Përse nuk e mbështete Këlliçin? Dash Shehi: “Unë i bëra nder të madh, se mund të isha dhe kandidat….

Kryetari i LZHK Dashamir Shehi thotë se kandidatit të “Bashkë Fitojmë” për Tiranën, Belind Këlliçit, i ka bërë nder në zgjedhjet vendore të 14 Majit, pasi mund të dilte edhe si kandidat i pavarur dhe të merrte një numër të caktuar votash. Këtë deklaratë, Shehi e bëri në emisionin Opinion në Tv Klan pasi iu përgjigj pyetjes së gazetares Ambrozia Meta, se përse nuk ka dalë në fushatë me Këlliçin për ta mbështetur.

Gazetarja Ambrozia Meta: Kam vënë re një lloj dembelizmi nga ana e disa deputetëve ose figurave të Partisë Demokratike për t’u angazhuar në këtë fushatë. Unë e mbaj mend që në vitin 2017, Lulzim Basha e ka lënë jashtë liste Belind Këlliçin për të futur në Tiranë në lista të sigurta z.Shehi dhe pjesën tjetër të aleatëve. Z.Shehi pse nuk keni mbështetur Belind Këlliçin, pse nuk keni dalë në një takim me të në fushatë? Pse e latë atë kandidat ju dhe deputetë të tjerë të dukej sikur ishte kandidat i pavarur për kryeqytetin?

Dashamir Shehi: Unë z.Këlliçi i kam bërë nderin më të madh që mund të bëhet se mund të isha unë aty edhe të jeni i sigurt që ato votat e Qorrit do ishin shumë më të mëdha.

Gazetarja Ambrozia Meta: 5000 vota keni marrë në zgjedhjet e…. Me aq nuk fitohet Bashkia e Tiranës.

Dashamir Shehi: Po atëherë pse më kërkoni ju që të dal unë në fushatë kur qenkam unë i pavlefshëm? Unë nuk kam dalë për z.Këlliçi se në Tiranë ka pasur 2-3 kandidatë dhe ne linjën tonë politike e kemi bërë të qartë me kohë. Ne do hyjmë të gjithë si hark opozitar kundër Edi Ramës, kundër PS. Aty ku ka një kandidat te vetëm siç është në Durrës, Shkodër, Mirditë, kam shkuar kam bërë edhe fushatë për aq sa mund të bëj unë.

Atje ku kanë qenë 2 kandidat nuk kam dalë për të bërë fushatë për të qenë të drejtë me të dyja palët sepse unë nuk kam ndonjë pozicion të privilegjuar për partinë e Foltores në raport me partinë tjetër. Më të ndershme se kaq, a ka që ta thuash? Unë vetëm këtu kam bërë gjithë ato elozhet e mia për z.Këlliçi, i kam dhënë dhe mendtë e mia.

Atletika Korçare vendos të tjera rekorde/ Njihuni me super rezultatet e vendosura në Elbasan Arena…

Nga Krenar Myrteza:        
Sapo më erdhi një super lajm nga Kampionati i 85-të Kombëtar për të Rritur (dy ditor), i cili po zhvillohet në Elbasan Arena. Gara 400m, është rikthyer në jetë për Atletikën kombëtare dhe atë Korçare me SUPER REZULTATE!!!!

Stivi Kereku me rezultat (personal best) 49″20 dhe i pari në historinë e Atletikës Korçare në pistë Tartani (në mos gabojë).  
Ergi Manci Et’hem me rezultat 50″03🔥

Dhe ëmbëlsira e këtij kampionati për mua është talenti i ri i Klubit Shumë Sportësh Skënderbeu, vetëm 14 vjeç me rezultat 52″14 Ankel Jakupi :   
Urime Trajnerëve Olgerta Gjylapi & Romeo Xega, KRENAR PËR JU! 👏👏👏

Flet djali i Fredi Belerit: “Babai im është si shkëmb, bëmë histori në Himarë…

Djali i Fredi Belerit ka dhënë një intervistë për mediat greke, ku është shprehur se babanë e tij e ka takuar vetëm një ditë më parë për 5 minuta dhe se komunikimi me të është i vështirë. “Komunikimi me të është shumë i vështirë. Kisha një telefonatë me të ditën që u arrestua dhe dje e pashë për herë të parë për 5 minuta. Psikologjikisht është shkëmb, e njoftova për lajmet e mira dhe u gëzua sepse është një mund i shumë kohëve dhe mori meritën. Ka disa probleme shëndetësore, por nuk dua të flas më shumë.“, ka thënë ai.

