Befason Kristi pas mbarimit të “BBVA”: “Zhaklina mund të ketë tërheqje seksuale ndaj meje…

Kristi ka folur për gjithë eksperiencën e tij dhe rrugëtimin e gjatë që nga nisja e spektaklit e deri finalen e madhe të së shtunës. E priste Kristi impaktin e madh që kishte krijuar jashtë ‘Big Brother VIP Albania’?

Kristi: Impakti që ka patur jashtë, shumica e kuptoi kur dolën. E panë që kanë ndryshuar shumë gjërat. Do them me plot naivitet unë thoja gjithmonë që nuk e kisha idenë që mund te kem fansa, imagjino për të tjerët. Më erdhën shumë gjëra në të njëjtën kohë, bëhet shumë e vështirë. Kuptova që Shqipëria me të vërtetë është vend shumë ndryshe, kjo e shton konfuzionin tim më shumë. Për mua nuk ka lënë trauma, thjesht kam kaluar shumë gjëra negative. Situata që nuk desha t’i dëgjoja që kanë lënë një gjurmë ose është thjesht kjo koha që duhet të përshtatem nga ky ndryshim i madh.

A e ka menduar në ndonjë moment se mund të jetë fituesi i këtij edicioni?       
Kristi: Të them të vërtetën ishte një moment që po e mendoja, pashë që mua në fakt po më shkonin gjërat shumë mirë, kalova shumë sfida personale, familjare, për lojën, romantike, po erdhi një moment që thashë po edhe mundem ta fitoj.

A ka menduar ndonjëherë Kristi të përdorë dhunë fizike në situata të ndryshme brenda shtëpisë?       Kristi: Në ca momente mund të kisha dhënë ca goditje. Unë e kam potencialin fizik. Mund të kishte dhe ishte shumë logjike madje. Përmbajtja ime tregoi gjëra të tjera.

Pasi pa suksesin e madh që kishte jashtë shtëpisë, a do të vazhdojë ta kritikojë Luizin Kristi?     
Kristi: E di çfarë ështe e bukur? Unë për Luizin kritikat i kam thënë të gjitha brenda. Isha shumë i qartë që në fillim, tani nuk kam asgjë më çfarë të them. Ai tentoi të bëhej kontrolluesi i dinamikave të shtëpisë dhe në një farë mënyre ia arriti. Kam qeshur shumë me atë, problemi nuk ishte Luizi ishin po banorët që mahniteshin nga ajo sjellje. I kam thënë çfarë shikoni ju tek ky person?

A do të kishte dashur Kristi që të kishte qenë në edicionin e parë të ‘BBV’ ku protagonistë kanë qenë Iliri dhe Donaldi?      
Kristi: Unë i kam takuar të dy. Donaldi më dha përshtypje që mund të ishte një Luiz, po pak më i moderuar. Ilir Shaqiri është shumë më ndryshe nga mua.

Miku ose mikesha më i/e mirë për Kristin nga ‘BBV’?       Kristi: Deri tani në muhabete, në komunikim ka qenë Dea. Me Dean jam akoma duke folur. Edhe me Zhaklinën kam muhabet shumë të mirë. Me shumicën nuk besoj të kem shoqëri.

A mund të ketë Zhaklina tërheqje seksuale ndaj tij?   
Kristi: Seksuale mund të ketë tërheqje Zhaklina, s’është problem. Unë nuk besoj që kam. Do doja një më të re për atë pjesë.

Xhesika u ndodh në kohën e gabuar/ Zbardhet dëshmia e shqiptarit: “Kam video të gruas në Maseratin e italianit….

Mediat italiane kanë publikuar të plotë dëshminë e shqiptarit Taulant Malaj që mbrëmjen mes të shtunës dhe të dielës vrau vajzën e tij 16-vjeçare, një shtetas italian dhe plagosi bashkëshorten e tij. Përpara hetuesve ai ka rindërtuar të gjithë atë që ndodhi mbrëmjen e krimit. 45-vjeçari ka thënë se prej kohësh dyshonte për lidhjen e bashkëshortes së tij me fqinjin italian .Atë mbrëmje ishte shtirur sikur po flinte dhe ka dëgjuar gruan që po bisedonte me dikë në telefon. Ai thotë se i ka marrë telefonin dhe ka parë mesazhet.

