Një xhiro në Korçë, pa kullë, pedonale dhe biblotekë(Video)

Shpesh qytetaret Korçare behen nostalgjike dhe kujtojne me mall Korçen e vjeter, pa kullen dhe shkallet e saj ,bibloteken apo sheshin e bollshem para katedrales. Në Korçë shpesh thuhet me ze te larte humbëm disa sheshe dhe ngushtuan disa rrugë, ndersa sot kemi një pedonale dhe institucione te zhvendosura…

Nje xhiro në bulevardin ku sot eshte vendosur kulla e Korçes dhe pedonalja qe njihet si zona më e bukur e qytetit te serenatave…Pamjet nga Korca Artstar ,viti 1999.

“Ti je Benet Beci im”/Tan Brahimi dhe Eduart Grishaj ironizojnë Luizin(Video)

Disa ditë më parë, Luiz Ejlli në një rrëfim të ndjerë për jetën e tij, deklaroi se Benet Beci ishte një prej personave që i ishte mirënjohës. Ky i fundit e kishte ndihmuar kur kishte pasur nevojë. Por nga ana tjetër, Luizi është prezantuar si demokrat i flaktë. Prandaj pas dajes së tij nga BBV, që korrespondoi në kohë fushate, të gjithë ishin kurioz për qëndrimin e Luizin dhe ky i fundit bëri ditën e djeshme lëvizjen e parë politike. Luiz Ejlli ka postuar një foto krah kandidatit të Partisë Socialiste për Shkodrën, Benet Becin .

Pas këtyre lëvizjeve, ka qenë aktori Tan Brahimi i cili e ka ironizuar qëndrimin e Luizit. Tani ka publikuar një video ku falenderon Eduart Grishajn për mbështetjen dhe zgjedh ta quaj: “Eduart Grishaj është Benet Beci im”, thote ai. Kjo video është shpërndarë edhe nga Eduarti ku shkruan:

“Herën tjetër do kandidoj unë”.

Ç’farë po ndodh? Shpërthim i fuqishëm në qendër të Milanos(Video)

Një shpërthim i fuqishëm ka ndodhur në qendër të Milanos sot. Mediat italianebëjnë me dije se ka qenë një makinë që mbante bombola oksigjeni ajo që ka shpërthyer, duke shkaktuar më pas “efektin domino”. Nga shpërthimi i fuqishëm, disa automjete janë përfshirë në flakë, dhe një shtëllungë e madhe me tym të zi ka mbuluar qiellin e zonës.

Të paktën pesë makina dhe katër motoçikleta janë djegur, raportojnë mediat atje, me zjarrin që u përhap drejt apartamenteve në rrugë dhe një farmacie. Zjarrfikësit kanë mbërritur në vendngjarje në zonën Porta Romana të qytetit, e cila është rrethuar nga policia.

Çmenduri/ Shiti 9 çanta sikur ishin markë …për 36 mijë euro ,arrestohet 30-vjeçarja për mashtrim…

Një shtetase 30 vjeçe është arrestuar nga Policia e Tiranës, pasi akuzohet për mashtrim. Mësohet se e reja kishte mashtruar një shtetase, duke i shitur nëntë çanta, si të markave origjinale, të kontrabanduara, kundrejt çmimit prej 36 000 eurosh. Nga veprimet hetimore ka rezultuar se shtetasja E. M. kontrabandonte çanta si të markave, në Shqipëri, dhe më pas i shiste ato online, me çmime të konsiderueshme.

Njoftimi i Policisë:       
Tiranë/Finalizohet operacioni policor i koduar “Brand”, për goditjen e një rasti të veprimtarisë kriminale në fushën e krimit ekonomik. Mashtroi një shtetase duke i shitur asaj, çanta si të markave origjinale, të kontrabanduara, kundrejt çmimit 36 000 euro, kapet dhe vihet në pranga 30-vjeçarja. Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare në DVP Tiranë, në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërive në fushën e krimeve ekonomike,

kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Brand”, si rezultat i të cilit u arrestua shtetasja: E. M., 30 vjeçe, banuese në Tiranë.

