Humbi jetën në Suedi/ Familjarët e Laurenit nga Korça kërkojnë ndihmë për ta sjellë trupin në Shqipëri….

Më datë 8 maj, vetëm para pak ditësh një i ri nga Korça ka mbetur i vrarë në Suedi. Nuk dihet shumë për rrethanat e ngjarjes, por ajo që mësohet sipas JOQ Albania është se autorët janë bashkëmoshatarë të viktimës, Lauren Spaho, vetëm 20 vjeç. Pavarësisht kësaj, familjarët e viktimës, kërkojnë ta sjellin trupin në Korçë, aty ku Spaho ka lindur dhe ka një pjesë të madhe të të afërmve të tyre. Siç dihet, ky është një mision shumë i kushtueshëm dhe një pjesë e madhe e familjeve nuk kanë aftësinë ta përballojnë.

Kështu ndodh edhe me familjen Spaho, e cila i kërkon ndihmë të gjithë shqiptarëve për plotësuar një shumë prej rreth 30 mijë eurosh, në mënyrë që trupi i Laurenit, i larguar nga atdheu për një jetë më të mirë, por me një fund tragjik, të prehet në tokën e tij.

LINKU KU MUND TË NDIHMONI FAMILJARËT E LAUREN SPAHO

Për të ndihmuar në këtë është hapur një llogari në “Go Fund Me” nga tezja e Laurenit, Sonila Ceno, e cila kërkon që të gjithë shqiptarët të ndihmojnë prindërit e viktimës në këtë mision të fundit ndaj djalit të tyre.

Përshëndetje, unë quhem Sonila dhe po mbledh fonde për shpenzimet funeralit të nipit tim. Ju lutemi të na ndihmoni ta kalojmë këtë moment të vështirë. Është shumë e vështirë për familjen time, sepse nuk mund t’i përballojnë shpenzimet.

Djali në foto është nipi im, i cili u vra në Suedi. Ai ishte vetëm 20 vjeç. E kemi të vështirë ta çojmë trupin e tij në Shqipëri. Na kërkojnë të paktën 25 mijë dollarë për ta kthyer trupin në shtëpi”, shkruan e afërmja e Spahos në llogarinë e hapur.

Për t’u bërë pjesë e grupit "KorcaBlog.com" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.

Na ndiqni: