “Gjoba deri në 15,000 lekë dhe heqje patente…

Të gjithë drejtuesit e mjeteve që kanë në automjetin e tyre një fëmijë nga 0-12 vjeç, do të ndëshkohen me gjobë nga 5000-15000 nga policia rrugore nëse të vegjlit qëndrojnë në makinë pa rripin e sigurimit në sistemet e fiksimit. Por, penalitetet nuk përfundojnë këtu, nëse kjo shkelje është e përsëritur nga drejtuesi i mjetit, atëherë ai rrezikon edhe pezullimin e lejes së drejtimit nga 6-12 muaj.

Rritja e numrit të aksidenteve në vendin tonë, vjen si pasojë e shoferëve të papërgjegjshëm, të cilët me parakalimet e gabuara dhe mungesën e rripit të sigurimit vënë në rrezik jo vetëm jetën e tyre, por edhe të të tjerëve.

E rëndë/ Shqiptari vret të dashurën Serbe…

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Slloveni ku një shqiptar i Kosovës ka vrarë të dashurën e tij. Sipas mediave të huaja mësohet se ngjarja ka ndodhur në Maribor të Sllovenisë, ku 20-vjeçari ka vrarë të dashurën e tij serbe. Viktima ishte e moshës 27-vjeçare dhe dyshohet se ishte e lidhur me 20-vjeçarin prej pak kohësh.

Policia e Mariborit bëri të ditur se sot rreth orës 14:00 janë lajmëruar se në një banesë janë dërguar ekipet e shpëtimit pasi ishte lënduar një grua. Mjekët në vend kishin konstatuar se gruaja kishte vdekur pasi ishte ushtruar dhunë mbi të.

Almeda Abazi me lot në sy: “Doja t’ja jepja unë babit veshkën që të jetonte, por më tha s’ta fal kurrë…

Aktorja shqiptare Almeda Abazi është një ndër të paktët persona e cila ndonëse prej vitesh jeton në Turqi, rikthehet në Shqipëri shumë shpesh dhe kudo që shkon e thotë me krenari kush është dhe prej nga vjen. Ajo së fundmi ka rrëfyer një histori mjaft të trishtë familjare ku tha se babait të saj i duhej një transplant që të mund të mbijetonte, por asnjë nga të afërmit e saj nuk u ofrua t’ia dhuronte. Megjithatë, aktorja tregoi se ishte ajo e cila donte t’ja dhuronte, mirëpo i ati i kishte thënë që nuk do ja falte kurrë nëse merrte këtë vendim.

“Kërkohej një transplant. Veshka duhej të ishte ose nga vëllezërit, ose nga motrat ose nga fëmijët. Duhej të përputhej. Mund të përputhej me vajzat e tij ose me vëllezërit dhe motrat e tij. Unë isha e para që kërkova, i thash mamit që unë dua t’ia dhuroj, por që babi nuk ka pranuar asnjëherë. Ma bëri kështu çështje të përfunduar dmth, “nuk ta fal kurrë nëse bën diçka të tillë”.

Gjithësesi nuk e bëja dot sepse isha 15-vjeç dhe duhej të isha mbi 18-vjeç për të marrë një vendim të tillë. Edhe nëse unë doja ta bëja fshehurazi, dhe madje ua kërkova që të mos i tregonin babit, prapë nuk e bëja dot. Nuk e lejuan mjekët, sepse duhej të isha mbi 18-vjeç.

Asnjë i afërm nuk u ofrua për këtë transplant, por i kuptoj. Mundohem t’i kuptoj. Në ato kohë nuk i kuptoja dhe nuk doja t’i kuptoja sepse është vëlla. Por që me kalimin e kohës, kur bëhesh edhe vetë nënë i mendon disa gjëra. Ndoshta ngaqë kanë pasur fëmijë, nuk është ofruar njeri. Gjithsesi. Nuk mund të them që iu kam mbajtur mëri atyre sepse unë nuk jam njeri që mbaj dot mëri”, tregoi ajo për “Top Channel”.

Stuhi shiu dhe gurë në rrugë, vështirësohet kalimi në Librazhd(Video)

Moti është bërë i paparashikueshëm gjatë ditëve të fundit në Shqipëri. Një ditë më parë të banorët e Tiranës ishin dëshmitarë të një stuhie të paprecedentë shiu në kryeqytetet. Ndërkohë që ditën e sotme stuhia ka “zbritur” në Librazhd. Siç shihet edhe në videon e mbërritur në redaksinë e AlbEu.com, në aksin Librazhd-Elbasan, në vendin e quajtur kthesa e Murrashit ka reshje të dendura shiu, si dhe rrëshqitje gurësh në rrugë duke vështirësuar qarkullimin.

Gjithashtu rportohet që në zonë të ketë patur edhe një sasi të konsiderueshme breshëri.

