Kitarë dhe Serenata /Mihallaq Andrea dhuron emocione e spektakël në Korçë(Foto)

Kishte munguar për një kohë shumë të gjatë. Pas disa vitesh, këngëtari i serenatave, Mihallaq Andrea me kitarën e tij është ngjitur në skenë sërish tek publiku. Artisi u rikthye me një koncert recital në skenën e Teatrit “Çajupi’. Publiku e kishte pritur për shumë vite dhe nuk e humbi mundësinë për ta ndjekur, në rikthimin e tij. Dhe bashkë me të, këndoi….

Të shumtë ishin në sallën e teatrit të Korçës dashamirësit e artistit, të cilët ndoqën koncertin për rreth një orë e gjysëm, ku herë pas herë së bashku me të kënduan serenatat korçare të kompozuara nga vetë kantautori.


I pranishëm në koncertin rezital të Mihallaq Andreas ishte edhe kantautori Redon Makashi, i cili tha se ishte emocionuese të ngjitej në një skenë me të, këngëtarin që e dëgjonte që në kohën kur ka qenë fëmijë. Ovacionet e publikut e kthyen disa herë Mihallaq Andrean të këndoj në fund të koncertit. Ndërsa për kthimin në skenë, ai tha që do jetë gjithmonë aty kur ta kërkojë publiku.

Për t’u bërë pjesë e grupit "KorcaBlog.com" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.

Na ndiqni: