“Ofroj falas shërbimin funeral”/Kandidati i PD zbulon programin…

Kandidati i PD për Bashkinë Libohovë, Adil Xhelili, thotë se nëse zgjidhet kryetar do të ofrojë falas shërbimin funeral për qytetarët. Ja çfarë shkruan ai. Shërbimet publike sa më pranë bashkëqytetarëve tanë. Ngritja e Shërbimit Komunal të Bashkisë me pajisje bashkohore, mjete e shërbim efikas.Ofrimin e shërbimeve lokale, pastrim dhe gjelbërim e zonave urbane, pastrim ditor në Libohovë dhe fshatra, pajisje me kontenierë të rinj, autobot, etj.

Menaxhim i kujdesshëm i mbetjeve ne pikë-grumbullim, shmangia e rreziqeve për shëndetin, mbrojtje e mjedisit dhe faunës.Mirëmbajtje e rrugëve të brendshme në cdo njësi vendore e në cdo lagje. Krijimin e një terminali dhe agjensie udhëtimi për transportin lokal. Përmirësimi i shërbimit zjarrfikës dhe shpëtimit të jetës, me mjete bashkohore, pajisje e trajnim periodik.

Sigurimin dhe mirëmbajtjen e parqeve publike, shtimin e hapësirave të gjelbërta️ .Ofrimi FALAS i shërbimit funeral si pjesë e shërbimeve komunale të bashkisë.Pajisja me sinjalistikë të brendshme e rrugëve, emërtim dhe shenja të tjera dalluese. Këto dhe shumë të tjera në shërbim të qytetarëve pas 14 majit. Ndryshim rrënjësor i punëve me motivin “pa shërbim nuk ka taksa”. Së bashku rikthejmë punën në dobi të qytetarit!

Plas keq mes vajzave të përputhen/ Konkurrentja i hedh ëmbëlsirën në fytyrë…

Brikenda dhe Elio zhvilluan takimin e radhës në studion e “Për’puthen”, por bashkëbisedimi i tyre u ndërpre disa herë nga ndërhyrja e konkurrentëve të tjerë . Megjithatë, Elio vazhdoi t’i tregonte për veten Brikendës, madje solli një ëmbëlsirë që e kishte përgatitur vetë ai. Konkurrentja tha se ëmbëlsira është e shijshme, por ka një shije të çuditshme.

Pse është djegëse”, pyeti ajo, ndërsa Gisela pranoi se i kishte hedhur tabasco (djegëse) ëmbëlsirës. Menjëherë më pas, Briki u çua dhe hodhi gatimin pranë Giselës. Vajzat vazhduan të ofendonin njëra-tjetrën, ndërsa Elio ndërhyri mes tyre.

Femër e poshtër, e degjeneruar”, i tha Briki.

Ndërsa Gisela u shpreh se këtë veprim e bëri në shenjë hakmarrjeje ndaj Elios, me të cilin ka zhvilluar disa takime. “Unë atij djali i kisha dhënë një kusht. Tani del me goca të tjera. Dikush nuk po më kënaq në këtë studio. Thashë po marr kënaqësi për vete”.

Brikenda u largua nga studio, ndërsa Elio qëndroi pranë saj.

A mund ta fitojë Kristi “Big Brother Vip Albania”? Asnjë nuk i dihet fare…..

Big Brother Vip po i vjen fundi. Në atë shtëpi gjithçka nisi më 24 Dhjetor ku 15 banorë filluan rrugëtimin e tyre me qëllimin për të fituar çmimin e madh. Dalëngadalë mbi 100 ditë kaluan me një rrugëtim plot me nominime, sfida, largime dhe zarfa të zi nga Vëllai i Madh për shkeljen e rregullave kryesore të formatit. Por a mund të jetë Kristi fitues i këtij Big Brother?!

Luiz – Kristi nuk mund të jetë fitues.

Efi – Nuk i dihet fare. Asgjë nuk i dihet. Fiton më i afti, se të mirë të gjithë jemi, më i pëlqyeri.

