Filluan xhirimet e filmit! Luizi dhe Olta shfaqen me fleta skenari në duar….

Luiz Ejlli dhe Olta Gixhari kanë qenë dy nga banorët më të përfolur të “Big Brother Vip Albania” edhe pas përfundimit të spektaklit. Më herët është përfolur se Luizi së bashku me disa prej banorëve të ‘Big Brother VIP 2’ do të kenë një projekt tjetër gjigant, ku do të luajnë fjalë në një film.

Së fundmi këngëtari ka publikuar një foto me aktoren Gixhari, krahas së cilës shkruan “filloi”, duke lënë të kuptohet se xhirimet e filmit kanë nisur. Të dy shihen me fleta skenari në duar.

Filmi në fjalë pritet të finalizohet shumë shpejt dhe brenda pak muajve të lansohet për publikun. Filmi shfaq një histori dashurie në kohët moderne duke ndërlidhur jetët e dy njerëzve të familjeve të tyre.

Aksident i frikshëm në Pogradec-Qafë Thanë, përmbyset furgoni…

Një aksident është shënuar sot në aksin nacional Pogradec – Qafë Thanë, në afërsi të fshatit Piskupat. Një mjet furgon me targa AA 310 BV, ka rrëshkitur në rrugë duke u përmbysur. Referuar policisë, shoferi i furgonit ka humbur drejtimin mbi mjetin dhe është përplasur me 2 mjete të tjera.

Aksi rrugor Qafë Thanë Pogradec së fundmi është kthyer në njollë të zezë për aksidentet rrugore.

https://twitter.com/korcablog1/status/1663998753194270720?s=46

‘I vetmi që nuk përfitoi nga fama e tij’/ Luizi na prezanton me mikun e tij më të mirë: “Me vëllain tim…

Pas daljes së tij nga shtëpia e Big Brother , Luiz Ejlli, tha se kishte vetëm një shok, i cili nuk kishte përfituar nga fama e tij. Këngëtari tregoi se përgjatë gjithë qëndrimit të tij në shtëpi, atëhere kur të gjithë përpiqeshin që të merrnin sado pak famë nga fama e tij, shoku i tij qëndroi i heshtur dhe asnjëherë nuk doli para kamerave.

Eni Bushati është shoku që Luizi foli me krenari, një djalë që ka refuzuar të flasë për Luizin dhe të përfitojë nga fama e tij. Edhe pse eni nuk dëshironte që të shfaqej publikisht, Luizi e ka prezantuar me të gjithë fansat e tij. Në llogarinë e tij në “Instagram”, këngëtari ka publikuar një foto nga darka krah partneres së tij, Kiarës dhe shokut të tij, Enit.

Me vëllain tim Eni Bushatin”- shkruan ai.

Gati për atentat/ Kush janë anëtarët e grupit kriminal që ishin përgatitur për të kryer vrasje në Berat (Emrat)

Hamit Berisha, Arli Shehu, Ermal Gora janë tre anëtarët e grupit kriminal që janë shpallur në kërkim pasi tentuan të kryenin atentat ndaj një personi por u larguan përmes pyllit kur zbuluan se ishin pikasur nga policia. Blutë e Beratit njoftuan më herët se kishin parandaluar një atentat ndaj një personi, identiteti i të cilit nuk bëhet me dije për shkak të hetimit.

Në kuadër të operacionit “Objektivi” u sekuestruan 2 armë zjarri me silenciatorë, municion luftarak, motomjet, skafandra, mjet prerës (thikë), veshje kamuflazhi, radio marrëse-dhënëse, dylbi dhe sende të tjera që do të përdoreshin për realizimin e vrasjes.

https://twitter.com/korcablog1/status/1663879115437383681?s=46

OKB: “Në vitin 2100, Shqipëria pritet të ketë popullsinë më të plakur në botë…

Shqipëria është ende sot një nga popullsitë më të reja në Europë, me një moshë mediane (mesorja që ndan popullsinë në dy pjesë të barabarta) prej 38.2 vjeç, por pas disa dekadash pritet që të jetë popullsia më e plakur, jo vetëm në Europë, por në të gjithë globin. Llogaritjet janë bërë nga njësia e përpunimit të të dhënave “Visual Capitalist”, që ka analizuar të dhënat e divizionit të popullsisë të Organizatës së Kombeve të Bashkuara (OKB).

Sipas parashikimeve, 49% e popullsisë së Shqipërisë do të jetë 65 vjeç e lart deri në vitin 2100, pesha më e lartë në botë dhe dyfishi i mesatares globale deri në atë vit.

