Çfarë po planifikojnë? Mblidhen ish-banorët e ‘BBV2’….

Ajo është shtëpia më e famshme në Shqipëri dhe padyshim që ngjarjet e krijuara në shtëpinë e Big Brother Vip Albania janë në qendër të vëmendjes. Banorët e BBV2 po përfliten kudo në rrjet, dhe janë kthyer në protagonistët e përditshmërisë sonë. Mbrëmjen e djeshme ish-banorët e këtij edicioni të dytë të Big Brother janë mbledhur së bashku dhe nga pamjet që kanë qarkulluar nëpër rrjete sociale, të cilat ata vetë i kanë publikuar, duket se kanë udhëtuar me autobus.

Se çfarë kanë planifikuar këtë ende nuk e kemi zbuluar ama duket se janë argëtuar shumë. Ekskluzivisht për “Fan Club”, ish-banorja Kiara Tito zbuloi se në natën finale të “BBV” do të ketë një celebrim mes saj dhe Luizit. Gjithashtu tregoi edhe disa detaje të tjera rreth asaj mbrëmjeje.

Rekord për Guinness/ BIRN: “Gëzim Topçiu kërkon mandatin e 7-të, ishte 33 vjeç kur u zgjodh kryetar në vitin 2000…

Është për rekord Guinness, pasi Gëzim Topçiu, kandidati i Partisë Socialiste është në garë për mandatin e shtatë të kryetarit të bashkisë Maliq. Ai ishte 33 vjeç kur u zgjodh kryetar i bashkisë së qytetit në vitin 2000. Nëse do të zgjidhet sërish, ai do të jetë 60 vjeç në fund të mandatit dhe do të ketë kaluar më shumë se gjysmën e jetës si kryetar.

Bashkia e Maliqit ka preferuar gjithmonë kandidatë të së majtës në zgjedhjet lokale, por në zgjedhjet e viteve 2007 dhe 2011, rezultati ka qenë i ngushtë. Socialistët zgjeruan fitoren e tyre në zgjedhjet që pasuan ndërsa në zgjedhjet parlamentare të vitit 2021, në territorin e bashkisë arritën të marrin 52% të votave përkundrejt 43% që morën dy partitë opozitare, PD dhe LSI.

Bashkia e Maliqit pa pësuar rënie në pjesëmarrjen në zgjedhje, gjë që ka gjasa të jetë shkaktuar nga emigrimi i një pjese të popullsisë, por votat duket se i kanë ikur më shumë partive të opozitës. Në zgjedhjet e vitit 2011, në qytet dhe në komunat përbërëse të bashkisë së re u hodhën 26 mijë vota ndërsa më 2021, 24 mijë. Bashkia e Maliqit shtrihet në rrafshnaltën e Korçës në Shqipërinë juglindore.

Kjo bashki përbëhet nga 7 njësi administrative, të cilat janë: Maliq, Libonik, Gorë, Moglicë, Vreshtas, Pirg dhe Pojan. Të gjitha njësitë administrative janë aktualisht pjesë e rrethit të Korçës dhe qarkut Korçë. Bashkia e re ka nën administrimin e saj një qytet dhe 80 fshatra.

Për të parë listën e plotë të qyteteve dhe fshatrave të kësaj bashkie.

Qyteti i Maliqit nisi të ndërtohej pas tharjes me punë të të burgosurve të kënetës së Maliqit, e cila filloi të përdorej për kultivim me panxhar sheqeri. Qyteti u ndërtua në funksion të një fabrike të sheqerit dhe të alkoolit të nxjerrë nga melasa si dhe industritë shoqëruese, niseshtesë së misrit dhe majasë së bukës. Një termocentral i vogël u ndërtua në këtë kuadër. Industria në fjalë është mbyllur para tre dekadash ndërsa së fundmi në këtë bashki është hapur një fabrikë për përpunimin e peshkut. Pjesa tjetër është zonë bujqësore. /BIRN/

Luizi: “Shumë njerëz më kanë kthyer shpinën, ndaj duhet ta luaj kështu këtë lojë…

Të shtunën do të mbahet finalja e madhe e ”Big Brother Albania Vip 2”, dhe 99% fitues do të jetë fenomeni Luiz Ejlli. Këngëtari gjatë një bisede me Kristin,i tha se shumë njerëz në jetë i kanë kthyer shpinën, ndaj ai ka zgjedhur ta luajë këtë Big Brother në këtë mënyrë.

Kristi u shpreh se ai ka intimiduar banorët gjatë gjithë kohës dhe për këtë nuk e gënjen dot publikun, pasi ai sheh çdo gjë. E habitshmja për Kristin është fakti sesi Luizi ka arritur deri në finale. Ky i fundit i kërkoi të durojë deri sa të përfundoj ky Big Brother, atëherë do të marrë përgjigjet për pyetjet që ka.

