Ndodh për herë të parë, Olta shfaqet me Dorin në festën e post Big Brother(Video)

Olta Gixhari ka zgjedhur të shfaqet pas kaq kohësh që e ka mbajtur mister, me partnerin e saj. E veshur me një fustan të kuq i cili e tregon aktoren mjaft në formë, ajo shihet dorë për dore me Dorin. Për shumë kohë brenda Big Brother, Olta nuk ka dashur që ta përmend ose të bëjë publike rrej tij, por mesa duket, aktorja

nuk e ka mbajtur më gjatë të fshehtë partnerin me të cilin ka dhe një djalë.

Kreu masakrën e dyfishtë/ Reagon Matteo Salvini për ngjarjen që shokoi Italinë: “Pres dënim maksimal…

Vrasja e 16-vjeçares shqiptare Jessica Malaj dhe e italianit Massimo De Santis, 51 vjeç, ka tronditur mbarë opinionin publik, në Itali e Shqipëri. Për ngjarjen e rëndë reagoi edhe zv/kryeministri, njëherësh Ministër i Infrastrukturës, Matteo Salvini. Në një postim në rrjetet sociale, ai shkruajti: “Një lutje për Jessica-n, e cila vdiq në moshën 16-vjeçare nga dora e atij që nuk mund të quhet baba, por vetëm një kriminel i neveritshëm. Për të pres dënimin maksimal”.

Autor i masakrës së dyfishtë është pikërisht babai i 16-vjeçares, Taulant Malaj. Ngjarja e rëndë ndodhi në apartamentin ku jetonte familja shqiptare në Torremaggiore në provincën e Foggia, ndërsa sa i përket motiveve, mediat fqinje shkruajnë se bëhet fjalë për xhelozi. Xhelozia ishte pikërisht për fqinjin italian, të cilin e vrau të parin duke e goditur me thikë.

‘Po të jemi bashkë ne të dy’/ Luiz Ejlli dhuron show me Anxhela Peristerin (Video)

Fituesi i edicionit të dytë të “Big Brother Vip”, Luiz Ejlli po e shijon edhe jashtë shtëpisë suksesin e arritur këtë edicion. Mbrëmjen e sotme ai ka marrë pafund mbështetje nga dashamirës dhe shokë në festën që po zhvillohet.

Disa pamjet po jua sjellim më poshtë, ku ai këndon me Anxhela Peristerin.

https://twitter.com/korcablog1/status/1655336871357022209?s=46

Dalja e parë publike e çiftit Ejlli pas përfundimit të Big Brother(Video)

Çifti i momentit Luiz dhe Kiara Ejlli kanë bërë daljen e parë publike sot pas kurorëzimit të dashurisë në martesë mbrëmjen e djeshme, në natën finale të Big Brother Vip Albania 2. Ata i janë bashkuar festës së organizuar nga Top Channel për përfundimin e spektaklit që mbajti mbërthyer para ekranit gjithë shqiptarët.

Siç duket nga videot dhe fotot, çifti duken shumë të lumtur pranë njeri-tjetrit dhe kjo është dalja e tyre e parë publike pas përfundimit të kësaj eksperience.

💫 Dalja e parë e çiftit Luiz dhe Kiara pas përfundimit të BBVA 😍

Historike/ Struga e Shpëtim Duros fiton titullin kampion në Maqedoninë e Veriut

Për herë të parë në histori, skuadra e Strugës shpallet kampione e Maqedonisë së Veriut. Sukses i jashtëzakonshëm për ekipin shqiptar, që në vitin 2015 e nisi rrugëtimin nga kategoria e katërt në futbollit maqedonas, drejt elitës. Një rol të madh në këtë arritje mban edhe trajneri shqiptar Shpëtim Duro. Tekniku 63 vjeçar u ul në stolin e Strugës në muajin Mars dhe e udhëhoqi drejt fitimit të titullit kampion.

Në sezonin e ardhshëm, skuadra do të marrë pjesë në kualifikueset e kompeticionit më të rëndësishëm të kompeticionit për klube. Suksesi erdhi falë fitores 3-0 kundër Sileksit në takimin e javës së 31. Për struganët realizuan Ibraimi dhe Shabani dopietë.