Ai ka cilësuar burgosjen e babait të tij të padrejtë, ndërsa ka thënë se kërkon ndihmën e Greqisë dhe Europës për mos ndryshimin e rezultatit të zgjedhjeve në Himarë, pasi sipas tij ky është plani i qeverisë shqiptare.

“Ne duam ndihmën e Greqisë dhe Europës për të parandaluar çdo plan të qeverisë shqiptare për të ndryshuar rezultatin e zgjedhjeve përmes burgosjes së padrejtë të babait tim”, theksoi ai dhe shtoi se “avokatët tanë na sigurojnë se çështja është qesharake dhe në shkresat e lëndës nuk ka asnjë provë kundër babait tim”.

Rama në 10 ditët e fundit kishte marrë përsipër përballjen në Himarë dhe thoshte se nuk do të tolerojë humbjen e zgjedhjeve, duke folur me karakteristika përçmuese si për babanë tim, ashtu edhe për të gjithë komunitetin e mërguar”, nënvizoi djali i tij Fredi Belleri dhe përfundoi. duke thënë se “nëse zgjedhjet do të ishin të lira fitorja do të ishte shumë më e madhe”, tha djali i Fredi Belerit.

“Ajo që ndodhi në Himarë do mbetet në histori, një grusht njerëzish që arritëm të fitojmë”, u shpreh i biri i kandidatit fitues të koalicionit Bashkë Fitojmë për bashkinë e Himarës.

Dhurimi i pronave brenda familjes, një lajm i mirë hyn në fuqi nga viti i ardhshëm…

Nisur nga viti i ardhshëm, çdo trashëgimi apo dhurim edhe brenda lidhjes gjinore motër-vëlla përjashtohet nga tatimi prej 15 % e vlerës së pasurisë. Ligji për tatimin mbi të ardhurat këtë herë ka përcaktuar më qartë kategoritë që përjashtohen nga ky tatim, duke mos lënë më vend për abuzime.

“Ligji ka ndarë qartë kategoritë, janë marrëdhëniet brenda një familje, prindi me fëmijën, fëmijët me njëri-tjetrin”, tha Eduart Gjokutaj, ekspert ekonomie.

Për herë të parë nga viti 2024 përjashtohen nga taksimi 15% edhe personat përtej brezit të parë dhe të dytë, kjo për dhurimet dhe trashëgimitë deri në vlerën e 5 milion Lekëve për pasuritë e paluajtshme dhe 1 milion Lekëve për pasuritë e luajtshme.

“Kuptohet, ligji ka vendosur edhe disa pragje të vlerave për qëllime të mosabuzimit”, tha Gjokutaj. Gjatë vitit 2022 janë paguar gati tre herë më shumë tatime në vlerë nga trashëgimitë dhe dhurimet.

Pas rikthimit në Instagram, Luizi bën reagimin e papritur: “Ata që nuk ma kthyen shpinën…

Fenomeni i ”Big Brother Albania Vip 2”, këngëtari Luiz Ejlli vijon që të jetë në qendër të vëmendjes, edhe pas daljes nga shtëpia. Ai ka bërë disa ndryshime në lidhje me marrëdhëniet me të tjerët, duke larguar ata që mendon se kanë përfituar prej tij duke u shtirur si shokët e tij më të ngushtë. Ndër ta ishin edhe Mario me Jonin, të cilët gjatë periudhës që Luizi ishte brenda në shtëpi kanë bërë

daljet e tyre televizive duke e mbrojtur dhe duke treguar gjithmonë për miqësinë e tyre të ngushtë.

Vetëm pak më parë Luizi ka shkruar disa fjalë në Instastory lidhur me këtë çështje: ” Unë nuk harroj njerëzit që më kanë qëndruar afër kur kisha nevojë, kur nuk kisha askënd. Ata që nuk ma kthyen shpinën nga fillimi i rrugëtimit tim e vazhdojnë të mos e bëjnë.

