Nga thika e gjatë 18 cm tek kamerat në shtëpi/ Tefta Malaj jep dëshminë për hetuesit: “Ishte aq xheloz sa…

Hetuesit italianë kanë marrë mëngjesin e kësaj të premteje dëshminë e Tefta Malajt, 39-vjeçares shqiptare e cila mbeti e plagosur me thikë nga bashkëshorti i saj, Taulant Malaj. Ngjarja e rëndë ndodhi fundjavën që lamë pas në apartamentin ku jetonte familja shqiptare në Torremaggiore të Foggia-s, në Itali. 45-vjeçari vrau fqinjin e tij italian Massimo De Santis dhe vajzën e tij 16-vjeçare, duke i goditur barbarisht me thikë.

Tefta mori plagë të shumta dhe që prej asaj nate ndodhet në spital, ku dhe u mor në pyetje nga hetuesit italianë. Sipas asaj që shkruan ANSA, ajo u ka treguar atyre se bashkëshorti ishte shumë posesiv dhe se ishte aq xheloz sa ia kishte ndaluar të kishte kontakte me njerëz të tjerë, apo të dilte nga shtëpia për të pirë një kafe me shoqet.

Vitin e fundit, sipas dëshmisë së përcjellë nga agjencia italiane e lajmeve, sjellja e tij ishte përkeqësuar edhe më shumë, për lidhjen jashtëmartesore që ai dyshonte se gruaja kishte me 51-vjeçarin Massimo De Santis. Një lidhje që gruaja e ka mohuar në mënyrë kategorike, duke thënë se bëhej fjalë vetëm për një miqësi të thjeshtë.

Sa i përket armës së krimit, Tefta mësohet të jetë shprehur se nuk e kishte parë kurrë më parë në shtëpi atë thikë, e gjatë 18 centimetra, e që me gjasë 45-vjeçari e kishte siguruar kohë më parë.

Tefta konfirmoi po ashtu të gjithë dinamikën e krimit të dyfishtë dhe plagosjes së saj, e cila është shfaqur edhe në videot e regjistruara nga kamerat e vendosura në shtëpi, por edhe nga vetë rrëfimi i burrit të saj. Sipas asaj që shkruan ANSA, hetuesit janë përqendruar në mënyrë të veçantë tek marrëdhënia mes bashkëshortëve.

Marrja në pyetje, që u zhvillua në repartin e kirurgjisë në spitalin e Foggia-s zgjati rreth 2 orë. E pranishme mësohet se ishte edhe e ëma e Teftës.

Ndërkohë, kanë dalë edhe rezultatet e autopsisë. Kështu, Massimo De Santis u vra me 23 goditje me thikë, ndërsa 16-vjeçarja Jessica me 6 goditje në kraharor. 45-vjeçari Taulant Malaj vrau fillimisht fqinjin, i bindur se kishte një lidhje me bashkëshorten e tij. Më pas i mori jetën të bijës, gjatë kohës që kjo e fundit tentonte të mbronte të ëmën. Tefta Malaj po ashtu para hetuesve mësohet të jetë shprehur se kamerat në shtëpi, në dhomën e ndenjes dhe atë të gjumit, i kishte vendosur për të kontrolluar të shoqin, pasi kishte mësuar se ai ngacmonte seksualisht Jessica-n, kur ajo ishte 14-vjeçe. 39-vjeçarja vijon të jetë e shtruar në spital, ndërsa varrimi i vajzës së saj, ANSA shkruan se mund të mbahet në Shqipëri./Klan

“Më ‘prekën’ nënën dhe motrën/ Luizi përlotet në studio: “Kam pasur ca borxhe që të laj….