Por fatin e titullit e vendosi edhe fitorja e Shkupit 2-1 kundër Shkëndijës. Ky është viti i katërt që klubi luan në kategorinë e më të mirave në Maqedoni. Dy javë përpara fundit, Struga kryeson me 62 pikë, ndërsa ndjek Shkupi me 55 pikë dhe Shkëndija me 54 pikë. Në sezonin 2022/23 gara për titull ishte mes ekipeve shqiptare

Diell dhe rrebeshe shiu/ Ja si parashikohet moti për javën e re…

Për javën që presim përpara vendi ynë do të ndikohet përsëri nga kushte të paqëndrueshme atmosferike. Në këtë mënyrë për ditën e Hënë dhe të Martë moti parashikohet me kthjellime e alternime vranësirash deri të dendura më të theksuara në relievet malore në lindje.Për ditën e Hënë vranësirat do të shoqërohen me reshje shiu në relievet malore në veri ndërsa për ditën e Martë reshjet e shiut shtrihen edhe në lartësitë kodrinore.

Këto reshje do të jenë kryesisht më intensitet të ulët por nuk do të mungojnë edhe shtrëngatat afatshkurtra. Duke filluar nga dita e Mërkurë moti parashikohet kryesisht i vranët shoqëruar me reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët dhe mesatar.

Reshjet pritet të jenë në formën e shtrëngatave dhe rrebesheve afatshkurtra shoqëruar me shkarkesa elektrike. Për ditën e Enjte në zonën e jugperëndimit dhe ditën e Premte në veriperëendim reshjet parashikohen me intensitet deri dhe të lartë.

“Duhet të flasim”/ Zbardhet dëshmia e 27-vjeçarit që vrau shqiptaren në Itali: “E godita ish-in në kokë…

Mediat italiane raportojnë se fundi i lidhjes së dashurisë ishte tragjik për shqiptaren në Savona të Italisë. 28-vjeçarja shqiptare Danjela Neza është vrarë nga i dashuri i saj Sefayou Sow, 27 vjeç nga Guinea. Vrasja ndodhi natën mes të premtes dhe të shtunës në kopshtet e Piazza delle Nazioni, ngjitur me stacionin hekurudhor. E reja shqiptare është qëlluar me armë zjarri në kokë. Menjëherë më pas ka mbërritur një telefonatë në polici:

Kam vrarë një grua, ejani më merrni. Ky person ishte vetë Sefayou Sow. Sipas raportimeve, dy të rinjtë kishin bërë një takim të fundit, mundësia e fundit për t’u sqaruar dhe ndoshta për t’u rikthyer bashkë. Por gjithçka doli ndryshe. 27-vjeçari tha:

Ne patëm një debat. Hapa bagazhin e makinës, nxorra armën dhe godita Danjelën në kokë. ..Sefayou fillimisht hodhi armën në shkurret e shtratit të luleve, më pas nxori celularin dhe thirri numrin e urgjencës….

Danjela ishte e njohur për policinë pasi kishte qenë e përfshirë në krime prone, trafik droge dhe dhunë në familje ndaj një personi tjetër.

‘E kam therrur vetë, unë punoja gjithë ditën gruaja sh…/Shqiptari pas masakrës: “E vrava dhe çupën se e ngacmonte….

45-vjeçari, i cili punonte në një furrë buke në Foggia, ka shkuar rreth orës 2, pas mesnate në shtëpinë e tij dhe atje e ka kapur ne flagrancë shtetasin italian… Shqiptari i ka bërë video viktimave dhe ka treguar arsyen se pse i ka masakruar. Sipas tij, bashkëshortja e tradhëtonte me shtetasin italian dhe ky i fundit kishte filluar t’i t’i ngacmonte dhe vajzën. Sipas mediave italiane dhe sipas asaj që dëgjohet në video, shqiptari ka dashur të vrasë edhe djalin e tij 5 vjeç, por fatmirësisht ai ka dalë menjëherë nga shtëpiapasi ka aluduar nëse ishte ose jo djali biologjik…

Menjëherë në vendin e ngjarjes ka shkuar policia dhe ambulanca pasi fqinjët i lajmëruan si pasojë e të bërtiturave që dëgjuan. Për De Santis ishte shumë vonë ndërhyrja, ndërsa vajza 16-vjeçare ishte akoma gjallë. Ajo u nis drejt spitalit, por ndërroi jetë rrugës. Ndërsa gruaja e shqiptarit ndodhet në spital e plagosur. Policia thotë se ka sekuestruar armën e krimit, një thikë kuzhine…

Mirëmbrëma. Quhem Taulant Malaj, nga Selenica e Vlorës. A e shihni këtë këtu? Ky është italian. Gruaja ime shk***dhehet gjithë ditën, ndërkohë që unë punoja. Ja ky është. Ja fala (gruas) një herë me të parin. Ky është i dyti. Shikoje, e kam therur vetë. Vetë e kam therur. I vrava që të tre. Edhe çupën, se ngacmonte edhe çupën. Shikoje këtu, vrasje këtu. Këta janë” – thotë shqiptari duke filmuar skenën e tmerrshme.Çfarë bëre kështu?” – dëgjohet gruaja duke rënkuar, por ai i kthehet me fjalë të rënda.

Familja Malaj nga Selenica, Vlorë
Massimo De Santis, 51 vjeç
Banesa ku banonte familja Shqiptare
Pamja nga vendngjarja.
Çfarë bëre kështu?” – dëgjohet gruaja duke rënkuar, por ai i kthehet me fjalë të rënda. Pusho! Pusho k**vë e m**tit! Pusho! Të shk**dhefsha gjithë ditën! Boll k**vë! Boll, se te… Boll, se ta fala një herë! Boll, boll! Ku është djali? Shiko, i kam therur. Do t’i ther akoma” – thotë shqiptari në videon mjaft të rëndë ndërsa dëgjohen rënkimet e gruas.

Tragjedia shqiptare në Itali/ Del FOTO e vajzës krah të dy prindërve…

Kjo është fotografia e familjes Malaj. Vajza e mitur, Jessica Malaj shfaqet pranë 2 prindërve të saj që u përfshinë në një konflikt për shkaqe xhelozie dhe në tentativë për t’i ndarë, mbeti e vdekur. 16-vjeçarja u qëllua me thikë nga babai i saj 45-vjeçar, Taulant, i cili donte të lëndonte gruan e tij Tefta pasi kishte dyshime se e tradhtonte me italianin. Për pasojë mbetën të vdekur vajza dhe italiani ndërsa gruaja u plagos.

Ansa.it shkruan se shqiptari dyshonte prej kohësh se gruaja e tij e tradhtonte. Rreth orës 02:00, 45-vjeçari shqiptar që punonte si bukëpjekës po kthehej në banesë, në Torremaggiore, në zonën e Foggia, por në shkallë hasi italianin me të cilin dyshonte se e tradhëtonte gruaja, Massimo De Santis, 51 vjeç.

16-vjeçarja është futur mes prindërve për të mbrojtur të ëmën ndersa 45-vjeçari e ka qëlluar me thikë …. Menjëherë në vendin e ngjarjes ka shkuar policia dhe ambulanca pasi fqinjët i lajmëruan si pasojë e të bërtiturave që dëgjuan. Për De Santis ishte shumë vonë ndërhyrja, ndërsa vajza 16-vjeçare ishte akoma gjallë. Ajo u nis drejt spitalit, por ndërroi jetë rrugës.

Ndërsa gruaja e shqiptarit ndodhet në spital e plagosur. Policia thotë se ka sekuestruar armën e krimit, një thikë kuzhine…

Tefta vs Massimo De Santis

Familja shqiptare në Itali
Massimo De Santis
Massimo De Santis

Besa i prish festën Skënderbeut në Korçë, bën Dinamon të ëndërrojë….