Ndodh në Pogradec/ Gratë rrahin burrat ,denoncohen 7 raste brenda vitit…

Në Shqipëri dhuna ndaj gruas është një plagë e thellë, por në Pogradec të dhunuar janë burrat, madje janë lëshuar edhe urdhra mbrojtje për burrat e dhunuar. Ekspertët mendojnë se rastet e kësaj dhunë janë shumë herë më të larta nga ato që raportohen.

Dhuna e ushtruar ndaj burrave është kryesisht psikologjike dhe ndryshe nga gratë që për raste të tilla kanë qendra këshillimi, për burrat ende nuk një shërbim të tillë në qytetin e Pogradecit. Në harkun kohor të një viti në Pogradec janë regjistruar 7 raste, kur burrat janë pajisur me urdhra mbrojtje. Ndërsa për të njëjtën periudhë janë gati 10-fish më të larta rastet kur gratë kanë marrë urdhra mbrojtje.

Vrau prindërit e ish-të dashurit, i copëtoi dhe i futi në valixhe/ Dënohet me 30 vite burg shqiptarja….

Gjyqtarët e Gjykatës së Madhe të Firences dënuan me 30 vite burg Elona Kaleshën e akuzuar për vrasjen e prindërve të ish-të dashurit, Shpëtim dhe Teuta Pasho. Çifti u vra, u copëtua dhe u fsheh në katër valixhe dhe më pas trupat e tyre u gjetën afër burgut fiorentin të Solliccianos. Kalesha, 38 vjeç akuzohej për vrasje të dyfishtë me dashje, fshehje dhe zhdukje të kufomave. Prokurori kishte kërkuar burgim të përjetshëm për të.

Ngjarja e ndodhur Itali tronditi mbarë opinioni publik. Në dhjetor të vitit 2020 u gjetën në valixhe trupat e Teuta dhe Shpëtim Pashkos të cilët u zhdukën që prej tetorit të vitit 2015. Zhdukja e çiftit Pasho, i cili mbërriti në Itali për të përshëndetur djalin e tyre Taulantin, i cili dyshohet se u lirua nga burgu i Firences mëngjesin e 2 nëntorit 2015, u denoncua nga vajza e çiftit, Vitore, tek karabinierët. Sipas prokurorisë, mbi bazën e hetimeve të kryera nga karabinierët, vrasja e dyfishtë ka ndodhur ndoshta mbrëmjen para daljes nga burgu të Taulantit, në banesën në Firence, në rugën Fontana, të cilën Elona e kishte marrë me qira për prindërit e të fejuarit.

Humbën djalin e vetëm në aksident, pas varrimit në Shqipëri, prindërit e tij nuk lejohen të hyjnë në Greqi…

Jo vetëm dhimbja për humbjen e djalit të mitur, por edhe drama për pasiguritë e së ardhmes. Janë këto dy fatkeqësi me të cilat një familje shqiptare po përballet. Tragjik ishte fati i një 14-vjeçari shqiptar në Greqi, i cili humbi jetën pasi u rrëzua nga biçikleta, ndërsa përplasi kokën me një shkëmb. Por drama thellohet akoma më shumë për prindërit e vogëlushit, të cilët mes dhimbjes së madhe që i ka kapluar, duhet të përballen dhe me probleme dokumentacioni, ndërsa nuk iu lejohet që të hyjnë në Greqi.

Pasi varrosën djalin në Shqipëri, dy prindërit janë përballur me vështirësi kur kanë vendosur që të rikthehen në punë, duke mos u lejuar që të hyjnë në territorin grek, pasi burrit i kishte mbaruar leja e qëndrimit. Kryetari i komunës Kipseli në Agrinio, Stratos Iliadhis i ka bërë thirrje autoriteteve që të lejonte futjen e çiftit në Greqi, të cilët ndodhen prej 30 vitesh.

Të gjithë banorët janë të indinjuar nga veprimi i policisë greke, ndërsa kërkojnë që ndaj çiftit të bëhet një përjashtim. Gabrieli, humbi jetën duke lozur me biçikletë, pas një aksidenti tragjik kur përplasi kokën me një shkëmb, më 26 prill, ndërkohë që familja prej 20 vitesh jetonte në Greqi.

Çudira nga Prrenjasi/ Aksident tjetër në mesnatë, kamioni del nga rruga dhe bllokon qarkullimin(Video)

Një tjetër kamion i tonazhit të rëndë ka dalë nga rruga gjatë mesnatës së djeshme në afërsi të Prrenjasit .Ne nje video te derguar në redaksinë e KorcaBlog.com shihet pamjet të çuditshme…. Ku shpesh me zë të lartë deklarohet: Ata hedhin vaj në rrugë për të simuluar aksidente, me qëllim që të rrisin kërkesën e punës.

