Interi thyen mallkimin Milan në Champions dhe prek me një këmbë finalen….

Inter fiton ndeshjen e parë gjysmëfinale të Champions League teksa mposhtën Milanin me shifrat 0-2. Zikaltërit e zgjidhën shpejt ndeshjen teksa shënuan dy herë brenda tre minutave (8 dhe 11). I pari që hapi llogaritë e sfidën ishte Edin Dzeko që shënoi një gol të bukur pas një goditje këndi, ndërsa më pas Mkhitaryan dyfishoi pas një asisti nga Di Marco. Ofensiva e Interit vijoi të ishte e frikshme dhe Calhanoglu u ndal nga shtylla.

Më pas ishte Lautaro që fitoi një 11-metërsh, por që me ndërhyrjen e sistemit VAR, arbitri Gil Manzano e anuloi. Në vijim, Milan u mundua ta balanconte sfidën, por rezultati nuk ndryshoi. Në fraksionin e dytë, kuqezinjtë ishin më të prirur për të sulmuar .Rasti i artë mbërriti për Tonalin, por që mesfushori nuk pati fatin me vete dhe goditja e tij u stampua në shtyllë. Nga ana tjetër, Inter shfrytëzoi hapësirat në prapavijë dhe Dzeko i vetëm përballë Maignan gaboi në mënyrë të pafalshme, ashtu siç bëri edhe Gagliardini që u vonua dhe humbi një shans të shkëlqyer. Ne fund, 0-2 dhe Inter niset tejet i avantazhuar për ndeshjen e kthimit në rrugën për të siguruar një biletë për finalen e Stambollit.

NDESHJET E PARA

Real – Manchester City 1-1 (36′ Vinicius / 67′ De Bruyne) Milan – Inter 0-2 (8′ Dzeko, 11′ Mikitarian)

NDESHJET E DYTA

16/05 21:00 Inter – Milan 17/05 21:00 Real – Manchester City

FINALJA

10/06 21:00 (Ataturk, Stamboll).

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.