Ata që e bënin ditën natë e natën ditë duke përjetuar çdo gjë bashkë me mua, ata që më deshën prej vërteti, pa kushte, pa fjalë, por me vepra shumë. Ty publiku im. Ju do Luizi fort”,-shkruan Luizi.

‘T’i vrasim të biem rehat’/ Turjan Hyska ‘shokon’ me deklaratën dhe lëshon thirrjen e fortë burrave për ekzekutimin e grave…

Hajde mblidhemi të gjithë burrat, t’i zhdukim gratë”/Turjan Hyska “shokon” me deklaratën Turjan Hyska shokon me deklaratën e tij që ka shkuar në rrjetin social Facebook. Hyska bën thirrje ironike për “vrasje ndaj grave”. Hajde bëhuni burra, t’i zhdukim”, thotë moderatori, një ditë pas vrasjes së Alma Qevanit nga kunati i saj me sëpatë.

Turjan Hyska statusi:     
Hajde mblidhemi të gjithë burrat dhe vendosim njëherë e mirë t’i vrasim gratë! Boll e zgjatëm me veprime të pakoordinuara. Dikush me sëpatë, dikush me thikë, dikush me pistoletë, dikush me fjalë… Hajde bëhuni burra, o burra! T’i zhdukim!!

T’i vrasim se nuk na bëjnë gjellën!

T’i vrasim se nuk na hapin telefonin!

T’i vrasim se nuk na duan!

T’i vrasim se na tradhtojnë!

T’i vrasim se s’kapim dot dashnore!

T’i vrasim se i tradhtojmë!

T’i vrasim se i vijnë ato!

T’i vrasim se s’na duan mamanë!

T’i vrasim se nuk i duam mamanë!

T’i vrasim se janë të bukura!

T’i vrasim se kanë celulit!

T’i vrasim se jemi bërë barkderra!

T’i vrasim se fitoi PS!

T’i vrasim se fitoi PD!

T’i vrasim se jemi të shpifur pa to!

T’i vrasim se punojnë më shumë se ne!

T’i vrasim se s’kemi bythë të pranojmë se pa

to, jemi hiç!

T’i vrasim se s’dimë ç’duam!

T’i vrasim, të biem rehat, të mbajmë njëri-tjetrin fort! Hajde burra, çohuni burraaaaa!

Gerta Gixhari: “Te Top Channel më hoqën nga puna padrejtësisht, shefja ishte xheloze për mua…

Gerta Gixhari ishte e ftuar në emisionin “Natën me Aulonën”, ku ka treguar gjatë intervistës një rast kur e kanë hequr nga puna në mënyrë të padrejtë. Gerta tregoi se shefja ishte xheloze për të dhe ia ka thënë hapur. Po patjetër që më kanë hequr nga puna në mënyrë të padrejtë, nga xhelozia femërore, por prapë unë nuk jam nga ajo feministja e thekur. Kam debatuar me personin, jam munduar të kërkoj të drejtën time edhe më lart se pozicioni i shefes time, por nuk e kam gjetur.

Për shembull nga Top Channel unë ika sepse ajo që ishte mbi mua, kryeredaktorja u ndje xheloze dhe ma tha shumë hapur. Më tha arsyeja pse dua të ikësh Gerta nuk ka të bëjë më punën, por thjesht nuk më ecën muhabeti me ty. Unë nuk isha ajo vajza që bëja lajka, të shkoja në mëngjes t’i çoja ndonjë frut, kafe.

Ky rast ka vite, por këto janë situata që ekzistojnë në Shqipëri. Janë pikërisht këto njerëz që të pengojnë të ecësh përpara. Në fakt bëri shumë mirë që më hoqi se menjëherë pas kësaj unë shkova në RTSH dhe realizova ëndrrën time që ishte të kisha një program timin personal”, tregoi Gerta.

E fundit/ Tërmeti shkund Greqinë…

Greqia është lëkundur nga një termet me magnitudë 5.0 ballë i shkallës Rihter. Sipas Emsc, epiqendra e tërmetit ishte 43.9 kilometra në juglindje të Heraklionit, ndërsa thellësia 2 kilometra. Lëkundjet u ndjenë në të gjithë Kretën lindore.