Kujtojmë që ditën e djeshme një kamion i tonazhit të rëndë doli nga rruga në aksin Pogradec-Lin pranë fshatit Piskupat.

I dehur në timon ,policia i vë prangat 33-vjeçarit në Korçë…

DVP Korçë/Vihet në pranga 1 shtetas dhe procedohet në gjendje të lirë 1 tjetër, për vepra të ndryshme penale. –Specialistët e Trafikut Urban dhe Interurban të DVP Korçë arrestuan në flagrancë shtetasin S. A., 33 vjeç, banues në fshatin Rëmbec, Maliq, pasi në qytetin e Korçës, u kap duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Pogradec referuan materialet në Prokurori ku filloi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin M. Ç., 24 vjeç, banues në fshatin Stropckë, pasi në lagjen nr. 1, Pogradec, gjatë një konflikti për motive të dobëta, ka goditur me grushte një 28-vjeçar dhe i ka dëmtuar xhamin e automjetit.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.

Ndihmoi një 15-vjeçare të shkonte ilegalisht në Maqedoni, arrestohet 37-vjeçari në Qafë Thanë…

Shërbimet e Stacionit të Policisë Kufitare Qafë Thanë, në bashkëpunim me specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Pogradec, ndaluan me iniciativë shtetasin J. K., 37 vjeç, banues në Pogradec. Ky shtetas është kapur si rezultat i kontrolleve të ushtruara nga shërbimet e Policisë Kufitare, në kufi të gjelbër, duke tentuar që të kalonte në mënyrë të paligjshme, drejt territorit të Maqedonisë së Veriut, një 15-vjeçare, kundrejt pagesës.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan një sasi eurosh, një celular dhe një automjet në pronësi të shtetasit J. K., me të cilin dyshohet se do të transportonte të miturën.

Vijon puna për identifikimin dhe vënien përpara përgjegjësisë ligjore të shtetasve të tjerë, të dyshuar të implikuar në këtë rast. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.

‘Blerjet në fushatë’/ Gazetarja e njohur për Çiljetën: “S’ka më peshë që kur ka bërë operacion zvogëlimin e gjoksit…

Pasi u blenë nga Erion Veliaj për të bërë fushatë për të dhe për të dhënë mesazhe, që Veliaj e ka ndryshuar Tiranën, reagimi i shqiptarëve ndaj mesazheve të tyre ka qenë i qartë. Nga shifrat e rrjeteve sociale më i dëmtuari është Noizy, ku llogaria e tij në Instagram është ulur me 70 mijë ndjekës vetëm brenda 24 orëve të fundit. Ndërkaq Ermal Mamaqi ka humbur shumë nga aktiviteti i tij në rrjetet sociale, me -426 për qind të aktivitetit të tij, ndërsa gjatë gjithë javës ai e ka pasur në rënie të shpejtë.

Edhe Çiljeta, edhe pse ka më pak ndjekës në rrjetet sociale, ka pasur një rënie masive të ndjekësve dhe të aktivitetit të saj në rrjetet sociale.

Për këtë të fundit një nga më pikantet e ka bërë gazetarja Ambrozia Meta: “Mendoj që kalimi i Çiljetës te mazhoranca, në përkrahje të Veliaj, nuk ka kurrfarë peshe dhe ndikimi, tashmë që ajo ka bërë operacion për zvogëlimin e gjoksit” ka shkruar Meta në faqen e saj në Facebook.

I përfshirë në të paktën 4 vjedhje/ Arrestohet skifteri i Librazhdit: “Gjatë natës vodhi marketin…

Një 33-vjeçar është arrestuar në Librazhd, pasi akuzohet për një seri vjedhjesh. Rasti i fundit është vjedhja që autori kreu gjatë natës në një market, ku kishte mundur të hynte pasi kishte thyer derën, me sende të forta. Gjithashtu 33-vjeçari dyshohet se në bashkëpunim me shtetas të tjerë ende të paidentifikuar, ka kryer edhe disa vjedhje të tjera në qytetin e Librazhdit, konkretisht:

Më datë 24.04.2023, ka vjedhur 2 varëse floriri, në një banesë;
-Më datë 24.03.2023, dyshohet se në bashkëpunim me shtetas të tjerë ende të paidentifikuar, ka vjedhur një shumë parash, në kasafortën e një servisi;
-Më datë 18.02.2023, ka vjedhur bizhuteri të ndryshme, në një banesë;
-Më datë 04.02.2023, ka vjedhur një shumë parash, në një dyqan.