Më pas ka dalë nga banesa dhe ka pritur derisa 51-vjeçari është kthyer nga lokali ku punonte. E ka goditur disa herë me thikë në mes të shkallëve dhe më pas është kthyer në banesë. Hyri në dhomën e gjumit ku ishte gruaja e tij dhe i tha: “E vrava atë”.

Në atë moment ai tha se hyri në dhomë Xhesika për të mbrojtur nënën. “Kështu që edhe unë e godita edhe Xhesikën dhe e vrava. As që e kuptova se ishte ajo. Fatkeqësisht, Xhesika u ndodh në kohën e gabuar. Unë e doja atë”. Kështu e ka shpjeguar ai kasaphanën e pakuptimtë që zgjati gjysmë ore, pas së cilës bukëpjekësi 45-vjeçar bëri një video për të përjetësuar atë që kishte bërë.

Djali i vogël, Leonardo, 5 vjeç, ishte në shtëpi. “Kur kuptova se çfarë kisha bërë e mora atë në krahë” – ka thënë Taulant Malaj në procesverbal. “Kam bërë videon pranë kufomave, por nuk kishte ndonjë arsye të veçantë. Pasi i vrava, thirra vëllain tim, të cilit i tregova se çfarë kisha bërë. Nuk erdhi menjëherë, kishte frikë, mbërriti pas ambulancës” – ka thënë Taulant Malaj.

Bashkëshorten e tij, Teftën, 39-vjeçare, të cilën vazhdon ta akuzojë se ka pasur një lidhje romantike prej më shumë se një viti me Massimon. “Të dy ishin takuar pas një aksidenti automobilistik. Që atëherë kishin filluar të flisnin dhe të dilnin. Ata hëngrën edhe bashkë. Këto takime i kam regjistruar me celular. Një ditë Massimo mori gruan time me Maserati-n e tij” – ka thënë ai. Djali 5-vjeçar është tashmë në kujdesin e xhaxhallarëve të tij nga babai. “Kur karabinierët na e besuan, ai ishte ende në shok” – tha për mediat gruaja e vëllait të autorit.

Xhesika Malaj

Berisha në Korçë :”Filja me Peleshin nuk dalin dot se janë zhytur në krime dhe vjedhje pas vjedhje…

Ne mitingun permbylles ne Korçë, Sali Berisha tha se zgjedhjet e 14 Majit janë zgjedhje për fatin e demokracisë. “Katër ditë na ndajnë nga dita që ne me votën tonë do firmosim në një mision historik, ndryshimin e madh. Do firmosim fitoren e Ledina Aliollit, do firmosim fitoren e pluralizmit, do firmosim rikthimin e lirisë dhe dinjitetit.
Zgjedhjet vendore kësaj radhe janë zgjedhje për fatin e demokracisë shqiptare, ndaj dhe unë kam bindjen më të madhe se idealistët, të cilët u ngritën fuqishëm në këtë fushatë si asnjëherë më parë, do triumfojnë me 14 maj.

Edi Rama nuk lejon Filen e tij të ballafaqohet me Ledina Aliollin. Nuk lejon kandidatët e tij të ballafaqohen me kandidatët e primareve. Kjo sepse ata kanë tmerr nga vetja e tyre. Ata janë zhytur në krime të tmerrshme ekonomike, vjedhje pas vjedhje, përvetësim pas përvetësimi.
Ata nuk paraqesin projekte sepse kanë vetëm mashtrime. I përgëzoj qytetarët e Korçës që kanë refuzuar takimet me Filen. Ftoj të gjithë shqiptarët të refuzojnë takimet me kandidatët e territ dhe bodrumit.

Nuk del dot Filja sepse ka firmën dhe paratë në resortet e Moravës dhe resortet e tjera. Nuk del dot Filja sepse e jep pyllin publik për prerje me 5 mijë lekë metrin dhe e shet me sekserët e tij 70 mijë lekë metrin e druve.
Nuk del Filja se me Ramën dhe Peleshin e tij, kanë zhytur Shqipërinë në një borxh të tmerrshëm.

Nuk del Filja se ka mashtruar për aeroportin e Korçës.
Ç’punë ka Filja me Korçën? Aq sa ka punë një hajdut ordiner.
Këtu në Korçë, fitorja merr një dimension edhe më të shndritshëm, edhe më të shkëlqyer. Sepse këtu kryebashkiake do jetë Ledia Aliolli, një bijë e shquar e Korçës, një intelektuale e shkëlqyer, një familjare shembullore.

Por një politikane e re, e cila ka një dashuri të madhe për Korçën, për qytetarët, rrugët dhe rrugicat e saj. Ajo paraqiti këtu një projekt, më të shkëlqyerin që Korça mund të ketë dëgjuar ndonjëherë.
Kam një thirrje të veçantë për nënat, motrat dhe gratë e Korçës. Të votojnë, të bëjnë gjithçka këto katër ditë për të siguruar çdo votë për Ledina Aliollin, sepse në këtë mënyrë kanë dhënë një kontribut të jashtëzakonshëm për gruan shqiptare, për vajzën shqiptare, për nënën shqiptare, e cila pati këto 8 vite, vitet më dramatike të ekzistencës së saj në 30 vite the Berisha.

‘O Çapaçulaaa! Mu deshën 3 ditë të marr veten/ Luizi shfaqet me një mesazh…

Disa ditë pasi fitoi finalen e Big Brother VIP Albiania, Luiz Ejlli ka postuar një video ku ka falënderuar të gjithë fansat e tij për mbështetjen e dhënë. Ai u shpreh i habitur nga mbështetja që ka parë jashtë Big Brother, duke shtuar se nuk e dinte as ai vetë se çfarë kanë parë të veçantë tek ai që e kanë vlerësuar kaq shumë.

Si ju kam o çapaçula. M’u deshën tri ditë me e marrë vetin, para se me e bo këtë video. Ju kërkoj falje që nuk ju kam falënderuar përzemërsisht një nga një secilin dhe shpresoj që me këtë video ta justifikoj sadopak vetën sepse me sa pashë nuk e di çfarë keni parë të unë që me keni vlerësuar kaq shumë. Ju jam mirënjohës tërë jetën dhe uroj që të ua shpërblej në vazhdim”, ka thënë ndër të tjera ai në këtë video që ka postuar në instagram.

Supersfida premton spektakël, formacionet zyrtare Real Madrid-City…

Real Madridi dhe Manchester City do përballen sot në 21:00 në “Bernabeu” për gjysmëfinalen e parë të Champions League. Si Carlo Ancelotti dhe Pep Guardiola kanë zbardhur formacionet titullare. Dueli i sotëm shihet si një finale e parakohëshme, me dy skuadrat që kërkojnë suksesin në këtë kompeticion. Te Reali mungojnë Mendy dhe Militao, teksa Guardiola nuk do ketë të gatshëm Ake dhe të pezulluarin Mendy.

Formacionet zyrtare:

Real Madrid XI: Courtois; Carvajal, Rüdiger, Alaba, Camavinga; Kroos, Modrić, Valverde; Rodrygo, Benzema, Vinícius Júnior.

Man. City XI: Ederson; Walker, Dias, Stones, Akanji; Rodri, Gundogan, De Bruyne; Bernardo, Grealish, Haaland.

Ç’po nodh në në Qaf Thanë-Prrenjas ? Një tjetër makinë përplaset me trajlerin, një i vdekur…

Një tjetër aksident me pasojë vdekjen e një gjermaneje ka ndodhur pasditen e kësaj të marte në Qafë Thanë- Pogradec. Sipas raportimeve trajleri ka rrëshqitur dhe ka goditur një makinë që drejtohej nga një shtetase gjermane, e cila udhëtonte me bashkëshortin e saj. Gruaja ka ndërruar jetë në vend ndërsa bashkëshorti ndodhet në spital ku po merr kujdesin e duhur mjekësor. Ky është aksidenti i gjashtë për sot në aksin Pogradec-Prrenjas.

Gjithashtu, dyshohet se rrëshkitja e kamionit ka ardhur si pasojë e vajit të hedhur në rrugë. Pronarët e serviseve dhe karrotreceve dyshohet se hedhin vaj në rrugë, me qëllim që të shkaktohen sa më shumë aksidente dhe kështu do kenë më shumë punë. Megjithatë, pavarësisht denoncimeve të shumta, askush nuk ka marre masat e duhura….

