Xhesika u ndodh në kohën e gabuar/ Zbardhet dëshmia e shqiptarit: “Kam video të gruas në Maseratin e italianit….

Mediat italiane kanë publikuar të plotë dëshminë e shqiptarit Taulant Malaj që mbrëmjen mes të shtunës dhe të dielës vrau vajzën e tij 16-vjeçare, një shtetas italian dhe plagosi bashkëshorten e tij. Përpara hetuesve ai ka rindërtuar të gjithë atë që ndodhi mbrëmjen e krimit. 45-vjeçari ka thënë se prej kohësh dyshonte për lidhjen e bashkëshortes së tij me fqinjin italian .Atë mbrëmje ishte shtirur sikur po flinte dhe ka dëgjuar gruan që po bisedonte me dikë në telefon. Ai thotë se i ka marrë telefonin dhe ka parë mesazhet.

Më pas ka dalë nga banesa dhe ka pritur derisa 51-vjeçari është kthyer nga lokali ku punonte. E ka goditur disa herë me thikë në mes të shkallëve dhe më pas është kthyer në banesë. Hyri në dhomën e gjumit ku ishte gruaja e tij dhe i tha: “E vrava atë”.

Në atë moment ai tha se hyri në dhomë Xhesika për të mbrojtur nënën. “Kështu që edhe unë e godita edhe Xhesikën dhe e vrava. As që e kuptova se ishte ajo. Fatkeqësisht, Xhesika u ndodh në kohën e gabuar. Unë e doja atë”. Kështu e ka shpjeguar ai kasaphanën e pakuptimtë që zgjati gjysmë ore, pas së cilës bukëpjekësi 45-vjeçar bëri një video për të përjetësuar atë që kishte bërë.

Djali i vogël, Leonardo, 5 vjeç, ishte në shtëpi. “Kur kuptova se çfarë kisha bërë e mora atë në krahë” – ka thënë Taulant Malaj në procesverbal. “Kam bërë videon pranë kufomave, por nuk kishte ndonjë arsye të veçantë. Pasi i vrava, thirra vëllain tim, të cilit i tregova se çfarë kisha bërë. Nuk erdhi menjëherë, kishte frikë, mbërriti pas ambulancës” – ka thënë Taulant Malaj.

Bashkëshorten e tij, Teftën, 39-vjeçare, të cilën vazhdon ta akuzojë se ka pasur një lidhje romantike prej më shumë se një viti me Massimon. “Të dy ishin takuar pas një aksidenti automobilistik. Që atëherë kishin filluar të flisnin dhe të dilnin. Ata hëngrën edhe bashkë. Këto takime i kam regjistruar me celular. Një ditë Massimo mori gruan time me Maserati-n e tij” – ka thënë ai. Djali 5-vjeçar është tashmë në kujdesin e xhaxhallarëve të tij nga babai. “Kur karabinierët na e besuan, ai ishte ende në shok” – tha për mediat gruaja e vëllait të autorit.

Xhesika Malaj

Për t’u bërë pjesë e grupit "KorcaBlog.com" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.

Na ndiqni: