Aksident i frikshëm në Maliq/ Autobusi përplaset me kamionin, plagoset shoferi(Video)

Një autobot që transportonte lëndë djegëse dhe një autobus i linjave ndërkombëtare janë përplasur me njëri-tjetrin në aksin Korçë-Pogradec, në Vloçisht të Maliqit. Nga përplasja ka mbetur i plagosur drejtuesi i autobusit, i cili mbeti i bllokuar në mjet dhe u desh ndërhyrja e zjarrfikësve për ta nxjerrë prej tij. Sipas policisë, mjeti autobot ka dalë nga një pikë karburanti, kur është goditur nga autobusi, i cili më pas ka përplasur edhe një automjet tjetër.

NJOFTIMI I POLICISE:

Më datë 12.05.2023, rreth orës 13:00, në aksin rrugor “Korçë-Pogradec”, pranë fshatit Vloçisht, Maliq, automjeti kamion tip “Volvo” me drejtues shtetasin V. M., është përplasur me automjetin autobus tip “Benz” me drejtues shtetasin G. M. Për pasojë është dëmtuar drejtuesi i autobusit shtetasi G. M., i cili po transportohet për ndihmë mjekësore, në spitalin e Korçës.

Me drejtuesin e automjetit kamion, shtetasin V. M., po kryhen veprimet e mëtejshme procedurale. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave dhe përcaktimin e shkaqeve të aksidentit.

E rëndë në Itali / 6-vjeçarja mbytet duke ngrënë mocarela…

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në provincën e Foggia, në Vieste, Itali. Një vajzë 6-vjeçare ka ndërruar jetë pasi përtypi një copë mocarela. Lajmi është bërë i ditur nga kryetari i Bashkisë, Giuseppe Nobiletti i cili shprehu ngushëllimet e tij me një postim në rrjetet sociale.

Jam thellësisht i pikëlluar që mësova lajmin tragjik të zhdukjes së Aurora Conte. i Vieste-s vetëm gjashtë vjeç. Mbetemi pa fjalë përballë fatalitetit të një jete që ndërpritet në moshë kaq të hershme dhe ndjejmë shqetësimin e thellë të saj. Në emër tim dhe të qytetit, i shpreh ngushëllimet më të thella familjes së Aurorës, me shpresën që ajo të gjejë ngushëllim në kujtimin e buzëqeshjes dhe pafajësisë së saj, si dhe forcën për të kapërcyer dhimbjen e kësaj tragjedie të madhe”, shkroi ai.

U kualifikua në finalen e Eurovison/ Reagon Albina Kelmendi:” Me ju te
shtunen plot krenari e sukses! Ju dua….

Përfaqësuesja e Shqipërisë në Eurovision, Albina Kelmendi dhe familja e saj tërhoqën vëmendjen e publikut, pasi u kualifikuan të parët në finalen e Eurovisionit, që po mbahet në Liverpool. Menjëherë pas përfundimit të mbrëmjes, u shpreh : E kam zemren plot! Emocione unike e shume te medha! E dija, ju kam ndjere qe jeni me mua qe nga Dhjetori e deri me sot. Kam besuar qe bashke do t’ja dilnim e ja ku jemi! Bashke drejt finales, me ju te shtunen plot krenari e sukses! Ju dua”

Ndër të tjera, Albina bëri një deklaratë për Shqipërinë e Madhe, që u bë lajm në shumë media të huaja tha: “Ne jemi të një gjaku, të së njëjtës nacionalitet, Kosova dhe Shqipëria janë si vëlla dhe motër dhe ne kemi një nënë që është Shqipëria e Madhe”, tha Kelmendi.

