Zgjedhjet në Greqi/ Mitsotakis mban fjalimin e fitores: ‘Tërmet’ politik, qytetarët duan një qeveri të pavarur…

Kryeministri grek, Kyriakos Mitsotakis ka mbajtur fjalimin e fitores. Ai e ka quajtur fitoren si një ‘tërmet’ politik, ndërsa është shprehur se qytetarët duan një qeveri të pavarur. “Demokracia e Re ka miratimin e qytetarëve për të qeverisur në mënyrë të pavarur dhe të fuqishme”, tha Kyriakos Mitsotakis nga zyrat e partisë në Pire, menjëherë pas fitores së madhe në zgjedhje .

Kyriakos Mitsotakis foli për një “tërmet politik”, ndërsa u shpreh krenar dhe i prekur nga “përqindja mbresëlënëse” dhe tha se do të përshpejtonte procedurat për shfaqjen e një qeverie të pavarur.

“Pjesëmarrja e mërgimtarëve tanë ishte një mesazh shpresëdhënës shtesë. Faleminderit atyre që na nominuan si fitues. Me votën e tyre treguan se e njohën atë që bëmë në këto katër vite. ‘ND’ ka miratimin e qytetarëve për të qeverisur në mënyrë autonome, këtë na kërkuan në mënyrë të theksuar dhe absolute. Na kërkuan që të ecim më shpejt në rrugën e reformave të guximshme”, tha Mitsotakis.

Demokracia e Re : 41.1%

SYRIZA: 20.1%
PASOK: 12.7%
KKE: 6.7%
Zgjidhja Helenike: 4.5%
Fitorja: 2.9%
Liria e Lundrimit: 2.6%
MePA25: 23%.

Të thyej këmbët unë”, nxehen gjakrat mes burrave te Eni Çobani : “Je zero e gjysmak…

Ndërsa Toni përpiqet t’i sqarojë ndërmjetëses Eni Çobani problemin e tij, thotë se ka qenë Antonini problemi. Sipas tij, e ka pyetur inxhinierin nëse duhet paditur pala që i ka zënë pronën dhe ai i ka përmendur procedura të panjohura për të. Në këtë moment, Antonini lëviz nga vendi i tij, drejtohet tek tavolina e ndërmjetëses së “Shihemi në Gjyq”, rubrikës nga “E Diela Shqiptare” në Tv Klan dhe shtyn të riun.

Antonin: Ik atje ulu! (E shtyn Tonin).   
Toni: Mos më shtyj mua se të thyej këmbët unë! (Toni e shtyn mbrapsht).

Eni Çobani: Jo, jo të lutem se është moshatar ai. Toni: Po çfarë t’i bëj moj zonja Eni? Po mashtrues e di ti që është?

Eni Çobani: Jo, është fjalë e rëndë.  
Toni: Po mashtrues, unë çfarë t’i bëj tani më thuaj ti mua?

Eni Çobani: Mirë ta kuptojmë pse është mashtrues.    Toni: Mashtrues është!

Eni Çobani: Tani, ore zoti Antonin, të lutem jeni inxhinier topograf….  
Antonin: Ai nuk e di ku e ka pronën fare moj! Është gjysmak! Nuk e di! Ia kam treguar pronën me dokumenta, me letra, të tëra me të atin e tij, por ky është bukëshkelur! Je zero!

Toni: Ku e ke? O zotrote, unë dua certifikatën e pronësisë, dua certifikatën!    
Antonin: Ik ore andej!

Toni: Ku e ke çuar dosjen ti, ku është dosja ime sot?     
Antonin: Atje te vendi ku e ka!

Me një dokument në dorë, Eni Çobani sqaron se Toni ka 4 numra pasurie. 3 prej tyre janë me certifikatë pronësie, por një parcelë prej 5000 metrash katrorë ka 28 pronarë dhe duhet azhornuar. Toni nuk ka një certifikatë pronësie për këtë dhe thotë se “ngeci lapsi te hipoteka” sepse ai nuk kupton se ç’duhet bërë më tej dhe fajëson inxhinierin.