Grafiku i publikuar nga Visual Capitalist (shiko në fund) përdor të dhëna nga parashikimet e Popullsisë Globale nga Kombet e Bashkuara për të dhënë rritjen e popullsisë së moshuar në botë. Në vitin 2022, sipas raportit., kishte 771 milionë njerëz të moshës 65+ vjeç në të gjithë botën, që përbënin pothuajse 10% të popullsisë botërore.

Ky segment është rritur me një ritëm të madh dhe pritet të arrijë në 16% në vitin 2050, dhe përfundimisht në 24% deri në vitin 2100. Grafiku tregon se parashikohet të duket, për çdo vend dhe territor. Disa nga vendet me përqindje të lartë të të moshuarve sot, përfshijnë vende me të ardhura të larta si Japonia (30%), Italia (24%) dhe Finlanda (23%).

Përqindjet më të ulëta janë të përqendruara në Lindjen e Mesme dhe Afrikë. Shumë vende kanë vetëm 2% të popullsisë së tyre të moshës 65 vjeç e lart, si Katari, Uganda dhe Afganistani. Por me kalimin e kohës, pothuajse të gjitha vendet pritet të përjetojnë rritje në segmentet e popullsisë më të vjetër. Në vetëm tre dekada, vlerësohet se një në katër banorë europianë, amerikano-veriorë dhe aziatikë, do të jenë mbi 65 vjeç.

Deri në vitin 2100, një sërë vendesh aziatike dhe kombesh ishullore, që përballen me rritje të ulët të popullsisë, pritet të kenë më shumë se një të tretën e popullsisë së tyre në moshën 65 vjeç ose më të vjetër, duke përfshirë Korenë e Jugut dhe Xhamajkën, me 44%. Por, thekson “Visual Capitalist”, nivelin më të lartë në botë pritet ta arrijë Shqipëria, që do të ketë 49% të popullsisë mbi 65 vjeç në vitin 2100.

Sipas grafikut, pesha e popullsisë mbi 65 vjeç në Shqipëri pritet të rritet me shpejtësi, nga 16.7%, që është sot. Sfida e një popullsie në plakje, thekson raporti, do të ndikojë në të gjithë sektorët e shoqërisë, duke përfshirë tregun e punës dhe financiar, kërkesën për strehim dhe transport, dhe veçanërisht strukturat familjare dhe lidhjet midis brezave.

Si po ulet dhe plaket popullsia e Shqipërisë

Që nga viti 1950, kur raportohen dhe të dhënat më të hershme nga Kombet e Bashkuara (OKB), Shqipëria njohu një rritje të shpejtë të popullsisë, që kulmoi në 1991-n, me 3.3 milionë persona, sipas informacionit të përpunuar nga Monitor nga database e OKB-së.

Në vitin 1990, sipas INSTAT, në vend kishte 82 mijë lindje, ndërsa në 2022 vetëm 23.5 mijë (shiko grafikun Lindjet 1990-2022). Më pas numri i lindjeve filloi të binte me shpejtësi, duke reflektuar si emigracionin e lartë, ashtu dhe ndryshimin e stilit të jetesës dhe plakjen graduale të popullsisë.

Ndërsa Shqipëria sot ende po merr “përfitimet” e numrit të lartë të të lindurve në vitet ’90 , projeksionet e Kombeve të Bashkuara janë që popullsia e Shqipërisë do të bjerë në mënyrë drastike në vitet që vijnë, e ndikuar nga rënia e lindshmërisë dhe emigracioni.

Kombet e Bashkuara presin që popullsia totale banuese në vend, në vitin 2100, sipas variantit mesatar, do të zbresë në 1.1 milionë banorë (shiko grafikun: Popullsia e Shqipërisë 1990-2021 dhe projeksioni 2022-2100).

Ne vitin 1950 mosha mediane e popullsisë ishte 19.2 vjeç, ndërsa në 2022 arriti në 38.2 vjeç, sipas INSTAT. OKB parashikon që në vitin 2100, mosha mediane do të arrijë në 63.3 vjeç, që do të thotë që gjysma e popullsisë në vend do të jetë mbi 63 vjeç. (shiko grafikun: Mosha mediane, Shqipëria, 1950-2100).

Sipas të dhënave të fundit të INSTAT në 1 janar 2022 popullsia banuese në Shqipëri ishte 2,793,592 banorë. Ndonëse ka kaluar afati në kalendarin e publikuar nga INSTAT, nuk është bërë ende publike popullsia në 1 janar 2023. Të dhënat indirekte tregojnë se tkurrja mund të jetë e fortë për dy arsye. Së pari shtesa natyrore në vitin 2022 ishte vetëm 690 lindje më shumë se vdekje. Së dyti, emigracioni është rritur ndjeshëm në 2022, teksa vetëm kërkesat për azil në vendet e Bashkimit Europian dhe Mbretërinë e Bashkuar ishin rreth 32 mijë, niveli më i lartë që nga viti 2015./ Monitor

Policia parandalon atentatin/ Shpall në kërkim të riun nga Korça, një nga Kosova dhe një tjetër nga Tirana…

Policia ka parandualur një atentat që ishte organizuar në Berat ndaj një shtetasi, nga një grup kriminal. Policia ka sekuestruar dy armë zjarri me silenciatorë, municion luftarak, motomjet, skafandra, mjet prerës, veshje kamuflazhi, radio marrëse-dhënse, dylbi dhe sende të tjera që do të përdoreshin për realizimin e vrasjes së një shtetasi. Janë shpallur në kërkim shetatsit H. B., 55 vjeç, banues në Kosovë; A. Sh., 30 vjeç, banues në Korçë dhe E. G., 43 vjeç, banues në Tiranë.

Personat në fjalë kishin planifikuar atentat ndaj një perosni, por që kur kanë parë që janë pikasur nga policia kanë fshehur automjetin brenda të cilit kishin mjetet për kryerjen e krimit, dhe duke përfituar nga errësira, janë larguar në zona të pyllëzuara. Për shkak të konfidencialitetit të hetimeve intensive që po zhvillohen për këtë rast, nuk mund të japim detaje të tjera mbi motivin e këtij rasti apo mbi objektivin e synuar nga autorët.

Njoftimi i plotë i policisë:

https://twitter.com/korcablog1/status/1663879115437383681?s=46

Parandalohet një atentat ndaj një shtetasi, që do të kryhej nga një grup kriminal. Sekuestrohen 2 armë zjarri me silenciatorë, municion luftarak, motomjet, skafandra, mjet prerës (thikë), veshje kamuflazhi, radio marrëse-dhënëse, dylbi dhe sende të tjera që do të përdoreshin për realizimin e vrasjes së një shtetasi. Shpallen në kërkim 3 shtetas, pjesëtarë të grupit që do të kryente atentatin ndaj një shtetasi, dhe vijon puna për identifikimin e shtetasve të tjerë të përfshirë në këtë rast.

Strukturat hetimore të Drejtorisë Vendore të Policisë Berat, menjëherë pasi kanë siguruar informacion se disa shtetas do të kryenin një vrasje në qarkun e Beratit, kanë organizuar punën, në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Berat, me qëllim parandalimin e atentatit, si dhe për kapjen e shtetasve që do ta kryenin atë.

Shërbimet e Drejtorisë Vendore të Policisë Berat dhe ato të Komisariatit të Policisë Berat, në kuadër të operacionit policor të koduar “Objektivi”, kanë ngritur pika kontrolli me shërbime grackë, në disa rrugë dhe fshatra ku dyshohej se mund të kryhej kjo ngjarje kriminale. Shtetasit që kishin planifikuar këtë atentat, në pamundësi për të realizuar qëllimin e tyre, të gjendur nën presionin e Policisë, kanë fshehur automjetin brenda të cilit kishin mjetet për kryerjen e krimit, dhe duke përfituar nga errësira, janë larguar në zona të pyllëzuara.

Shërbimet e Policisë, si rezultat i kontrolleve të imtësishme dhe informacioneve policore të siguruara, kanë bërë të mundur gjetjen e automjetit, të një motomjeti të vjedhur, me 2 skafandra, të veshjeve të kamuflazhit (xhup meshini), të një arme zjarri automatik me silenciator, të një pistolete me silenciator dhe të një sasie municioni luftarak.Në vijim, në kuadër të operacionit policor të koduar “Objektivi”, nga kontrolli në banesën e njërit prej shtetasve të shpallur në kërkim, konkretisht në banesën e shtetasit E. G., u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, 2 radio marrëse-dhënëse, dylbi, dorashka dhe lëndë djegëse.

Në vijim të veprimeve të shpejta hetimore, të kryera nga strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Berat, në bashkëpunim me Prokurorinë, u bë i mundur identifikimi dhe shpallja në kërkim e shtetasve:

-H. B., 55 vjeç, banues në Kosovë;

-A. Sh., 30 vjeç, banues në Korçë;

-E. G., 43 vjeç, banues në Tiranë.

Për shkak të konfidencialitetit të hetimeve intensive që po zhvillohen për këtë rast, nuk mund të japim detaje të tjera mbi motivin e këtij rasti apo mbi objektivin e synuar nga autorët. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Berat, për veprat penale “Sigurimi i kushteve dhe mjeteve për të kryer vrasje” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve, armëve shpërthyese dhe municionit luftarak”.