Fituesi i Big Brother VIP2 Luiz Ejlli, ka treguar mbremjen e sotme në “Më lër të flas”, ‘feedbackun” që ka marrë pas BBV nga ndjekësit. Paçka komenteve pozitive, Luizi tha që është prekur shumë nga ato negativet, të cilat kanë prekur edhe familjen e tij. Ai tha se familja e tij, pra nëna dhe motra janë akuzuar për mbledhjen e parave në emër të Luizit dhe se i kanë mbajtur për vetë, por Luizi deklaroi publikisht se ato para do të përdoren për të blerë shtëpinë e një familjeje në nevojë.

“Gjatë qëndrimit tim brenda Instagrami është hapur dhe ka arritur shifra shumë të mëdha. Shumë njerëz jashtë kanë thënë, kam pasur ca borxhe që të laj, nuk kanë qenë të mëdha me i krahasu me sa kam fituar janë qesharake, por skam pasur mundësi realisht duke marrë parasysh rrogën shpenzimet, qiranë nuk ia dilja me i la. Sot i kam të hequra. Shumë njerëz kur e dëgjuan këtë rrëfim kanë kontaktuar nënën time dhe motrën dhe i kanë thënë duam ta ndihmojmë këtë djalë për qejf pa interes.

I kanë thënë të hapin një “GoFundMe” ku të depozitojnë para dhe e kanë hapur nëna me motrën dhe për 2 ditë janë mbledhur 20 mijë dollarë dhe më është thënë në dhomë rrëfimi nga stafi që është hapur dhe nëse dëshiroj të mbyllet apo të vazhdojë dhe u ndjeva shumë keq sikur do të më mëshirojnë dhe i thashë të mbyllet në mënyrë të menjëhershme.

Kur është mbyll ata kanë thënë që familja kanë dashur të abuzojnë me djalin që është brenda dhe i kanë marrë lekët për vete. Unë sot them para të gjithëve që atë shumë që është mbledhur 20 mijë dollarë, sapo të më kalojnë do e përdor për të blerë një banesë për një familje në nevojë kudo në Shqipëri e do të lidhem me shoqatat. Përveç stresit e gjësë së madhe që është bërë jashtë, gjëja që më ka vrarë më shumë është që njerëzit po hedhin baltë mbi nënën e motrën, është shumë e rëndë se nuk të do askush më shumë se nëna.”– tha Luizi

Përgjaken rrugët/ Tjetër aksident i rëndë ,humb jetën një grua, plagosen 3 të tjerë…

Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Selenicë të Vlorës, ku një grua ka humbur jetën ndërsa tre persona të tjerë janë plagosur. Mjeti tip “Renault” ka dalë nga rruga në zonën e Bishtit të Malit, ku viktima është një grua rreth 69-vjeçe. Policia tha se shtetasi S. K., rreth 28 vjeç, duke drejtuar automjetin tip “Opel”, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e mjetit dhe si pasojë ka dalë nga rruga.

Si pasojë e aksidentit ka ndërruar jetë shtetasja T. K., rreth 69 vjeçe, pasagjere në këtë automjet. Gjithashtu kanë ngelur të dëmtuar drejtuesi i automjetit si dhe 2 pasagjerët e tjerë, shtetasit A. K., dhe M. K. Ata u dërguan në spital, ku nuk dihet si është gjendja e tyre. Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor, i cili po kryen veprimet e mëtejshme në lidhje me zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

Më erdhi keq për kandidatët për kryetar bashkie….Kur kam arritur në Shkodër pashë shumë postera për mua….

Luizi ishte i ftuari special mbrëmjen e sotme në “Më Lër Të Flas”, ku ka dhënë intervistën e parë pas daljes nga BBVIP. Ai ka treguar se menjëherë pas spektaklit ka shkuar direkt në Shkodër, ndërsa foli dhe për përfshirjen e tij në fushatën elektorale. Ai tha se Benet Becin e ka përmendur pa e ditur që ishte kandidat për kryetar bahskie në Shkodër.

