Në Pallatin e Kulturës ,Durrës po prezantohen mëngjesin e sotëm 3 projektet për Stadiumin e ri . 3 studiot projektuese që marrin pjesë në konkursin ndërkombëtar kanë në dispozicion nga 25 minuta për prezantimin e projekteve të tyre. Projekti i parë erdhi nga studio belge 51N43. Ajo solli idenë e një stadiumi të rrethuar nga fusha të ndryshme sportive dhe disa ndërtesa me hapësira urbane rreth e qark, pishina, shëtitore, si dhe rritjen e sipërfaqeve të gjelbërta.
Projekti i dytë u prezantua nga studio daneze Bjarke Ingles Group (BIG), e cila erdhi me idenë e një stadiumi me 10 mijë vende, duke përfshirë gjithashtu dhe hapësira të mëdha publike, të cilat mund të përdoren për aktivitete të ndryshme ekonomike.
Në projektin e tretë bie në sy densiteti i ndërtimeve, me godina shumëkatëshe që ngrihen rreth e qark stadiumit.