“Wizz Air” sërish me probleme/ Moti i keq nuk e lejon të ulet në Rinas, pas 2 orësh në ajër pasagjerët kthehen në Brindisi

Sërish probleme në Wizz Air. Avioni i linjës Pescara-Tirana ka shfaqur probleme. Qytetarë kanë thënë për “BalkanWeb” se janë të shqetësuar pasi nga koha e keqe avioni nuk është ulur në Rinas. Pas gati dy orësh në ajër, avioni i linjës Pescara-Tirana është kthyer në Brindisi në Itali.

Ndërsa qytetarët kanë theksuar se nuk kanë marrë asnjë përgjigje se si do të vijojnë më tej dhe nëse do të niset apo jo sërish.

Liverpooli jashtë Championsit/ Klopp: Jam gati të bëj shoferin, nuk mund të largohem…

Skuadra e Liverpoolit zyrtarisht nuk ka arritur të sigurojë Champions League për sezonin e ri 2023-24. Trajneri gjerman, Jurgen Klopp foli në konferencë për media rreth ndeshjes së fundit në Premier League këtë edicion, me të kuqtë që luajnë nesër kundër Southampton. Ai tha se kush dëshiron të largohet nga “Anfield” për shkak se klubi nuk arriti të siguronte vendin e katërt, duke treguar se secili lojtar që dëshiron largimin e ka derën të hapur.

Gjithçka është në rregull. Nëse ndonjëherë një lojtar do të vinte tek unë dhe do të më thoshte:”Oh, ne nuk u kualifikuam në Ligën e Kampionëve, unë duhet të largohem”. Unë vetë do ta çoja në klubin tjetër. Do merrja çelësin dhe do i thoja: ‘Hajde në makinë! Ku dëshiron të shkosh? Unë të drejtoj”.

Kjo do të ishte diçka që nuk mund ta kuptoja kurrë .”Oh, ne nuk u kualifikuam për Ligën e Kampionëve! Më duhet të luaj në Ligën e Kampionëve, kështu që unë do shkoj” .Unë jam përgjegjës për këtë rrëmujë, kështu që ju nuk mund të shkoni në këto momente, nuk është fjala për Salah, aspak”, tha Klopp.

Më pas Klopp foli edhe për raportin me Salah, duke thënë se nuk bëhet fjalë për një largim të egjiptianit.

Koncerti i Nikos Vertis në Tiranë/ Moderatorja e njohur bën pyetjen që shumë shqiptarë e kanë ndërmend: ‘A do këndonin në mes të Athinës Aurela, Flori etj’?

Një nga emrat më të njohur të muzikës greke, Nikos Vertis mbajti dy ditë më parë një koncert në stadiumin ‘Air Albania’. Por një personazh i njohur ka shfaqur kundërshtimin e saj për këtë koncert. Fjala për prezantuesen Einxhel Shkira. Përmes rrjeteve sociale, ajo ka bërë disa pyetje mbi ardhjen e Vertis në Tiranë.

Asgjë kundër koncertit te stadiumi sepse muzika e bukur i pëlqen kujtdo. Por, dy pyetje kisha. Përveç atyre që dinë greqisht sepse kanë jetuar/punuar/lindur atje, pjesa tjetër ça po bëjnë?

Ok s’dijnë asnjë llaf greqisht por ndonjë këngë ja dinin këtij Vertisit? Kurioze jam a do bënin ndonjëherë në stadium mes Athinës koncert për Aurela Gaçen apo Elvana Gjatën, Florin, Sinanin etj”, ka shkruar Shkira në rrjete sociale.

Diferenca ideale e moshës në çift/ Ed Manushi: “Do vdisja për një grua më të madhe se vetja…

Sa duhet të jetë diferenca ideale e moshës mes dy partnerëve? Kjo ishte një ndër temat e diskutimit në emisionin “Më lër të flas”. Moderatori Ed Manushi, u shpreh se do të kishte dëshirë që partnerja e tij të ishte disa vite më e madhe, megjithëse pak më vonë tha se kjo ishte një shaka.

Nga ana tjetër autorja Olsa Muhameti u shpreh se nuk është dashuria ajo që ka rëndësi në një marrëdhënie por edhe marrëdhëniet seksuale.

Manushi: Sa i përket diferencës, mendoj se idealja është 7-10. Idealja është 7.5. Do vdisja ta kisha partneren më të madhe. Ishte një batutë.

Olsa: Është pak klishe të themi është e rëndësishme dashuria, nuk e mban vetëm dashuria një marrëdhënie e mban edhe seksi. Nëse e merr partnerin si Dua Lipa 14 vite më të madh do të çedosh te kjo pika kryesore. Nëse ke një partner 14 vite më të madh, detyrimisht do të çedoje kjo pjesa e seksit.

