Për herë të parë në histori, skuadra e Strugës shpallet kampione e Maqedonisë së Veriut. Sukses i jashtëzakonshëm për ekipin shqiptar, që në vitin 2015 e nisi rrugëtimin nga kategoria e katërt në futbollit maqedonas, drejt elitës. Një rol të madh në këtë arritje mban edhe trajneri shqiptar Shpëtim Duro. Tekniku 63 vjeçar u ul në stolin e Strugës në muajin Mars dhe e udhëhoqi drejt fitimit të titullit kampion.
Në sezonin e ardhshëm, skuadra do të marrë pjesë në kualifikueset e kompeticionit më të rëndësishëm të kompeticionit për klube. Suksesi erdhi falë fitores 3-0 kundër Sileksit në takimin e javës së 31. Për struganët realizuan Ibraimi dhe Shabani dopietë.
Por fatin e titullit e vendosi edhe fitorja e Shkupit 2-1 kundër Shkëndijës. Ky është viti i katërt që klubi luan në kategorinë e më të mirave në Maqedoni. Dy javë përpara fundit, Struga kryeson me 62 pikë, ndërsa ndjek Shkupi me 55 pikë dhe Shkëndija me 54 pikë. Në sezonin 2022/23 gara për titull ishte mes ekipeve shqiptare…
Historike/ Struga e Shpëtim Duros fiton titullin kampion në Maqedoninë e Veriut pic.twitter.com/Y9xHzhWBbm
— KorcaBlog.com (@korcablog1) May 7, 2023
Historike/ Struga e Shpëtim Duros fiton titullin kampion në Maqedoninë e Veriut pic.twitter.com/WJMKX05oTb
— KorcaBlog.com (@korcablog1) May 7, 2023