Janë mbyllur ndeshjet e javës së 25-të të Kategorisë së pare me kampionatin që mëson disa verdikte finale. Oriku dhe Turbina bien zyrtarisht në të Dytën teksa janë 4 pikë larg vendeve Play-Out kur mbetet vetëm 1 javë për t’u luajtur. Surpriza mund të quhet Besa që mposhti Skënderbeun dhe i jep një shpresë Dinamos që afrohet -1 nga korçarët.

Në javën e fundit, blutë kanë shansin të marrin vendin e parë nëse Skënderbeu ndalet sërish ne Lushnje…

Skënderbeu – Besa 0-1
7′ Veriu

Besëlidhja – Flamurtari 0-3
7′ Pedro Augusto, 54′ Indio Oliveira, 90′ Vitija

Oriku – Lushnja 4-2
34′ Dalanaj, 54′ Barbosa, 67′ Malko, 88′ Shkreli / 74′ Haxhiu. 84′ Pepa

Burreli – Turbina 4-1
9′ Kastrati, 18′ Kurbneshi, 43′ Koleci, 51′ Ferruku / 33′ Murrja

Tomori – Korabi 3-1
6′ Ismailaj, 60′ Emini, 71′ Uahab / 70′ Demaj

Apolonia – Luzi 1-0
60′ Umeijego

‘I forti’ i Çoles kërkon lirimin nga burgu, Zani Caushi vë në lëvizje Gjykatën e Lartë….

Ish-kreu i bandës së Vlorës në ’97, Myrteza (Zani) Caushi për të disatën herë paraqit në Gjykatën kërkesën për përllogaritjes së ditëve të vuajtjes së dënimit në burg, duke kërkuar ulje të ditëve të burgimit. Ai kundërshton disa vendime të Gjykatës së Matit, që i kanë rrëzuar kërkesën për ulje të dënimit. Zani Caushi është i dënuar me burg të përjetshëm, por kërkon një përllogaritjeve të ditëve që ka vuajtur në burg teksa prej vitesh tashmë është në burgun e sigurisë së Lartë në Drenovë.

Sipas ligjit, pas kalimit të një afati të gjatë brenda qelive të burgut, një i dënuar, qoftë dhe me burgim të përjetshëm mund të kërkojë lirim me kusht.

NJOFTIMI
Detajet e Çështjes:
Nr. i çështjes: 82000-00274-00-2023
Tipi: Penale
Titulli i çështjes: MYRTEZA CAUSHI
Dorëzuesi: GJYKATA E RRETHIT GJYQESOR MAT
Data e regjistrimit: 27.04.2023
Tipi i çështjes: Ç.P.Fazën e Ekzekutimit / Kerkese per uljen e mases se denimit
Inicializuar: Ankim Ndaj Vendimeve Për Juridiksion Dhe Kompetencë Penal
Statusi i çështjes: Regjistrim
Ardhur prej: Gjykata shkallës së parë Mat
Objekti i padisë/akuzës: Ulje denimi.
Baza ligjore: Neni 75 i ligjit “Per te drejtat dhe trajtimit e te denuarve me burgim dhe te paraburgosurve”.
Objekti i kundërpadisë:
Baza ligjore e kundërpadisë:
Palët:
Kërkues: MYRTEZA CAUSHI
Palë e Interesuar: INSTITUCIONI I EKZEKUTIMEVE TE VENDIMEVE PENALE BURREL
Relatori: Sander Simoni

Luiz Ejlli shfaqet në Shkodër….në orët e para të mëngjesit(Video)

Luizi shfaqet sot në Shkodër me veturë luksoze .Ashtu siç edhe e kishte deklaruar, Luiz Ejlli, i cili u shpall fitues i edicionit të dytë të Big Brother Vip Albania, menjëherë me të zbardhur dita ka udhëtuar drejt vendlindjes së tij Shkodrës, për të takuar të familjarët e tij si dhe të vizitojë varrin e të atit, të cilit ia dedikojë këtë triumf.