Video:

E rëndë/ Shqiptari qëllon me thikë gruan para vajzës së tyre të mitur…

Policia italiane ka arrestuar ditën e sotme një 54-vjeçar nga Shqipëria, i cili tentoi të vriste gruan e tij 42-vjeçare duke e goditur disa herë me thikë. Ngjarja ka ndodhur në qytetin e Barit, në sy të vajzës 16 vjeçare të çiftit. Sipas mediave italiane 54-vjeçari qëlloi me thikë bashkëshorten, e cila më pas u transportua drejt spitalit ku bëhet me dije se ndodhet në gjendje të rëndë për shkak të dëmtimeve nga goditjet me thikë në mushkëri.

Mediet italiane raportojnë se ngjarja e rëndë ka ndodhur për shkak të një mosmarrëveshjeje martesore që kishte çifti, ndërkohë autoritetet raportuan se pas ngjarjes u ngritën postoblloqe në të gjithë zonën ku dhe pas disa orësh u bë i mundur arrestimi i 54-vjeçarit i cili akuzohet për “vrasje e mbetur në tentativë”.

Braçe i revoltuar për rritjen e çmimeve: “Boll rropët njerëzit. A jeni në terezi?!

Deputeti i Partisë Socialiste, Erion Braçe bën thirrje që të ulen çmimet. Përmes një postimi në rrjetet sociale, Braçe shkruan se një vit më parë çmimet u rritën për shkak të luftës, ndërsa tashmë tregjet janë ekuilibruar dhe kërkon që çmimet të ulen.

Reagimi i Braçes:     
UUUULNIIIIIII CMIIIIIIMEEEEEET!   
BOOOOOOOLL RROOOPET NJEREZIT!   
Kur nje vit me pare rritet rrufeshem cmimet e produkteve te fabrikuara e te importuara, thate LUFTA, NAFTA, EURO, DOLLARI etj etj!

Nje vit me pas;     
Tregjet jane ekuilibruar nga efekti i menjehershem i luftes, boshlleku ne treg krijuar prej saj, cmimi i naftes ka rene ne nivelin e para luftes, euro ka rene gjithashtu, dollari edhe me shume;

PRA, CDO ELEMENT QE NDIKONTE NE CMIME KA PESUAR RENIE TE FORTE!    
TREGTARE, PO JU PSE NUK I ULNI CMIMET E PRODUKTEVE TE FABRIKUARA? Pseeeee?

Po ju tregtaret e miellit e pastaj te bukes cfare po beni?    
CMIMI I GRURIT KA RENE, CMIMI I MISRIT KA RENE, CMIMI I THEKRES KA RENE; po cmimi i bukes pse rri ai qe ishte kur ju e ngritet? Kulmi!

PO JU TREGTARET E PERIMEVE E FRUTAVE CFARE PO BENI? Ne teegun e Lushnjes po i rripni bujqit prodhues te domates me cmimin banal 30 leke; PO KY CMIMI NE TIRANE 150 LEKE CFARE ESHTE? Pese here me shume!!!!

A jeni ne terezi?!    
Sado te rrisim rrogat e pensionet ne, keto cmime grabisin cdo rritje! ESHTE GRABITJE E PASTER MBI NJEREZ NE NEVOJE ME SE SHUMTI!     JEPINI FUND!

Grekët “kopjojnë” shqiptarët, 5 të arrestuar për shitblerje votash…

Pesë persona kanë rënë në prangat e policisë greke, pasi u kapën duke blerë vota në fshatin Sovadhes të Kardhicës në Greqi. Sipas burimeve policore, pesë të arrestuarit janë romë. Policia sqaron se ata u kapën në flagrancë me 197 karta identiteti, 114 zarfe me fletën e votimit për një kandidat të caktuar.

Në çantën e tyre u gjet shuma prej 6060 euro. Të arrestuarit do të dërgohen në gjykatën e Kardhicës për masë sigurie.

Ktheheshin nga Janina në Krujë/ Detaje nga përplasja e ‘Mercedesit’ me autobusin në Qafë Thanë….

Detaje nga aksidenti në Qafë Thanë, ku një autobus u përplas me një automjet. Autobusi ka qenë me udhëtarë nga Kruja në një vizitë në Janinë. Mësohet se ishin duke zbritur Qafë Thanën, ndërsa mjeti tjetër ka qenë duke u ngjitur dhe ka humbur kontrollin duke i dalë përpara autobusit. Shoferin i autobusit ka treguar se ka qenë duke zbritur kthesën e Qafë Thanës dhe mjeti i ka prerë rrugën.

Shoferi i autobusit, Ilir Alla: Unë isha duke zbritur kthesën e Qafë Thanës poshtë. Makina që vinte sipër, duke ndërruar marshet, nuk e di mirë, ka marrë kthesën dhe më ka prerë rrugën komplet. Është kthyer në sensin e kundërt jjtë lëvizjes dhe më ka dalë para.

Të njëjtën gjë konfirmojnë dhe dy prej pasagjerëve të pyetur nga gazetarët. Mjeti i vogël i ka prerë rrugën autobusit. Ishim për vizitë, po ktheheshim për në Krujë. Shoferi ishte në rregull, në krahë të vetë. Autobusi ka qenë plot. Mjeti i ka prerë rrugën autobusit.

Luana Vjollca në pritje të ëmbël? Moderatorja poston videon…

Luana Vjolllca është një ndër moderatoret më të spikatura dhe më me zë në ekranet shqiptare. Përveç profesionalizmit të saj dhe arritjeve me emisionet televizive, Luana komentohet gjerë e gjatë dhe për pamjet dhe format bomabstike që ajo ka. Gjithmonë jemi mësuar ta shohim në super formë, por si të gjithë ne dhe ajo ka ato momentet kur nuk thotë dot “stop” për të ngrënë.

Së fundmi, Luana ka postuar një video ku barku i saj është pak më i rrumbullakosur se zakonisht. Këtë moderatorja e ka përdorur për të bërë “lëmsh” ndjekësit e saj në instagram, pasi krah pamjeve ka

vendosur emojit e një gruaje shtatzënë dhe ushqim. Kaq kanë dashur fansat për të aluduar se ajo është në pritje të ëmbël, por së fundmi ka qenë vetë Luana e cila i ka dhënë fund këtyre aludimeve duke sqaruar se barku i saj është në atë gjendje pasi ka ngrënë shumë ushqim.

Atentat në mes të lokalit/ Vritet me armë zjarri një person….

Një ngjarje e rëndë u regjistrua pasditen e sotme në Kavajë, ku Arjan Gosa 48-vjeç, mbeti i vrarë. Ngjarja ndodhi në një lokal në lagjen Nr. 1 ku Gosa ishte duke konsumuar një kafe me të atin. Sipas njoftimit të policisë mësohet se një person ende i paidentifikuar u fut brenda ambienteve të lokalit dhe qëlloi me një plumb në kokë 48-vjeçarin, i cili fatkeqësisht ndërroi jetë në vendin e ngjarjes. Nga pamjet e publikuara shihet 48-vjeçari pa jetë në mes të lokalit, ndërkohë i ati qëndron pranë tij.