Sa dola, direkt kam shkuar në shtëpi, kam marrë makinë dhe shkova në Shkodër. Dhe madje më ndaloi një polic se isha shpejt. Më tha kur dole. Kur kam arritur në Shkodër pashë shumë postera për mua. Më erdhi keq për kandidatët për kryetar bashkie sepse kisha më shumë postera unë se sa ata.

3 kandidatë më erdhën në shtëpi. Unë u thashë që kam fituar një spektakël, kam fituar zemrat e publikut me këtë shoë. Nuk më duket e drejtë të përfshihem në politikë.”-

Unë isha brenda që më 24 dhjetor dhe nuk e dija në kishte zgjedhje apo jo. Që më 21 nuk kam pasur kontakt me asnjë as njerëz, as telefon. Unë nuk e dija kush ishte kandidat, apo të dija çbëhej me Benet Becin. Unë e lashë deputet. Kur mu kërkua nga vëllai i madh të bëja linjën e jetës, unë e kam përmendur Benetin se njeriun që më ndihmoi. Ishte i vetmi që më ndihmoi.”- tha Luizi.

Dikush i ka “vjedhur” zemrën/ Klajdi Haruni publikon foton e veçantë….

Klajdi Haruni është një ndër këngëtarët më të dashur për publikun shqiptar dhe jo vetëm. Artisti Korçar është shumë aktiv në rrjetet sociale, ku ndan momentetet më të bukura me fansat e tij. Por sa i përket jetës private këngëtari është shumë i rezervuar. Së fundmi ai ka vendosur të zbulojë një detaj të vogël i cili na bën të mendojmë se dikush i paska “vjedhur” zemrën atij.

Klajdi Haruni ka ndarë një foto në Instastory, nga ishujt tropikalë, ku shihet dora e të dashurës së tij, shoqëruar me një zemër. Mbetet që këngëtari të zbulojë në vijim emrin apo edhe detaje të tjera për lidhjen e tyre.

E rëndë/ Gruaja godet me thikë burri, përfundon në spital…

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në zonën e Paskuqanit në Tiranë. Paraprakisht mësohet se një shtetase, gjatë një konflikti ka goditur me thikë bashkëshortin e saj, shtetasin A. Sh., 25 vjeç. Si pasojë i riu ka mbetur i plagosur dhe ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Paskuqan/Informacion paraprak:     
Më datë 12.05.2023, rreth orës 20:50, në Paskuqan, shtetasja R. A., dyshohet se gjatë një konflikti, ka goditur me mjet prerës bashkëshortin e saj, shtetasin A. Sh., 25 vjeç. Si pasojë 25-vjeçari është dëmtuar dhe ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Stresi ironizon Luizin/ Poston foton me Berishën: ‘Është e lehtë të shitesh ,Berishian deri në vdekje…

Stresi i ka treguar për vite me radhë bindjet e tij politike që kanë mbetur të njëjta. Ai është demokrat i flaktë dhe së fundmi ka gjetur rastin të hedhë ca thumba për ata që ndërrojnë sipas interesave, siç thotë ai, preferencat e tyre. Postimi i fundit i Stresit në rrjete sociale interpretohet nga publiku si një thumb për Luiz Ejllin, ish-konkurrentin e “BBV” që brenda shtëpisë shprehej mbështetës i Berishës.

Berishian deri në vdekje, besnik deri në fund të idealeve dhe bindjeve të mia personale. Është shumë e thjeshtë të shitesh në ditët e sotit”, shkruan Stresi krahas një fotoje të shkrepur në vitin 1997, ku Stresi shihet krah Berishës.

Olta Gixhari tregon haptazi raportin me Luizin dhe Kiarën: “Mirë me dhëndrin, keq me nusen…

Gjatë gjithë këtij edicioni të dytë, Olta Gixhari padyshim ka qenë një nga personazhet më të përfolur dhe gjithçka që ajo thotë apo bën edhe pas përfundimit të rrugëtimit të saj tërheq shumë vëmendje. Vetëm pak më parë, teksa ka zgjedhur t’i përgjigjet disa pyetje nga ndjekësit e saj në një seri Instastory-sh, aktorja na ka treguar haptazi raportin me çiftin Kiara-Luiz.