Njoftimi i Policisë:

Prrenjas – Rreth orës 17:30, në aksin rrugor “Qafë Thanë-Prrenjas”, kamioni që drejtohej nga shtetasi serb S. M., 50 vjeç, është përplasur me automjetin që drejtohej nga shtetasja gjermane U. S., 56 vjeçe. Si pasojë e përplasjes, ka humbur jetën në vendngjarje, shtetasja U. S. Gjithashtu, është dëmtuar dhe ndodhet në kujdesin e mjekëve, shtetasi P. K., 50 vjeç, (pasagjer në automjetin me drejtuese shtetasen U. S.)“Shërbimet e Policisë Rrugore të DVP Elbasan kanë shoqëruar në Komisariatin e Policisë, për veprime të mëtejshme procedurale, drejtuesin e kamionit, shtetasin S. M. Grupi hetimor, në bashkëpunim me Prokurorinë, po vijon veprimet në vendngjarje, me qëllim zbardhjen e rrethanave dhe shkakut të aksidentit”, tha dhe policia në një njoftim për mediat.

Ia kalon edhe mbretit Charles, Luiz Ejlli thyen një tjetër rekord…

Luiz Ejlli do të mbahet mend gjatë nga publiku shqiptar që pas aventurës së tij në “Big Brother VIP”. Jo vetëm si fitues i reality show-t, por si personazhi që arriti të thyente rekorde shikueshmërie në një distancë kohore prej vetëm katër muajsh. Si fillim këngëtari u bë personazhi shqiptar më i kërkuar në “Motorët e kërkimit Google, në janar të këtij viti, duke thyer rekordin që mbahej nga Donald Veshaj. Luizit iu deshën vetëm 24 ditë.

E teksa Luizi vazhdon të jetë në qëndër të vëmendjes, ai ka thyer një tjetër rekord. Pavarësisht se Mbreti Charles III u kurorëzua së fundmi në ngjarjen më të madhe ceremoniale të Britanisë, rrjedhimisht duke pasur të gjithë sytë e botës tek ai, kjo nuk e bëri atë që të mbledhë më shumë shikime se Luiz Ejlli në rrjetin social TikTok.

Momentalisht, Mbreti Charles kap shifrën e 6.9 bilion shikimeve, ndërsa Luiz Ejlli 9.1 bilion shikime. Sigurisht krahasimi mes tyre bëhet vetëm në kuadër të ndikimit që kanë në rrjetet sociale!

Ç’po nodh në në Qaf Thanë-Prrenjas ? Një tjetër makinë përplaset me trajlerin, një i vdekur…

Një tjetër aksident me pasojë vdekjen e një gjermaneje ka ndodhur pasditen e kësaj të marte në Qafë Thanë- Pogradec. Sipas raportimeve trajleri ka rrëshqitur dhe ka goditur një makinë që drejtohej nga një shtetase gjermane, e cila udhëtonte me bashkëshortin e saj. Gruaja ka ndërruar jetë në vend ndërsa bashkëshorti ndodhet në spital ku po merr kujdesin e duhur mjekësor. Ky është aksidenti i gjashtë për sot në aksin Pogradec-Prrenjas.

Gjithashtu, dyshohet se rrëshkitja e kamionit ka ardhur si pasojë e vajit të hedhur në rrugë. Pronarët e serviseve dhe karrotreceve dyshohet se hedhin vaj në rrugë, me qëllim që të shkaktohen sa më shumë aksidente dhe kështu do kenë më shumë punë. Megjithatë, pavarësisht denoncimeve të shumta, nuk ka marre masat e duhura….

Njoftimi i Policisë:

Prrenjas – Rreth orës 17:30, në aksin rrugor “Qafë Thanë-Prrenjas”, kamioni që drejtohej nga shtetasi serb S. M., 50 vjeç, është përplasur me automjetin që drejtohej nga shtetasja gjermane U. S., 56 vjeçe. Si pasojë e përplasjes, ka humbur jetën në vendngjarje, shtetasja U. S. Gjithashtu, është dëmtuar dhe ndodhet në kujdesin e mjekëve, shtetasi P. K., 50 vjeç, (pasagjer në automjetin me drejtuese shtetasen U. S.)“Shërbimet e Policisë Rrugore të DVP Elbasan kanë shoqëruar në Komisariatin e Policisë, për veprime të mëtejshme procedurale, drejtuesin e kamionit, shtetasin S. M. Grupi hetimor, në bashkëpunim me Prokurorinë, po vijon veprimet në vendngjarje, me qëllim zbardhjen e rrethanave dhe shkakut të aksidentit”, tha dhe policia në një njoftim për mediat.