Njoftimi i Policisë:

Më datë 21.05.2023, rreth orës 18.30, në lagjen Nr. 1, në Kavajë, në një lokal, një person ende i paidentifikuar ka vrarë me armë zjarri pistoletë shtetasin A. G. Shërbimet e Policisë pas marrjes së njoftimit kanë shkuar menjëherë në vendngjarje, kanë rrethuar zonën, kanë ngritur pika kontrolli dhe vijon krehja e zonës për të bërë të mundur kapjen e autorit.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë ndodhet në vendngjarje dhe vijon veprimet hetimore për sekuestrimin e provave me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorit. Paraprakisht nga të dhënat e grumbulluara dyshohet se ngjarja ka ndodhur për motive hakmarrje”- thuhet në njoftimin e policisë

Nga pamjet e publikuara shihet 48-vjeçari pa jetë në mes të lokalit, ndërkohë i ati qëndron pranë tij.
Ne foto: Armand Edmond Gosa

Aksidenti në Qafë Thanë/ 2 prej të plagosurve nisen me helikopter drejt Traumës (Video)

Dy prej të plagosurve nga aksidenti i rëndë në rrugën Qafë Thanë-Prrenjas, janë transportuar me helikopter drejt Traumës për të marrë ndihmë mjekësore më të specializuar. Rreth orës 16:20, në aksin rrugor Qafë Thanë – Prrenjas, autobusi që drejtohej nga shtetasi I. A., 51 vjeç, me drejtim lëvizjeje Pogradec – Prrenjas, është përplasur me automjetin tip “Benz”, që drejtohej nga shtetasi I. M., 28 vjeç, me drejtim lëvizjeje nga Prrenjasi në drejtim të Pogradecit.

Si pasojë e aksidentit automjeti tip “Benz” është përfshirë nga flakët dhe për pasojë janë dëmtuar drejtuesi i automjetit dhe 5 pasagjerët që udhëtonin me të, të cilët janë transportuar menjëherë në spital, për ndihmë mjekësore.

Gjithashtu, janë shkaktuar vetëm dëme materiale në autobusin që drejtohej nga shtetasi I. A. Në vendngjarje ndodhen shërbimet e Policisë Rrugore të DVP Elbasan dhe grupi hetimor, i cili vijon punën për zbardhjen e rrethanave të aksidentit”, njofton policia.

Aksident i frikshëm në Qafë-Thanë/ Autobusi i pasagjerëve përplaset me Mercedesin dhe shpërthen në flakë, 6 të plagosur

Raportphet se një automjet tip Mercedes “A Class” është përplasur me një autobus në aksin Pogradec – Prrenjas, teksa më pas ka marrë flakë. Raportohet se si pasojë e aksidentit 6 persona kanë mbetur të plagosur, dy prej tyre janë në gjendje të rëndë shëndetësore dhe 4 të tjerët jashtë rrezikut për jetën. Ende nuk dihen shkaqet e aksidentit, por ajo që vlen të theksohet është se në janë të shumta denoncimet, ku qytetarët ankohen se karrotrecët hedhin vaj në rrugën e Qafë-Thanës me qëllim që të bëhen aksidente dhe biznesi i tyre të ketë fitime….

Rreth orës 16:20, në aksin rrugor Qafë Thanë – Prrenjas, autobusi që drejtohej nga shtetasi I. A., 51 vjeç, me drejtim lëvizjeje Pogradec – Prrenjas, është përplasur me automjetin tip “Benz”, që drejtohej nga shtetasi I. M., 28 vjeç, me drejtim lëvizjeje nga Prrenjasi në drejtim të Pogradecit. Si pasojë e aksidentit automjeti tip “Benz” është përfshirë nga flakët dhe për pasojë janë dëmtuar drejtuesi i automjetit dhe 5 pasagjerët që udhëtonin me të, të cilët janë transportuar menjëherë në spital, për ndihmë mjekësore.

Gjithashtu, janë shkaktuar vetëm dëme materiale në autobusin që drejtohej nga shtetasi I. A. Në vendngjarje ndodhen shërbimet e Policisë Rrugore të DVP Elbasan dhe grupi hetimor, i cili vijon punën për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

Po kthehej në shtëpi por u përplas me pemën/ Ky është shqiptari që humbi jetën në Itali(Foto)

Një 43-vjeçar shqiptar, i identifikuar nga mediat italiane si Dritan Mera, ka vdekur pas një aksidenti të rëndë, teksa është përplasur me një pemë në zonën e Castelnuovo di Borgonovo Val Tidone , në provincën e Piacenzas, pak hapa larg shtëpisë së tij. Për më shumë se gjysmë ore, personeli mjekësor dhe infermieror u përpoqën të shpëtonin nga vdekja 43-vjeçarin, por çdo përpjekje rezultoi e kotë. Dritan Mera,me kombësi shqiptare, humbi jetën në aksidentin rrugor të ndodhur mbrëmjen e vonë të së premtes së 19 majit

Sipas një rikonstruksioni fillestar, 43-vjeçari pasi ka kaluar mbrëmjen në shoqërinë e miqve në një lokal në zonë, ka rrëshqitur papritur dhe makina e tij Peugeot 308 ka dalë nga rruga, duke u përplasur me në trungun e një peme.

Shërbimet e urgjencës reaguan menjëherë, duke mbërritur në vend. Shqiptari u gjet pa ndjenja dhe i shtrirë në timon në lëmshin e llamarinave. Ndërhyrja e Brigadës së Zjarrfikësve ishte e domosdoshme për ta nxjerrë atë. Për fat të keq lëndimet e raportuara ishin shumë të rënda dhe mjeku nuk mundi të mos konfirmonte vdekjen. Karabinierët e Borgonovës ndërhynë për të rindërtuar dinamikën e asaj që ndodhi. Trupi i pajetë i është dorëzuar mjekësisë ligjore për obduksion.

Policia Rrugore bën namin /Vendos 757 gjoba në 48 orët e fundit, pezullon 79 leje drejtimi…

Policia Rrugore vijon monitorimin e qarkullimit rrugor, me pajisjet inteligjente. Radarë automatikë, makina inteligjente dhe dronë edukues, nga Rruga e Kombit, Hani i Hotit deri në Sarandë, me qëllim parandalimin e aksidenteve rrugore. Nisur nga fluksi i shtuar në fundjavë, drejt zonave bregdetare dhe turistike, shërbimet e Policisë Rrugore në të gjithë vendin kanë intensifikuar monitorimin e qarkullimit të automjeteve në të gjitha akset rrugore nacionale,

ato kryesore rurale dhe në qendrat urbane, duke përdorur radarët automatikë, makinat inteligjente, dronët edukues dhe kamerat, me qëllim parandalimin e aksidenteve rrugore.

Si rezultat i monitorimeve, gjatë 48 orëve të fundit, janë konstatuar dhe ndëshkuar me masë administrative, 645 drejtues automjetesh, për parakalime të gabuara; 381 për mosvendosje të ripit të sigurimit; 406 për përdorim të aparatit celular gjatë drejtimit të automjetit; 173 për mosvendosje të kaskës mbrojtëse nga drejtuesit e motomjeteve. Janë konstatuar me shpejtësi tej normave të lejuara dhe iu është pezulluar leja e drejtimit, me afat nga 3 deri në 12 muaj, 79 drejtuesve të automjeteve, duke filluar nga Rruga e Kombit deri në Sarandë.

Gjithashtu janë ndëshkuar me masë administrative 757 drejtues të automjeteve të cilët janë konstatuar me shpejtësi tej normave të lejuara, por pa sanksionin plotësues të pezullimit të lejes së drejtimit. Përdori emrin e zyrtarëve të lartë për të vendosur gjoba tek biznesmenët, ja foto e Florian Gjergjit, kërkohet nga policia

Po gjatë monitorimeve dhe kontrolleve me përzgjedhje, bazuar dhe në analizat e riskut, shërbimet e Policisë Rrugore, gjatë 48 orëve të fundit, kanë pezulluar 25 leje drejtimi, me afat nga 2 deri në 18 muaj, për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit, si dhe kanë vënë në pranga 6 drejtues mjetesh, për drejtim mjeti në gjendje të dehur.