Fillimisht, e pyetur nga një ndjekës se përse u soll ashpër me Kiarën dhe e quajti ‘zonjë e kulluar’ nga video promo që është publikuar nga ‘Post Big Brother’, ajo është përgjigjur:

“Unë iu drejtova me të njëjtën fjalë që Kiara përdori për veten e saj “jam e kulluar” dhe ju e dini që unë s’ta përtoj dhe as nuk luftoj për disa ‘followers’ më shumë.”- shkruan ajo.

E pyetur gjithashtu nëse ka më komunikim me Luizin pas përfundimit të spektaklit, Olta është shprehur:

“Po flasim familjarisht”

Olta ka zbuluar se do e shohim me një film duke lënë fansat kuriozë për më shumë. “Një film me një kast që as ju shkon në mendje”, u përgjigj ajo.

Çudira Shqiptare/ U kapën me pako ushqimore, shoqërohen 2 punonjës të bashkisë….

Një furgon në administrim të Drejtorisë Ekonomike të Drejtorisë Arsimore të Shkodrës, është kapur me 50 qese me ushqime. Lajmin e ka bërë të ditur policia përmes një njoftimi, ku thuhet se lidhur me këtë rast janë shoqëruar në polici 2 persona, punonjës të Bashkisë së Shkodrës.

Shkodër/Informacion paraprak

Rreth orës 13:00, shërbimet e Policisë kanë ndaluar për kontroll, automjetin me drejtues shtetasin P. D., 49 vjeç dhe pasagjer shtetasin M. V., 63 vjeç. Gjatë kontrollit në këtë automjet janë gjetur 50 qese me ushqime të ndryshme. Pas verifikimeve ka rezultuar se automjeti ishte në administrim të Drejtorisë Ekonomike të Drejtorisë Arsimore Shkodër.

Shtetasit P. D. dhe M. V. (punonjës të bashkisë Shkodër), janë shoqëruar në ambientet e Policisë, së bashku me shtetasin E. I., 31 vjeç, me detyrë Drejtor i Drejtorisë Ekonomike të Drejtorisë Arsimore Shkodër, për t’u pyetur në lidhje me këtë rast. Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Shkodër, vijon veprimet e thelluara procedurale dhe hetimore, për sqarimin e rrethanave të këtij rasti.

‘Në vend që të isha i lumtur, jam me lot në sy’…/Luizi flet pas fitores së BBV…

Luiz Ejlli do të bëjë sonte një rrëfim ekskluziv në intervistën e tij të parë pas fitores së Big Brother VIP. Këngëtari është i ftuar në emisionin e Donald dhe Romeo Veshajt “Më lër të flas”. Në promon e emisionit Luizi shfaqet me lot në sy dhe shprehet se nuk është i lumtur në këtë moment.

Pak ditë më parë fituesi i BBV tregoi se pas daljes nga shtëpia menjëherë ka shkuar në Shkodër pasi nëna e tij nuk ka qenë mirë nga ana shëndetësore. Mbetet të presim për të mësuar më shumë në rrëfimin e Luizit.

Ermal Mamaqi sulmon Luizin: “Ka një afat skadence shumë të shkurtër, do bjerë efekti shumë shpejt…

Ermal Mamaqi, i ftuar në TopAlbania Radio, ka bërë një deklaratë jo edhe aq pozitive në lidhje me fituesin e Big Brother Albania Vip, Luiz Ejlli. Ai ka deklaruar se persona të cilët hyjnë në këtë format janë persona që nuk kanë asgjë për të humbur, ndërsa ka “parashikuar” se fama e tij do të zbehet shumë shpejt me nisjen e edicionit të ri BBVA3.