Pas Korçës prezantohen 3 projekte për stadiumin e Durrsit,ja si duken(Foto)

Në Pallatin e Kulturës ,Durrës po prezantohen mëngjesin e sotëm 3 projektet për Stadiumin e ri . 3 studiot projektuese që marrin pjesë në konkursin ndërkombëtar kanë në dispozicion nga 25 minuta për prezantimin e projekteve të tyre. Projekti i parë erdhi nga studio belge 51N43. Ajo solli idenë e një stadiumi të rrethuar nga fusha të ndryshme sportive dhe disa ndërtesa me hapësira urbane rreth e qark, pishina, shëtitore, si dhe rritjen e sipërfaqeve të gjelbërta.

Projekti i dytë u prezantua nga studio daneze Bjarke Ingles Group (BIG), e cila erdhi me idenë e një stadiumi me 10 mijë vende, duke përfshirë gjithashtu dhe hapësira të mëdha publike, të cilat mund të përdoren për aktivitete të ndryshme ekonomike.

Në projektin e tretë bie në sy densiteti i ndërtimeve, me godina shumëkatëshe që ngrihen rreth e qark stadiumit.

Projekti i 51N4E (Belgjikë)
Projekti nga Bjarke Ingels Group
Projekti i MVRDV nga Holanda

Puna në shtet “lakmohet” nga femrat, zunë 61% të aplikimeve në 2022…

Puna në shtet është lakmuar më shumë nga femrat në vitin 2022. Të dhënat zyrtare të Departamentit të Administratës Publike (DAP) tregojnë se 61 për qind e aplikimeve për vendet vakante u bënë nga femrat ndërsa meshkujt zunë vetëm 39 për qind të tyre. Në raport me vitin paraardhës ka një rritje të aplikimeve nga femrat të cilat në 2021 zinin 58 për qind të aplikimeve kurse meshkujt 42 për qind të tyre. Ndryshimet në këtë raport variojnë nga viti në vit.     
Për vitin 2022 sipas të dhënave të DAP kishte në total 3926 aplikime ndërkohë që në plotësimin e shërbimit civil u emëruan 830 nëpunës.

Mosha mesatare e aplikantëve, 35 vjeç

Raporti tregon se mosha mesatare e atyre të cilët kanë arritur të kalojnë me sukses një procedurë konkurrimi për pranimin në shërbimin civil gjatë vitit 2022 ka qenë 34 vjeç. “Krahasuar me moshën mesatare të aplikantëve, rezulton se ata që kanë kaluar me sukses procedurën e konkurrimit kanë një moshë mesatare më të madhe. Ndryshimi midis moshës mesatare të aplikantëve dhe atyre që kanë kaluar me sukses procedurën e pranimit, është relativisht i lartë, që tregon se kandidatët me një përvojë më të madhe

janë më të suksesshëm në një procedurë konkurrimi”, vlerëson DAP.

Sipas raportit vihet re se për vitin 2022, janë rekrutuar nëpunës të rinj në administratën shtetërore nëpërmjet; (i) procedurës së pranimit në kategorinë ekzekutive; (ii) emërimeve nga lista fituese e kategorisë ekzekutive dhe; (iii) emërimeve nga jashtë shërbimit civil në kategorinë e ulët dhe të mesme drejtuese, gjithsej 443 nëpunës, ose 53% e totalit të emërimeve, nga të cilët 421, ose 51% e të gjitha emërimeve i përkasin kategorisë ekzekutive dhe 22, ose 3% i përkasin kategorisë së ulët dhe të mesme drejtuese.

Ndërkohë, përqindja e vendeve vakante të plotësuara me kandidatë nga jashtë shërbimit civil vetëm për kategorinë e ulët dhe të mesme drejtuese, ka qenë 9.4% e emërimeve totale në këto dy kategori.

Rritja në detyrë, mesatarja 38 vjeç

Raporti i DAP nënvizon se krahas të dhënave të përgjithshme të rekrutimit dhe aplikantëve, me vlerë është edhe kuptueshmëria e disa elementëve të profileve të kandidatëve.

“Ndaj dhe disa nga treguesit përqendrohen pikërisht tek mosha e aplikantëve, për kategori të ndryshme pozicionesh. Nga të dhënat vihet re se mosha mesatare e atyre që aplikojnë, pavarësisht llojit të procedurës, ka qenë 31 vjeç, ndërkohë, mosha mesatare e aplikantëve për t’u pranuar në shërbimin civil ka qenë 28 vjeç dhe mosha mesatare e atyre që aplikojnë për ngritje në detyrë ka qenë 38 vjeç”, thuhet në këtë raport. /Monitor