Zhaklina kundër martesës së Luizit me Kiarën: “Më duket i frikshëm ky hap i tyre…

Opinionistja e Big Brother Vip, Zhaklin Lekatari, ka komentuar së fundmi edhe propozimin për martesë që Luizi i bëri Kiarës. E pyetur lidhur me ketë situatë, Zhaklina tha se ky vendim i çiftit për martesë i duket i frikshëm. Për të përforcuar këtë mendim të saj opinionistja tha se ka shumë arsye pasi sipas saj dy njerëz që janë njohur brenda një format duhet t’i japën njëri-tjetrin më shumë kohë për tu njohur me dinamikat dhe përgjegjësitë pa qenë në lupën e kamerave.

“Nuk mendoj që është vetëm te seksi çështja. Dy njerëz që janë njohur brenda një formati mendoj që duhet t’i japin vetes kohën për ta njohur njeri-tjetrin në jetën reale, me dinamikat dhe përgjegjësitë e veta, pa lupën e kamerave.

Martesa është një pakt, një kontratë dhe është një hap që duhet menduar mirë sepse nis një dimension i ri. E kam parë si përgjegjësi të madhe prandaj dhe nuk jam martuar. Unë nuk futem dot brenda ndjenjave të njerëzve por bazuar në eksperiencën time nuk e shoh të pëlqyeshme që dy njerëz pa u njohur 100% të hedhin një hap kaq serioz për të ardhmen e tyre.

Njëri nga ata jeton aty brenda mikrokozmosit të tij dhe se si do të jetë sjellja e tij, përshtypjet, feedbacku që do marrë jashtë këtë ne do ta shohim. Unë nuk do të doja të martohesha më një njeri që nuk e di se si është jeta jashtë. Luizi nuk e di çfarë përfaqëson jashtë as ai, nuk di as çfarë përfaqëson Kiara. Kjo lidhja seksuale është pjesë shumë e rëndësishme, nëse e shijon, keni energjinë e njëjtë, për të kuptuar nëse energjia është aty ku duhet të jetë. Më duket e frikshme ky hap i tyre,” tha Zhaku.

Projekti Danez shpallet fitues /Ja si do të duket stadiumi i ri i “Skënderbeut” në Korçë…

Studio daneze arkitekturore CEBRA është shpallur fituese e projektit të ri të stadiumit të “Skënderbeut” në qytetin e Korçës. Pas shpalljes së studios fituese, përfaqësuesi i CEBRA-s u shpreh se “jemi të privilegjuar të zhvillojmë më tej Korçën, që është një qytet i jashtëzakonshëm”. Projekti parashikon ndërtimin jo vetëm të stadiumit të futbollit, por edhe një sërë parqeve, fusha të vogla dhe ndërtesa multifunsionale duke u shndërruar në një kompleks të madh sportiv që do të jetë një pikë e re rreferimi për qindra sportdashës të qytetit.

Projekti i Italian dhe ai Danez ishin ne fakt edhe projektet me realiste per Korçen, pasi perkrah stadiumit do te ndertohen qendrat tregtare, rezidenca banimi, hotele dhe restorante ne ndertesa jo shume te larta, ndertesa te bukura te stilit nordik, ç’ka do te jete nje risi ne Shqiperi. Po ashtu ndertesat e investitorit do te jene jashte stadiumit.

Pas Korçës, do të jetë radha e Durrësit dhe Vlorës për projektet finaliste dhe më pas shpalljen e një fituesi për stadiumet e reja. Në garë për projektin e stadiumit Skënderbeu ishin tre studio të mëdha finaliste, ARCHEA Associati (Itali), BOFILL Architecture (Spanjë) dhe CEBRA (Danimarkë).