Është fenomeni i momentit dhe është e drejtë të jetë sepse është futur ALL In aty. Me sa kemi parë në 100 BB që kanë ikur, ka një afat shumë të shkurtër skandence pasi mbaron BB, pa paragjykuar duket se fama e tyre mbaron me spektaklin, megjithatë jehona vijon edhe ca kohë.

Kush më thonë wow shiko sa i/e mirë, kam një pyetje: Ku ishin para BB, pse nuk kishin bërë hajër? Pse gjithë kjo epidemi, pse këto vlera të proklamuara dhe benefite. Është efekt i formatit, të cilin e fitojnë ata që nuk kanë asgjë për të humbur. Kush ka një listë të gjatë me gjëra për të bërë nuk gjen kohën të futet brenda. Të futem unë aty humb lekë për çdo ditë që jam aty.

Është e mbivlerësuar e gjitha dhe do bjerë efekti shumë shpejt sepse do nisë një tjetër BB e do merremi me personazhe të tjerë”, ka deklaruar ai.

Përplasjet për zhvendosjen e finales së Champions League nga Stambolli/ UEFA del me qendrim zyrtar…

Kohëve të fundit është përfolur shumë për një zhvendosje të finales së UEFA Champions League nga Stambolli në një vend tjetër. Kjo gjë nuk do të ndodhë dhe ka qenë vetë shtëpia më e madhe e futbollit në Europë (UEFA) që e ka konfirmuar. Duke marrë shkas nga disa lajme të pabazuara të publikuara në media, UEFA dëshiron të qartësojë edhe një herë pozicionin që kemi në lidhje me finalen e Champions League 2023. Siç është programuar, ndeshja do të zhvillohet në Stamboll në 10 qershor 2023. UEFA nuk ka asnjë përplasje me institucionet politike, qeveritë apo federatat kombëtare”, thekson UEFA.

Finalja e UEFA Champions League 2022/23 do të zhvillohet në Stadiumin Olimpik Atatürk të Stambollit të shtunën më 10 qershor 2023.

Humbi jetën në Suedi/ Familjarët e Laurenit nga Korça kërkojnë ndihmë për ta sjellë trupin në Shqipëri….

Më datë 8 maj, vetëm para pak ditësh një i ri nga Korça ka mbetur i vrarë në Suedi. Nuk dihet shumë për rrethanat e ngjarjes, por ajo që mësohet sipas JOQ Albania është se autorët janë bashkëmoshatarë të viktimës, Lauren Spaho, vetëm 20 vjeç. Pavarësisht kësaj, familjarët e viktimës, kërkojnë ta sjellin trupin në Korçë, aty ku Spaho ka lindur dhe ka një pjesë të madhe të të afërmve të tyre. Siç dihet, ky është një mision shumë i kushtueshëm dhe një pjesë e madhe e familjeve nuk kanë aftësinë ta përballojnë.

Kështu ndodh edhe me familjen Spaho, e cila i kërkon ndihmë të gjithë shqiptarëve për plotësuar një shumë prej rreth 30 mijë eurosh, në mënyrë që trupi i Laurenit, i larguar nga atdheu për një jetë më të mirë, por me një fund tragjik, të prehet në tokën e tij.

LINKU KU MUND TË NDIHMONI FAMILJARËT E LAUREN SPAHO

Për të ndihmuar në këtë është hapur një llogari në “Go Fund Me” nga tezja e Laurenit, Sonila Ceno, e cila kërkon që të gjithë shqiptarët të ndihmojnë prindërit e viktimës në këtë mision të fundit ndaj djalit të tyre.

Përshëndetje, unë quhem Sonila dhe po mbledh fonde për shpenzimet funeralit të nipit tim. Ju lutemi të na ndihmoni ta kalojmë këtë moment të vështirë. Është shumë e vështirë për familjen time, sepse nuk mund t’i përballojnë shpenzimet.