Nuk do të prisni gjatë/ Zbulohet se kur do të nisë “Big Brother Vip 3….

Teksa “Big Brother VIP” 2 mbaroi, Sara Hoxha ka thënë se do të ketë një edicion të tretë të Big Brother VIP dhe pritet të startojë në periudhën vjeshtë-dimër të 2023. Gjatë një interviste për “Shqipëria Live”, producentja zbuloi se pas verës do të kemi rikthimin e spektaklit më të ndjekur në Shqipëri, ndryshe nga edicioni i kaluar i cili nisi në dhjetor të 2022.

Ndër të tjera, Sara tha se nuk e di nëse do të ketë më konkurrentë si Luz Ejlli, i cili u kthye në kryefjalën e mediave shqiptare duke mos lënë pa përfshirë as të vogël dhe të madh në vorbullën e diskutimeve lidhur me këtë format.

Më herët, edhe regjisori Eduard Grishaj lajmëroi se pas pushimeve ata do nisin punën për Big Brother Vip 3. “Tani sa e mbaruam, por mendoj se shumë shpejt do të nis puna përgatitore për BBV3”, u shpreh ai.

E rëndë në Greqi/ Babai e harron në makinë, humb jetën foshnja 5 muajshe….

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur këtë të martë në Greqi ku një baba ka lënë fëmijën e tij në makinë, për orë të tëra, i cili si pasojë ka humbur jetën. Mediat vendase shkruajnë se ngjarja ka ndodhur në zonën e Artës, ku babai ka harruar fëmijën e tij në makinë, konkretisht në sediljen e pasme. Ai është kujtuar pas tre orësh për foshnjën e tij vetëm 5 muajsh dhe kur është kthyer tek makina e ka gjetur fëmijën pa ndjenja.

Foshnja ishte pa ndjenja dhe kishte shkumë nga goja dhe u dërgua menjëherë në spitalin e Artës ku u konstatua i vdekur. Ndërkohë foshnja është dërguar në spitalin e Janinës për t’iu bërë autopsia.

‘Më tregoni djalin dhe trupin e vajzës në morg’/ Fjalët e para të Tefta Malajt në spital: “Ai e ngacmonte vajzën…

Në një dëshmi rrëqethëse të bërë në një emision televiziv, Tefta Malaj 39 vjeç nga shtrati i spitalit të Foggia-s ka rrëfyer të gjithë ferrin që përjetoi në fundjavën e 7 majit ku burri i saj vrau mizorisht vajzën e tyre, 16-vjeçaren Xhesika plagosi vetë atë si dhe vrau fqinjin e tyre, 51-vjeçarin italian, Massimo De Santis. Ajo ka hedhur poshtë çdo akuzë apo çdo pretendim të Taulant Malajt për ndonjë lidhje të saj jashtëmartesore me Massimon, ndërsa ka shtuar se e vërteta në fakt është tërësisht ndryshe.

E gjithë ngjarja e ka zanafillën 2 vite më parë, kur Taulanti ngacmonte seksualisht të bijën, e prekte dhe e kërcënonte sa herë që Xhesika dilte me miqtë në Torremaggiore, provincë e Foggias në Itali.

“Nuk qëndrojnë fare çfarë thotë ai monstra. Ai duhet të kishte vrarë veten me atë që ka bërë dy vite më parë. E prekte vajzën, e ngacmonte. Ai bëhej xheloz se vajza dilte dhe argëtohej me miqtë. Ajo nuk e donte më si baba, prej dy vitesh nuk i fliste fare të atit dhe kjo ka qenë arsyeja se pse e vrau. Nuk e denoncova se nami i del vajzës, sido që të jetë.”- tha Tefta Malaj në një intervistë televizive.”- dëshmoi Tefta Malaj.