Projekti fitues:

Rama në Kolonjë: “Mos shikoni PD se është bërë bërë kashtë e k*qe, me rrugën e re Korça është 20 minuta larg…

Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar njëë takim elektoral me banorët në Kolonjë. Rama nuk i kurseu krikat për opozitën duke thënë se janë bërë kashtë e k*qe nga të katër anët dhe zihen për PD e vërtetë. Mes të tjerave, Rama u shpreh se jemi në një kthesë të madhe historike për ekonominë e vendit duke iu referuar rritjes së pagave.

Rama: Shikoni PD si janë bërë, kashtë e k*qe nga të katër anët, një parti që zihen kush është i vërteti. Janë cakëerdisur komplet. Ata demokratët duhet të thonë ejani ne vete. Nuk mund të luajnë më, jemi në një kthesë të madhe historike për ekonnominë e vendit. Ne po bëjmë rritjen më të lartë të pagave ndonjëherë. Do të kurorëzohet në harkun prill 2023-prill 2024. Ky është një hap i madh. Na doli para pandemia dhe tërmeti.

Tani vetëm përpara, boll i kemii gjemuar bishtit nga mbrapa. U takon grave dhe vajzave të PS që të ndihmojnë gratë që i kanë burrat demokratë që të vijnë në vete. Gratë nuk kanë kohë që të rrinë sec kanë 7 detyra, të lajnën e të thajnë burrat.Për ca burra me mendjen mbrapsh do të kthehemi mbrapa ne. Kur të mbartojë rruga në verë, Olta do të na ftojë që unë me Nikon të vijmë dhe të bëjmë një festë të madhe, se 20 minuta nga Korça janë as sa duhet që Kolonja të ngrejë krye dhe të kërkojë primatin.

Zbulohen tre projektet, ja si duket stadiumi i ri i Korçës(Foto)

Në finalen e Konkursit Ndërkombëtar për projektin e stadiumit “Skënderbeu”, u prezantuan 3 finalistë , ARCHEA Associati (Itali), BOFILL Architecture (Spanjë) dhe CEBRA (Danimarkë). Projekti i parë solli idenë e krijimit të një parku mjaft të madh i cili lidhet me bulevardin që lidhet me katedralen. Një stadium që mban një kapacitet prej 10 mijë njerëzish dhe që gjithashtu mund të përfshijë aktivitete ditore, si dyqane, lokale, restorante etj. Stadiumi është në formën e një katedrale.

Është tërësisht i mbuluar dhe tifozët nuk do të lagen nga shiu kur ndjekin ndeshjet. U theksua që gjithashtu në këtë projekt mund të ketë hotele, sheshe dhe apartamente.

Projekti i dytë erdhi nga studio “CEBRA”. Kjo studio solli idenë e një stadiumi të rrethuar nga ndërtesa dhe me një numër sheshesh të vogla. Gjithashtu brenda projektit do të ketë hotele, dyqane, lokale etj. dhe jo vetëm.

Projekti i tretë erdhi nga “RICARDO BOFILL”, i cili solli një ide me një stadium në stilin e një ndërtese. Ata sollën idenë e një qyteti të vogël të ndërtuar rreth stadiumit, ku do të përmbante gjithashtu hotele, apartamente, parqe, fusha dhe pishinë për aktivitete të ndryshme ditore.

Ky eshte projekti i pare
Ne kete projekt stadiumi ka nje kapacitet prej 10 mije tifozesh dhe ne njerin krah te tribunes do te ndertohen hotel, aprtamente, qender tregtare, restorant, kinema, palester etj.
Projekti numer 2 per stadiumin e ri Skenderbeu ne Korce
Gjithashtu parashikon te shoqerohet me ndertesa te tjera tregtare por jashte stadiumit
Projekti i 3 i stadiumit te ri Skenderbeu ne Korce stadium i pambuluartribunat jane te rrethuara nga te gjitha anet me pallate. Gjithashtu ne ptojte jane te perfshira dhe dy kulla 105 m dhe 75m.
Keto ishin tre projektet dhe fituesi do te zgjidhet sot, në orën 16:00 cili projekt do deshironit te ishte fitues?