Al Pacino 82-vjeçar pret fëmijën e parë nga e dashura 29-vjeçare…

Al Pacino do të bëhet baba për herë të katërt në moshën 82-vjeçare. E dashura e tij 29-vjeçare, Noor Alfallah është në muajin e tetë të shtatzënisë, raporton “TMZ”. Çifti ndodhet në një lidhje që prej prillit të vitit 2022. Aktori ka 3 fëmijë nga 2 gra të ndryshme. Ndërsa Alfallah ka pasur ish-partnerë Mick Jagger dhe miliarderin Nicolas Berggruen.

Al Pacino është ndër yjet e Hollivudit që hyn në klubin e “baballarëve të moshuar”. Së fundmi edhe aktori Robert De Niro, 79 vjeç zbuloi se është bërë baba për herë të shtatë.

Zhvlerësohet euro, bie në minimumin historik/ Ja si ndryshon kursi 31 Maj 2023…

Euro e ka nisur ditën sërish keq sot duke zbritur nën 110 lekë në raport me monedhën tonë kombëtare, ç’ka konfirmon se tashmë po vërtitet në minimumin historik të kursit të këmbimit të dy monedhave me njëra-tjetrën. Mëngjesin e sotëm, një euro blihej në treg me 109.7 lekë dhe shitej me 110.5 lekë, si asnjëherë më parë.

Ky është një trend që euro po e ndjek prej disa muajsh në vend dhe duket se tregu është përmbytur nga sasi të mëdha valute të huaj për shkak të politikave lehtësuese në drejtim të pastrimit të parave. Ekspertët vlerësojnë se ky trend do të vijojë edhe gjatë muajve të verës për shkak edhe të kthimit të emigrantëve si dhe flukseve hyrëse të turistëve.

Paundi britanik nga ana tjetër po ruan një nivel me stabël gjatë ditëve të fundit duke u blerë me 126.4 lekë dhe shitur me 127.6 lekë. Për më tepër shihni tabelën e mëposhtme:

I shprehu dashurinë Ramës/ Reagon sërish korçarja: ‘ Ju puth ju që jeni me Ramën, kurse ju zdromsat e tjerë…

Pasi i shprehu dashurinë kryeministrit Rama, ka reaguar sërish vajza nga Korça. Ajo ka postuar një video në rrjetet e saj sociale, ku u përgjigjet komenteve negative që ka marrë pas veprimit të saj. Ajo shprehet se po i duket vetja si Luizi me kiarën, duke mërrë si shembull ish-banorët e “Big Brother VIP”, të cilët krijuan një lidhje dashurie brenda shtëpisë, duke hasur në shumë kundërshtime.

Ajo madje shton se tani është personazh VIP, dhe Rama mund edhe t’i shkruajë.

“Cdo njeri ka mendimin e vet po mua po më duket vetja sikur jam Kiara, në vendin e saj ose të Luizit. ‘O Luii’ më mori malli mua… Po që të bëhesha kaq e famshme që i shpreha dashurinë Ramës, ta kisha bërë më përpara nuk e dija sesa thjesht mund të bëhesh e famshme. Vazhdoni flisni, shani pas krahëve, nuk është se më plas shumë opinioni juaj. Tani jam VIP-e të lutem shumë, ndoshta Rama mund të më shkruajë një ditë. Kështu që mos e vrisni mendjen. Ju puth ju që jeni me Ramën, kurse ju zdromsat e tjerë…”- shprehet ajo.

Nusja vdiq dje në aksidentin në Korçë, vjehrra nuk duron lajmin e kobshëm dhe pëson infarkt….

Një aksident me pasojë vdekje është shënuar ditën e djeshme në aksin rrugor Korçë-Kapshticë, pranë fshatit Cankonj. Një makinë tip “Ford” me drejtues shtetasin E. M., u përplas me automjetin tip “Benz” me drejtues shtetasin A. Sh. Si pasojë ndërroi jetë pasagjerja e cila udhëtonte me mjetin “Ford”, e identifikuar si Miranda Malolli. Si të mos mjaftonte kjo, një lajm tjetër i kobshëm vjen nga familja e Miranda Malollit, vjehrra e të cilës ka ndërruar jetë pasi ka mësuar se nusja kishte ndërruar jetë në aksident. Burime për media bëjnë me dije se gruaja ka ndërruar jetë si pasojë e një infrakti.

Dyshohet se shkak i këtij aksidenti është bërë shpejtësia e madhe e njëra prej mjeteve të aksidentuara.