Mediat Helene raportojnë se banorët në zonë dolën në rrugë të frikësuar…

Përleshen shqiptarët në burgun grek, plagoset 39 vjeçari…

Dy shqiptarë janë përplasur me njëri-tjetrin në burgun e Malandrinos në Greqi. Mediat greke raportojnë se ngjarja ka ndodhur dy ditë më parë, ku për pasojë ka mbetur i plagosur një 39 vjeçar, identiteti i të cilit nuk është bërë me dije nga autoritetet vendase. Si autor i plagosjes është identifikuar një bashkatdhetar 30-vjeçar. Autori ashtu edhe i plagosuri vuajnë dënime për krime të rënda.

Shkaqet e ngjarjes janë duke u hetuar ndërsa ndaj 30-vjeçarit është ngritur një tjetër dosje për plagosje dhe posedim të thikës në burg.

“Sistemi po prodhon mamuthë politikë”/ Lapaj: “Po ikin fëmijët me gomone, sa mbarojnë shkollën, nuk ka rini, nuk e shohin më Shqipërinë si të ardhme

Avokati Adriatik Lapaj në një intervistë për Panorama TV tha se situata në vendin tonë është dramatike pasi është ulur dëshira e të rinjve për të qëndruar në Shqipëri, dhe largohen me gomone sapo mbarojnë shkollën. Sakaq shtoi se raportet e ODIHR shkojnë ‘dëm’ nëse elitat politike nuk kërkojnë ndryshim për situatën në vend, pavarësisht sugjerimeve.

“Po ikin fëmijët me gomone, sa mbarojnë shkollën. Nuk ka rini, nuk e shohin më Shqipërinë si të ardhme. Ne kemi sistem që prodhon mamuth poitik, ka ardhur një moment që nuk mban më, njerëzit duhet ta kuptojnë. Duhet të ketë moral dhe qëndrueshmërie politike që njerëzit mos të bëjnë pazar mbi votën. Nuk na i zgjidhin problemin raportet, ata na i thonë hallin por ne e dimë. Populli ynë ka qenë shumë vizionar po nuk e dimë ku çalon problemi.

Shtëpinë tonë e ndreq vetëm ne jo komshinjtë. Nëse miqtë ndërkombëtarë e shohin se ne përpiqemi atëherë na japin një dorë, do vazhdojë dhe 30 vite me raporte por çështjen e ndreqim ne. Raporti i sotëm është i njëjtë me atë të vitit 1992. Halli ynë është këtu brenda, ne nuk vëmë mend pasi populli kërkon drejtim nga elitat e veta. Elita e ka tradhtuar besimin e qytetarëve”, tha ai.

Presidenti Takaj: “Kemi filluar me kohë përgatitjet për Superioren, ne do të jemi gati….

Presidenti i Skënderbeut, Ardian Takaj, foli për Oversport pas përfundimit të sfidës me Lushnjen ku u shpallën edhe kampionë të Kategorisë së Parë. Takaj tregon se puna për të ndërtuar një ekip të denjë për Superioren ka nisur prej kohësh. “Kemi filluar me kohë të përgatitemi për Superioren. Është tjetër garë atje dhe do të bëhemi gati për Superioren. Ishim të bindur se do të dilnim në Superiore, nuk diskutohet se objektivi dhe investimi ishte për të dalë në Superiore. E nisëm keq, por ishim të bindur se do ia dilnim. Rrugën për kampion e dimë mirë se si dilet, me qetësi dhe profesionalizëm.

Merkato? Po punojmë se Superiorja do një nivel tjetër dhe ne do të jemi gati.

Si u duk Superiorja këtë vit? Rivaliteti i madh, gabime të mëdha. Ndaj normalisht që po shkojnë edhe titulli, edhe mbijetesa deri në ndeshjen e fundit. Hera e parë që ndodh, garë shumë e fortë”, tha Takaj.

Presidenti Takaj: “Kemi filluar me kohë përgatitjet për Superioren, ne do të jemi gati….