Gjithashtu kanë ndëshkuar me masë administrative për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit,

por pa sanksion plotësues, 39 drejtues mjetesh. Tashmë ka filluar kthimi në drejtim të Tiranës dhe të Morinës dhe për rrjedhojë, në akset kryesore nacionale ka fluks të shtuar. Drejtuesit e automjeteve të përdorin edhe rrugët alternative për të hyrë në Tiranë në rast se ka fluks të shtuar në akset kryesore nacionale që lidhen me Tiranën. Drejtuesit e automjeteve të mos kryejnë parakalime të gabuara dhe të qëndrojnë në radhë në rast se përballen me ngadalësim të lëvizjes së automjeteve për shkak të fluksit.

Të vendosin rripin e sigurimit, të mos përdorin aparatin celular gjatë drejtimit të automjetit dhe të mos drejtojnë automjetin në efektin e alkoolit apo në gjendje të dehur. Policia e Shtetit apelon për të gjithë përdoruesit e rrugës që të zbatojnë me rigorozitet rregullat e qarkullimit rrugor, si dhe fton qytetarët që të denoncojnë në numrin pa pagesë 112, çdo rast të shkeljes së rregullave të qarkullimit rrugor.

Kitarë dhe Serenata /Mihallaq Andrea dhuron emocione e spektakël në Korçë(Foto)

Kishte munguar për një kohë shumë të gjatë. Pas disa vitesh, këngëtari i serenatave, Mihallaq Andrea me kitarën e tij është ngjitur në skenë sërish tek publiku. Artisi u rikthye me një koncert recital në skenën e Teatrit “Çajupi’. Publiku e kishte pritur për shumë vite dhe nuk e humbi mundësinë për ta ndjekur, në rikthimin e tij. Dhe bashkë me të, këndoi….

Të shumtë ishin në sallën e teatrit të Korçës dashamirësit e artistit, të cilët ndoqën koncertin për rreth një orë e gjysëm, ku herë pas herë së bashku me të kënduan serenatat korçare të kompozuara nga vetë kantautori.

I pranishëm në koncertin rezital të Mihallaq Andreas ishte edhe kantautori Redon Makashi, i cili tha se ishte emocionuese të ngjitej në një skenë me të, këngëtarin që e dëgjonte që në kohën kur ka qenë fëmijë. Ovacionet e publikut e kthyen disa herë Mihallaq Andrean të këndoj në fund të koncertit. Ndërsa për kthimin në skenë, ai tha që do jetë gjithmonë aty kur ta kërkojë publiku.

Policia prangos 17-vjeçarin me “Porsche”/Shëtiste me shokun e shpallur në kërkim(Video)

Një 20-vjeçar që ishte shpallur në kërkim është arrestuar nga policia e Vlorës pasi qarkullonte me një automjet që drejtohej pa leje drejtimi nga një 17-vjeçar. Sakaq, adoleshenti që drejonte mjetin luksoz tip “Porsche” është proceduar penalisht. Mësohet se 20-vjeçari Xhuljano Hodaj ishte shpallur në kërkim pasi Gjykata e Shkallës së Parë Vlorë e ka dënuar me 7 muaj e 24 ditë burgim, për veprën penale “Vjedhja”, kryer në bashkëpunim.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë, për veprime të mëtejshme.

Sot mbahen zgjedhjet parlamentare/ Këta janë 7-të Shqiptarët që kandidojnë në Greqi…

Shtatë emigrantë shqiptarë që jetojnë në Greqi janë pjesë e garës në zgjedhjet parlamentare që po mbahen sot në shtetin fqinj. Dy prej kandidatëve, Fatos Malaj dhe Niko Bilika kandidojnë për partinë PASOK, njëri në Athinë dhe tjetri në Selanik. Ndërsa tre kandidatë të tjerë Adiljan Koxhaj, Makrina Koci dhe Angjelos Jahollari konkurrojnë me Partinë “Syriza” në Selanik dhe Evia.

Sidorela Kalthi garon për Partinë Komuniste greke në Kretë dhe Paty Vardhami kandidon në Athinë me nismën “MERA 25”.