Djali në foto është nipi im, i cili u vra në Suedi. Ai ishte vetëm 20 vjeç. E kemi të vështirë ta çojmë trupin e tij në Shqipëri. Na kërkojnë të paktën 25 mijë dollarë për ta kthyer trupin në shtëpi”, shkruan e afërmja e Spahos në llogarinë e hapur.

Anxhela Peristeri flet për bashkëpunim me Luiz Ejllin: “Do dëshiroja një baladë….

Këngëtarja Korçare shume e dashur për publikun, Anxhela Peristeri, ishte sot e ftuar në emisionin “Live from Tirana”, ku ka folur për bashkëpunimin e saj të fundit me G-Banin. Ata kanë risjellë hitin e G-Banit të vitit 2006 me Crazy Girl, “Të dua”.Por jo vetëm kaq, pasi Anxhela ka zbuluar edhe se si do të jetë ky sezon veror për të.

Nuk bëj krahasime. Kënga “Habibi” që solla vjet në verë ka dalë në korrik, ka qenë e paplanifikuar. Këtë e kam nxjerrë që në maj, e kam hapur që në fillim sezonin. Jam nga ato që nuk i duroj xhirimet e videoklipeve. Por është diçka që duhet ta bëj, por e bëj me vështirësi. Por procesi i regjistrimit në studio më pëlqen shumë”, tha këngëtarja e njohur.

E pyetur se çfarë e bën një këngë hit, Peristeri u shpreh: “Këngën e bën hit veçantia. Tregu është tejmbushur, këngëtarët janë bërë si fabrikë. Duhet të gjesh diçka të veçantë, një këngë të veçantë. Unë kam filluar të mos nxjerr shumë këngë. Dua të nxjerr këngë që të ngelin gjatë, jo thjesht për numër”.

Pjesë nga intervista:

Në fund të ditës, a mendon se ia vlen i gjithë mundi dhe lodhja?

Për sa kohë bëj atë që dua, ia vlen gjithmonë. Kam nxjerrë këngë që dua të nxjerr, jo që duhet të nxjerr.

A ke gabuar ndonjëherë në karrierë?

Jo.

Nga ana tjetër, ti ishe e pranishme edhe në “afterparty” që u bë për “Big Brother VIP” ku performove këngët e tua. Si tu dukën banorët e “Big Brother VIP” dhe kush po e shijonte më shumë kur po këndoje?

Efi, sepse e kisha përpara meje. Banorët ishin të gjithë aty përpara. I falënderoj sepse kanë qenë shumë mbështetës, i këndonin dhe i kërcenin këngët e mia. Nuk kam shumë njohuri për “Big Brother”. Kam filluar ta ndjek këto katër vitet e fundit. Showbiz-i zakonisht kështu është, puthu e shahu prapa krahëve. Ata që kanë qenë të vërtet me njëri-tjetrin do të vazhdojnë të jenë, ata që nuk kanë qenë nuk do të jenë.

Ti këndove gjithashtu dhe me Luizin dhe videoja bëri xhiron e rrjetit. A mendon të bësh një duet me të?

Kur kam qenë e ftuar në BBV, Luizi, Kristi, Maestro dhe Olta kanë qenë në burg dhe nuk ishin të pranishëm. Prandaj e këndova aty dhe Luizi u afrua ta këndonim bashkë. Dueti më pëlqeu shumë sepse ai përshtatet me natyrën time. Mendoj që do dëgjohej shumë bukur me zërat tanë, siç edhe ndodhi për aq sa zgjati. Nëse do të kishte një bashkëpunim mes meje dhe atij, do preferoja të ishte një baladë. Ai ka një zë shumë të ngrohtë dhe kjo do të na shkonte më shumë.

Do të kemi këngë të reja së shpejti?

Doja dhe një hit për verën, por nuk më ka ardhur diçka që të më ngrohë mjaftueshëm. Për momentin do mjaftohem me këtë me G-Bani, që do të mbulojë të tre muajt e verës. Më pas vjen një tjetër këngë në tetor.