Ktheu Skënderbeun në ‘fron’/ Gvozdenovic: “Arritëm të dyja objektivat, kohë për Superioren…

Skënderbeu u shpall zyrtarisht kampion i sezonit 2022-2023 të Kategorisë së Parë. Korçarët zhvilluan një sezon me oshilacione që nisi jo në mënyrën më të mirë teksa në fazën e parë ishin pas Dinamos e Flamurtarit ndërsa në fazën e dytë përmbysën gjithçka. Një faktor kryesor ishte dhe emërimi i trajnerit Ivan Gvozdenovic i cili ktheu gjithçka dhe bëri që korçarët të mos ndaleshin më drejt titullit të 4-të në histori të Kategorisë së Parë.

Pas ndeshjes me Lushnjen, të mbyllur në barazim pa gola, trajneri Gvozdenovic për Oversport tha:

“Jam shumë i lumtur, por është e gjitha merita djemve. Ne ia arritëm të dyja objektivave, të ngjiteshim në Superiore dhe të merrnim titullin kampion. Jam shumë i lumtur së bashku me futbollistët dhe stafin teknik. Kur jam takuar me presidentin Takaj në fillim nuk e kishim menduar se do të arrinim këtu, por ishim me besim të madh. Më pati thënë që kemi djem të mirë dhe do të provojmë. Kemi kohë për Superioren, do bëjmë një ekip të mirë”, deklaroi ai.

Gent Zenelaj: “Artistët nuk janë ata që patë në “Big Brother Vip”, jemi më të mirë se aq….

Aktori Gentian Zenelaj njihet për qëndrimet e tij në rrjet sidomos kur bëhet fjalë për çështje të artit, ku edhe vetë është i përfshirë. Së fundmi në një lidhje telefonike me emisionin radiofonik “Merre Me Long” në Top Albania Radio ai i ka mëshuar faktit që artistët e vërtetë nuk janë ato që të gjithë pamë dhe stërpamë në “BBV”.

“Duhet t’ju tregojmë shqiptarëve që thellë-thellë artistët nuk janë ata që panë në “Big Brother”. Jemi më të mirë se aq,”-është shprehur ndër të tjera Genti. Kujtojmë që këtë sezon në Big Brother Vip ishin pjesëmarrës shumë personazhe të njohur sidomos nga fusha e aktrimit.

Skënderbeu kampion i Kategorisë së Parë, momenti kur ‘ujqërit’ ngrenë lart trofeun(Video)

Për herë të katërt në histori, Skënderbeu është shpallur kampion i Kategorisë së Parë dhe nga sezoni i ri do luajë në Superligë. Fundi i së Parës ka sjellë trofeun për korçarët, teksa një rol kyç pati edhe trajneri Ivan Gvozdenovic që e mori ekipin në mesin e nëntorit 2022. Trofeun e dorëzoi zv.presidenti i FSHF-së,

Lutfi Nuri te kapiteni Erlis Frashëri në stadiumin “Roza Haxhiu” Lushnjë…

Skënderbeu kampion i Kategorisë së Parë

Skënderbeu shpallet kampion i kategorisë së parë ,rikthehen ‘ujqërit’ në elitën e futbollit…

Kategoria e parë uli zyrtarisht siparin ditën e sotme me sfidat e luajtura ku pas më shumë se 90 minutave mësuam edhe verdiktet finale të këtij edicioni. Skënderbeu është zyrtarisht kampion. Edhe pse Korçarët nuk triumfuan në transfertë duke u ndalur ne barazim e bardhe me Lushnjen e kanë thelluar diferencen me Dinamon e vendit të 2-të e cila pesoi disfate në tranfertë nga Luzi …. Zyrtarisht keto ekipe do të jene pjese e superligës sezonin e ardhshëm…

Flamurtari, Tomori, Apolonia e Korabi janë 4 ekipet që do të garojnë në Play-Off për finalen me vendin e 8-të të Superiores. Ndërsa Burreli dhe Lushnja do të luajnë në Play-Out për të qëndruar edhe njëherë në këtë kategori.

Teksa nga Kategoria e Parë janë rrëzuar Oriku, Turbina, Besëlidhja dhe Tërbuni. Në bazë të paraqitjeve në Kategorinë e Dytë, duelet play-out për një vend në Kategorinë e Parë do jenë Lushnja – Valbona dhe Burreli – Pogradeci.

Play-out >>>>Lushnja – Valbona | Burreli – Pogradeci

Skënderbeu shpallet kampion i kategorisë së parë, rikthehet në elitën e futbollit…