I mori Partia të gjitha, edhe Akademinë e Shkencave…

Nga Beti Njuma:   
Një VKM që do të miratohet nga Këshilli i Ministrave e që bie ndesh me ligjin për arsimin e lartë dhe ligjin për Akademinë e Shkencave vendos Mbylljen e veprimtarisë së Akademisë së Studimeve Albanologjike dhe transferimin e të gjitha të drejtave dhe detyrimeve të saj tek Akademia që drejton Skënder Gjinushi.

Nuk ka vend demokratik në botë, që në 2023, institucionin më të rëndësishëm akademik ta drejtojë një ish ministër i diktaturës i 3 dekadave të shkuara si Skënder Gjinushi që është marrë vetëm me politikë dhe pa asnjë produkt shkencor!

E për më tepër, në prag të pensionit të kërkojë të marrë nën kontroll edhe të gjitha institucionet e tjera kërkimore shkencore siç është Akademia e Studimeve Albanologjike dhe institutet në varësi të saj. Çfarë është kjo OMGJ që nuk ngopet me poste dhe pushtet?

Si mund të heshtin profesorët e nderuar që kanë një jetë që kërrusen duke prodhuar studime e të mos protestojnë ndaj këtij pushtuesi partiako-shkencor? Si ka mundësi që dija e tyre, librat, titujt që kanë marrë t’i hedhë në kosh një njeri që ka vegjetuar në politikë vetëm falë makinacioneve?

Ku ju shkoi dinjiteti o profesorët e mi të dashur? Si ka mundësi që prej 4 vjetësh o akademikë të nderuar ju drejton individi më pa kontribute në akademizmin shqiptar dhe pas pak muajsh do shkoni me pahir ta votoni përsëri? Kaq pak rëndësi i jepni vetes?

Ktheni sytë nga vetja dhe do kuptoni se çdonjëri prej Jush vlen më shumë se një Gjinush!

Kiara Tito rikthehet në ‘Top Channel’ si moderatore, ja kë emision pritet të drejtojë…

Për të gjithë ata që mezi po presin ta shohin Kiara Titon sërish në ekran, ka shumë mundësi që kjo të ndodhë më shpejt nga ç’e prisni. “Vip Magazine” shkruan se Kiara do të rikthehet në ekranin e ‘Top Channel’ si moderatore. Pas përfundimit të ‘Big Brother Vip Albania’, ajo ka marrë besimin e drejtuesve të këtij televizioni, për të moderuar një emision përgjatë verës.

Po e njëjta media shkruan se ajo do të marrë drejtimin e emisionit “Kepi i Tundimeve”, i cili këtë sezon do të vijë i konceptuar ndryshe. Gjithsesi vlen të theksohet se nuk ka ende diçka zyrtare a të konfirmuar.

Kujtojmë se “Top Channel” është televizioni nga i cili Kiara e nisi rrugën e saj si prezantuese në “Select”. Ajo më pas u bë pjesë e “ABC News”, ku ka qenë autore dhe moderator e programeve që lidhen me modën dhe bukurinë.

E duket se tani është koha për një aventurë të re.

Play-Out/ Burreli përmbys Pogradecin dhe le në Kategorinë e dytë liqenorët…

Burreli triumfoi ndaj Pogradecit me rezultatin 2-1 në finalen e zhvilluar në Rrogozhinë, duke siguruar zyrtarisht qëndrimin në Kategorinë e Parë edhe për edicionin e ardhshëm. Një duel tepër emocionues, ku u akorduan 2 penallti, teksa nuk mungoi as tensioni. Matjanët e gjetën veten në disavantazh në Arena Egnatia, por me pas kanë përmbysur gjithçka. Pogradecarët shënuan të parën me gol të Cirkovic. Me rezultatin 0:1 u mbyll pjesa e parë.

Ndërsa në të dytën Burreli shënoi dy golat, që e afirmuan sërish në Kategorinë e Parë. Golat për Burrelin u shënuan nga Kurbneshi dhe Silva. Ndërsa Burreli feston qëndrimin në Kategori të Parë, Pogradeci do të duhet të luajë sërish në Kategorinë e Dytë.

Burreli 2-1 Pogradeci

Kategoria e Parë: Play-Out
Stadiumi: Egnatia Arena
Gjyqtar: Blerim Ziri

Formacionet Zyrtare: 

Burreli (4-4-2): Çili; Hasa, Dedgjonaj, Marcos, Kastrati; Osikel, Stana, Koleci, Silva; Kurbneshi, Farruku. Trajner: Dorjan Bubeqi
Pogradeci (4-4-2): Baçi; Rapo, Hysenllari, Pura, Cirkovic; Shyti, Zefi, Berberi, Shkulaku; Topllari, Ivani. Trajner: Samuel Nikaj