30-vjeçarja dyshohet se i ka shitur një shtetaseje, 9 çanta si të markave, kundrejt çmimit 36 000 euro, me pretendimin se ishin origjinale. Nga veprimet hetimore ka rezultuar se shtetasja E. M. kontrabandonte çanta si të markave, në Shqipëri, dhe më pas i shiste ato online, me çmime të konsiderueshme. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme.

Mbërrijnë me makina të ushtrisë materialet zgjedhore në Korçë, shpërndahen një ditë para zgjedhjeve

Kanë mbërritur edhe në Korçë materialet për zgjedhjet vendore të 14 majit. Ndërkohë po vijon shpërndarja për gjithë qarkun. Më herët materialet zgjedhore kanë mbërritur edhe në bashkinë e Pogradecit, ku ka 1 ZAZ me nr. 69 me mbi 70000 votues dhe 106 QV.Nënkryetari i ZAZ 69 në Pogradec, Mondi Mekolli ka folur për këtë proces duke bërë të ditur se nuk ka pasur problematika.

Procesi pritet të vijojë dhe ditën e shtunë në mbrëmje me shpërndarjen e këtyre mjeteve në qendrat e votimeve, par t’i hapur rrugë ditës së diel kur do të mbahen zgjedhjet. Qarku i Korçës ka 7 Kzaz,69,70,71,72,73,74,75.

Nga viti 2021 në qark kanë qenë 427 QV dhe 284373 votues.

Humbi përballë Luizit/ Kristi: “Ai ishte gangster, donte t’i nënshtroheshim…

Finalja e Big Brother VIP Albania shpalli fitues këngëtarin nga Shkodra, Luiz Ejlli. Ky i fundit në finale ishte përballë Kristi Aliaj, i cili së fundmi ka folur për rrugëtimin e tij në shtëpinë e famshme. …I ftuar në “Ftesë në 5”, Kristi ka folur për lojën që zhvilloi në BBVA dhe raportin me disa prej ish-banorëve, në veçanti për Oltën dhe Luizin. Sipas Kristit, Olta ishte një person manipulues ndërsa Luizi tentonte të të nënshtronte në lojën e tij.

Ishte e vështirë ta përballoje Oltën kur fillonte me stilin manipuluese dhe imponues, Olta provonte të të manipulonte kurse Luizi provonte të të nënshtronte në lojën e tij, këta ishin dy ekstreme që luftonin me gjithë banorët e tjerë”, tha Kristi.

Me tej, ai u shpreh se në një moment kishte besuar se ai do të ishte fituesi për shkak të asaj që kishte përfaqësuar në shtëpinë e famshme, madje e ndjeu se edhe Luizi ishte frikësuar në një moment.

Luizi kishte një besim kot, të pakuptimtë, kur doli Efi pas Deas aty Luizit me të vërtetë i iku komplet, shkoj te martesa, u kthye dhe më tha surprizat më kanë mbaruar, më pa dhe mua me jelekun shqiptar aty dhe tha më iku nga dora çdo gjë që kam bërë, e besoja fitoren në një moment se nuk e kisha idenë se çfarë impakti kishte krijuar personi i Luizit jashtë” .Luizi ishte gangster, ai përdorte gjëra që bëjnë gangsterët intimidim, agresion ai dominoi me atë se aftësi tjetër nuk kishte të dominonte, një pjesë e madhe ashtu e vlerëson dominancën, kurse unë dominova me gjëra tjera”, tha mes tjerash Kristi.

Makina u nda në dysh/ Ky është 18-vjeçari shqiptar që humbi jetën në aksident në Itali(Foto)

Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në Itali. Mediet italiane raportojnë se një 18 vjeçar shqiptar ka humbur jetën pas një aksidenti tragjik në unazën e Portogruaros. Bëhet fjalë për të riun Admir Hoti i cili u përplas me një makinë tjetër dhe si pasojë ndërroi jetë. Ai u dërgua me urgjencë në spitalin Angelo në Mestre për t’iu nënshtruar një operacioni, por nuk ka mundur që t’u mbijetojë plagëve të marra.