Ishte mentaliteti i familjes së tyre por jo vetëm, ajo që pengoi Teftën bashkë me të bijën të denonconin 45-vjeçarin, kështu që zgjidhjen ajo e gjeti te vendosja e kamerave të sigurisë brenda shtëpisë. Pasi ngacmoi të bijën seksualisht, ai u largua nga shtëpia, por u rikthye i penduar kështu që Tefta zgjodhi ta falte, duke shpresuar se kishte ndryshuar. Ajo mendoi se duke krijuar këtë lloj survejimi ndaj tij, do të frenohej edhe sjellja e tij e turpshme ndaj të bijës. Por Tefta nuk e llogariti deri ku do të shkonte Taulant Malaj për të arrirë atë që donte…

Ku është djali, dua të shoh vajzën në morg”. Këto ishin fjalët e para të Tefta Malajt, të mbijetuarës së masakrës në familje me autor bashkëshortin e saj, Taulant Malajn.

Aktori italian mban premtimin e bujshëm: “Del lakuriq rrugëve të qytetit pas fitimit të titullit nga Napoli(Video)

Francesco Paolantoni e kishte premtuar në një episod të “Le Iene”: “Nëse Napoli fiton titullin, unë do të dal në rrugë lakuriq duke ngrënë makarona dhe patate”. Dhe kështu ndodhi. Aktori e mbajti premtimin e tij duke ecur përgjatë bregdetit të Napolit, i mbuluar vetëm nga shalli i ekipit napolitan dhe me një tenxhere në duar, që e mbante sipër organeve gjenitale; i rrethuar nga tifozët brohoritës.

Gjesti u dokumentua nga video të ndryshme, të publikuara në rrjetet sociale, ku, menjëherë pas fitores së kampionatit, shumë prej tyre i kishin kërkuar edhe Marisa Lauritos të ekspozohej. Megjithatë, ajo saktësoi:

Nuk jam mjaftueshëm në moshë për striptizë. Nuk thashë kurrë që do të zhvishem, thashë se do të vishja ngjyrat e Napolit dhe ndoshta poshtë do të isha lakuriq, por poshtë… Me gjithë dashurinë për Napolin më duket paksa shumë”. Në vend të saj, megjithatë, vjen performanca e Paolantonit.

Aksident i frikshëm në Prrenjas-Qafë Thanë/ Makina përplaset kokë me kokë me kamionin…

3 aksidente janë shënuar në minutat e fundit në aksin Pogradec-Prrenjas. I fundit mësohet se ka ndodhur pak minuta me parë në Qafë Thanë, aty ku një autoveturë është përplasur me pjesën e pasme të një kamioni dhe ka përfunduar “e shpërfytyruar” totalisht. Nuk dihet nëse ka të lënduar rëndë, teksa në vijim pritet të mësohet me shumë rreth bilanceve të këtij aksidenti, që në pamje të parë duket i rëndë, pasi autovetura ka përfunduar me dëmtime të mëdha…

Shpesh me zë të lartë deklarohet: Ata hedhin vaj në rrugë për të simuluar aksidente, me qëllim që të rrisin kërkesën e punës…

Nena ngre alarmin në polici: “Me ka humbur djali 20-vjeç, u largua nga banesa dhe nuk u kthye më…

Pasditen e së hënës pranë komisariatit numër 3 është bërë një kallëzim nga nëna 37-vjeçarja me inicialet F. I. për humbjen e kontakteve me djalin. Mesohet se nëna ka pretenduar se ka humbur kontaktet me djalin e saj që në datën 6. Dyshohet gjithashtu se 20-vjeçari është konsumues i lëndëve narkotike. Kërkimet për lokalizimin e tij janë përqendruar në kryeqytet në disa zona të ndryshme.

“Në Komisariatin e Policisë Nr. 3 është paraqitur shtetasja F. I., 37 vjeçe, e cila ka bërë kallëzim se është larguar nga banesa, djali i saj, shtetasi E. B., 20 vjeç. Punohet për gjetjen e tij. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme”, njofton Policia.

Aksident në Pogradec-Qafë Thanë/ Makina del nga rruga dhe përplaset me trafikndarësen

Një aksident është regjistruar pak minuta më parë në aksin nacional Pogradec-Qafë Thanë në afërsi të fshatit Piskupat. Sipas informacioneve të para mësohet se një mjet ka dalë nga rruga dhe është përplasur me trafikndarëset.
Nga aksidenti nuk ka njerëz të lënduar por vetëm dëme materiale. Shkak i aksidentit paraprakisht dyshohet të jetë lagështira në rruge dhe humbja e kontrollit,

ndërkohë grupi hetimor do të zbardhë rrethanat e aksidentit.