Nga video shikohet Luizi i cili zbret nga një makinë për të takuar shokët dhe dashamirësit e tij, të cilët e mbështetën jashtëzakonisht gjatë qëndrimit të tij në shtëpinë më të famshme në Shqipëri.

Dyshonte se e tradhtonte/ Shqiptari plagos gruan, vret vajzën e tij 16-vjeçare dhe italianin…

Kjo është fotografia e familjes Malaj. Vajza e mitur, Jessica Malaj shfaqet pranë 2 prindërve të saj që u përfshinë në një konflikt për shkaqe xhelozie dhe në tentativë për t’i ndarë, mbeti e vdekur. 16-vjeçarja u qëllua me thikë nga babai i saj 45-vjeçar, Taulant, i cili donte të lëndonte gruan e tij Tefta pasi kishte dyshime se e tradhtonte me italianin. Për pasojë mbetën të vdekur vajza dhe italiani ndërsa gruaja u plagos.

Ansa.it shkruan se shqiptari dyshonte prej kohësh se gruaja e tij e tradhtonte. Rreth orës 02:00, 45-vjeçari shqiptar që punonte si bukëpjekës po kthehej në banesë, në Torremaggiore, në zonën e Foggia, por në shkallë hasi italianin me të cilin dyshonte se e tradhëtonte gruaja, Massimo De Santis, 51 vjeç.

16-vjeçarja është futur mes prindërve për të mbrojtur të ëmën ndersa 45-vjeçari e ka qëlluar me thikë …. Menjëherë në vendin e ngjarjes ka shkuar policia dhe ambulanca pasi fqinjët i lajmëruan si pasojë e të bërtiturave që dëgjuan. Për De Santis ishte shumë vonë ndërhyrja, ndërsa vajza 16-vjeçare ishte akoma gjallë. Ajo u nis drejt spitalit, por ndërroi jetë rrugës. 

Ndërsa gruaja e shqiptarit ndodhet në spital e plagosur. Policia thotë se ka sekuestruar armën e krimit, një thikë kuzhine…

Luiz Ejlli do të bëhet pjesë e produksionit së Top Channel…

Rrugëtimi i Luiz Ejllit në Big Brother VIP 2 përfundoi, por duket se një tjetër derë është hapur për të. Përveç çmimit të madh prej 100 mijë euro që Luizi fitoi, ai do të bëhet edhe pjesë e produksionit të Top Channel. “Tanimë Top Channel nuk do të të lëshojë, do jesh pjesë e produksionit”,- tha Arbana Osmani.

Pas perfundimit te spektaklit i pyetur nga Top Albania Radio për eksperiencën e tij në BBV, Luizi u shpreh shumë i lumtur për gjithçka. Ai afroi edhe Kiarën pranë vetes duke treguar se ka partneren më të bukur në botë.

Kiara tha se gjëra të bukura i presin ndërsa Luizi u shpreh se më në fund do jetojnë dashurinë e tyre pa kamera. Të pyetur se cila është gjëja e parë që do bëjnë pas finales, Luizi ndër të tjera, u përgjigj se do shkojnë më në fund në shtëpi. Ndërsa Kiara tha: “Gjëja e parë që do bëjmë do qetësohemi!”.

E rrallë/ Arbana Osmanin dhe Eduard Grishaj festojnë ditëlindjen në finalen e BBV(Video)

Partnerë në punë, në jetë e sikur të mos mjaftonte kjo ato kanë lindur edhe në të njëjtën datë….Arbana Osmanin dhe Eduard Grishaj festojnë ditëlindjen të dy më 7 Maj dhe këtë vit në finalen e Big Brother VIP. Arbana u surprizua në studio me një video me momentet më emocionuese gjatë këtij edicioni të Big Brother Vip Albania dhe po ashtu të gjithë banorët i kënduan këngën e ditëlindjes.

Arbana më pas uroi partnerin e saj, Eduartin për ditëlindje. Eduarti dhe Arbana janë prindër të dy fëmijëve, Diellit dhe Zoit. Joni është djali i madh i Arbanës nga martesa e parë.

https://twitter.com/korcablog1/status/1655331922162200577?s=46