Mjeti “Fiat” me të cilin po udhëtonte 18 vjeçari u nda në dysh, ndërsa babai i tij mbeti i plagosur rëndë dhe u dërgua në spital për të marrë ndihnmë mjekësore.

Do të përfaqësojë Shqipërinë sonte në Eurovision/ Flet Albina Kelmendi: “Shtetet e forta na shikojnë si konkurrentë…

Mbrëmjen e sotme do të zhvillohet nata e dytë e festivalit të madh të “Eurovizion Song Contest 2023” ku do të performojnë në skenën gjigande këngëtarja Albina dhe Familja Kelmendi me këngën “Duje” të cilët përfaqësojnë këtë vit Shqipërinë. Këngëtarja ka folur së fundmi gjatë një interviste në programin “Ditë pas Dite” nëpërmjet një lidhjeje Skype, ku tregoi për mirëpritjen që i është bërë këto ditë në Liverpool, emocionet për finalen dhe konkurrencën që ndjejnë shtetet e forta.

“Sot kemi pasur provën gjenerale të cilën do ta nxjerrim për pak kohë. Vlerësimi i BBC është me të vërtet i mrekullueshëm. Kemi shpresa dhe shumë emocione. Koreografia dhe performanca është e thjeshtë dhe e përshtatshme me këngën për të dhënë një mesazh shumë të rëndësishëm. Në skenë do të jemi 6 anëtarë të familjes.

Shqip do të flasë kënga dhe kemi kombinuar skenën dhe veshjen dhe nuk na ka mbetur asnjë element tjetër. Falë meje kanë filluar kurse të gjuhës shqipe nga kënga që do të këndohet shqip, madje edhe audienca e ka perceptuar shumë mirë. Shtetet e forta na shohin si konkurrentë. Votoni këngën “Duje”, na mbështetni sepse vetëm nuk mund t’ia dalim. Unë jam e bindur se ne do të arrijmë në finale sepse kemi dëgjuar që na kanë vlerësuar shumë. Jemi të gjithë të emocionuar secili në mënyrën e tij por gjithsesi emocione pozitive. Shpresojmë të bëjmë krenar të gjithë shqiptarët”, u shpreh Albina.

Për të votuar duhet të dërgoni një mesazh me tekstin “14” në numrin e shtetit ku ju jetoni sipas listës së mëposhtme.

Famë ‘e çmendur’ /Ja sa paguhet Luiz Ejlli për një performancë live! Këngëtari kthehet në fenomen…

Luiz Ejlli u kthye në një fenomen pas eksperiencës së tij në Big Brother Vip. Madje pas daljes së tij, këngëtari është shprehur me shaka se ndihet si Cristiano Ronaldo, prej famës dhe adhurimit nga publiku të cilin mesa duket nuk e priste të ishte kaq i “nxehtë”. Edhe pse e kishte lënë më herët, Luizi i është rikthyer edhe njëherë muzikës, por kësaj radhe me fansa dhe pagesë shumë herë më të lartë sesa dikur. Shifrën, këngëtari e ka treguar vetë në një emision.

Ai tregoi se paguhet 10 mijë euro për një performancë live.

Jori shfaqet në jaht me Noizyn(Foto)

Luizi nuk është i vetmi banor i BBV me të cilin Noizy është afruar pas mbarimit të spektaklit, pasi duket se një raport të mirë shoqëri ai ka krijuar edhe me modelen Jori Delli.Sot ata kanë publikuar disa fotografi të përbashkëta në story në Instagram, ku shihen në jaht. Jori duket shumë tërheqëse e veshur me bikini të bardha teksa ka pozuar në timonin e jahtit ndërsa Noizy i ka bërë edhe foto.

Nuk dihet se me ç’rast dyshja e kanë realizuar këtë udhëtim, megjithatë fansat kanë auduar se bukuroshja mund të jetë protagoniste në klipin e ri të reperit.

Ndahet nga jeta papritur ish-banorja e “Big Brother(Foto)

Ylli italian i ‘Big Brother’, Monica Sirianni është rrëzuar dhe ka ndërruar jetë në një lokal në Itali në moshën vetëm 37-vjeçare. Sipas mediave fqinje, ish-banorja u sëmur papritur të premten gjatë një mbrëmjeje me miqtë në Sauveria Mannelli, një qytet në provincën e Catanzaro.

Ndërkohë, shkaku i vdekjes ende nuk është përcaktuar….Ish-ylli televiziv u shfaq në sezonin e 12-të të versionit italian të reality show-t, i cili u transmetua midis 2011 dhe 2012. Ajo lindi në Australi nga prindër italianë që kishin emigruar nga rajoni jugor i Kalabrisë para se ajo të lindte….

Interi thyen mallkimin Milan në Champions dhe prek me një këmbë finalen….

Inter fiton ndeshjen e parë gjysmëfinale të Champions League teksa mposhtën Milanin me shifrat 0-2. Zikaltërit e zgjidhën shpejt ndeshjen teksa shënuan dy herë brenda tre minutave (8 dhe 11). I pari që hapi llogaritë e sfidën ishte Edin Dzeko që shënoi një gol të bukur pas një goditje këndi, ndërsa më pas Mkhitaryan dyfishoi pas një asisti nga Di Marco. Ofensiva e Interit vijoi të ishte e frikshme dhe Calhanoglu u ndal nga shtylla.

Më pas ishte Lautaro që fitoi një 11-metërsh, por që me ndërhyrjen e sistemit VAR, arbitri Gil Manzano e anuloi. Në vijim, Milan u mundua ta balanconte sfidën, por rezultati nuk ndryshoi. Në fraksionin e dytë, kuqezinjtë ishin më të prirur për të sulmuar .Rasti i artë mbërriti për Tonalin, por që mesfushori nuk pati fatin me vete dhe goditja e tij u stampua në shtyllë. Nga ana tjetër, Inter shfrytëzoi hapësirat në prapavijë dhe Dzeko i vetëm përballë Maignan gaboi në mënyrë të pafalshme, ashtu siç bëri edhe Gagliardini që u vonua dhe humbi një shans të shkëlqyer. Ne fund, 0-2 dhe Inter niset tejet i avantazhuar për ndeshjen e kthimit në rrugën për të siguruar një biletë për finalen e Stambollit.

NDESHJET E PARA

Real – Manchester City 1-1 (36′ Vinicius / 67′ De Bruyne) Milan – Inter 0-2 (8′ Dzeko, 11′ Mikitarian)

NDESHJET E DYTA

16/05 21:00 Inter – Milan 17/05 21:00 Real – Manchester City

FINALJA

10/06 21:00 (Ataturk, Stamboll).

Surprizë nga Luiz Ejlli dhe Donald Veshaj/ Publikojnë këngën e parë bashkë(Video)

Fama e Luiz Ejllit pas daljes nga Big Brother ka marr dimensione të tjera….Dhe menjëherë këngëtari nga Shkodra ka gati projekte të reja. Ka qenë Donald Veshaj ai që ka zbuluar projektin e ri të tij së bashku me Luiz Ejllin. Me anë të një video të postuar në Instagram ai ka zbuluar se bashkë kanë realizuar një këngë,

e cila pritet të dalë ditën premte. ‘2 shotsa’ është titulli i këngës.

Edhe pse 55 vjeç, befason Monika Lubonja :”Do pranoja të luaja në një film për të rritur…

Aktorja e njohur Monika Lubonja, e cila u bë akoma më shumë e ndjekur pas eksperiencës në “Big Brother Vip”, ka dhënë një intervistë për “After Party”, në të cilën i është përgjigjur disa pyetjeve me “spec”. E pyetur nëse do të zgjidhte midis një roli erotik, apo të mbyllte karrierën, Lubonja deklaroi se karrierës nuk i jep fund, ndaj do të zgjidhte personazhin erotik…

Po do ta bëjmë edhe filmin erotik po erdhi, e pranojmë. Karrierën jo”, tha ajo.