Rrëfimi i dytë i Taulant Malajt: “Tefta kishte një vit që më tradhtonte, e vrava se u pushtova nga djalli…

Më erdhi djalli në kokë, kur pashë Masimon ulur në pragun e hyrjes sime“. Kështu ka deklaruar në dëshminë e dytë për autoritet italiane 45-vjeçari nga Selenica e Vlorës, Taulant Malaj, autor i krimit makabër, ku vrau me thikë vajzën e tij, Xhesikën 16 vjeçe, plagosi gruan e tij, Teftën dhe vrau edhe shtetasin italian Massimo Desanties me të cilin dyshonte se e tradhtonte gruaja. Taulant Malaj pretendon që e gjeti italianin tek dera, kohën kur kuptoi që bashkëshortja e tij po shkruante SMS në cel. Fillimisht e pyeti, çfarë do t’i tek pragu im.

Shqiptarin nuk e bindi përgjigja e viktimës, i cili u justifikua se kishte ngatërruar hyrjen, por nxitoi dhe mori thikën në kuzhinë, e sulmoi atë dhe e qëlloi 20 herë në trup dhe në kokë. I gjakosur, siç e përshkruajnë mediat vendase, Taulant Malaj futet brenda me thikë në dorë, me qëllimin për të vrarë gruan në dhomën e gjumit. Thotë se nuk e kuptoi kur e bija, Xhesika i doli para në mbrojtje të nënës së saj, dhe e goditi edhe atë disa herë me thikë.

As që e kuptova se ishte ajo. Fatkeqësisht, Xhesika e gjeti veten në kohën e gabuar.”- thotë ai.

Pasi mbaroi punë me Xhesikën, Taulanti nuk u ndal dhe donte të finalizonte misionin e tij për të vrarë gruan . Të dy bashkë u kacafytën nga dhoma tek kuzhina, ku ndodhej edhe djali 5 vjeç. Kur pa Teftën të shtrirë dhe të mbuluar me gjak, mendoi se vrau plotësisht. Taulanti doli jashtë, dhe u kthye brenda duke filmuar masakrën. Në këtë moment kërkon të birin, të cilin avokatët mohojnë që kishte për qellim për ta vrarë. Në 01.52 e 7 majit, telefonata në 118 u bë nga Tefta Malaj. Në videot e filmuara nga autori Tefta shfaqet duke i thënë çfarë ke bërë, kurse ai ‘do tu vras të gjithëve duke e akuzuar për tradhti.

Taulant Malaj u tha hetuesve se kishte spiunuar me kamerat e shtëpisë takimet e gruas dhe fqinjit. Sipas tij nisi para një viti kur Tefta bëri një aksident rrugor me Massimon. Një ditë dëshmon Malaj, Massimo ma solli gruan tek furra duke thënë se ajo ishte e sëmurë, një ditë tjetër i bëri xhiro me Masserati, pastaj hanin dreka së bashku, e telefonoja dhe ajo nuk përgjigjej.

‘Një ditë tjetër gruaja ime dhe Xhesika shkuan në Termoli dhe makina e tyre u fik se kishte mbaruar bateria dhe ato thirrën për ndihmë Massimon dhe jo mua’, thotë Malaj.

Të gjitha këto sipas tij, ngritën dyshimin për tradhti, por ende hetuesit dhe avokatët e Malaj nuk kanë vërtetuar zyrtarisht këtë lidhje që dyshohet se u bë shkak për tragjedinë. Mbrëmjen e së mërkurës Tefta Malaj është takuar me djalin 5 vjeçar për herë të parë pas ngjarjes. Ndërsa pak ditë më parë Tefta Malaj foli për mediat shqiptare duke thënë se babai kishte ngacmuar seksualisht vajzën 15 vjeçare dhe prej dy vjetësh Xhesika nuk i fliste babait të saj….

Aksident i rëndë pranë TEG-ut, vdes shoqëruesi i ambasadorit rus në Tiranë(Video)

Një aksident i rëndë ka ndodhur pak pas mesnate në Tiranë. Mësohet se makina e përfshirë në aksident, model “Hyundai Tucson” me targa “CD”, është përplasur në rrugën Sauk-Teg. Për pasojë ka ndërruar jetë 36-vjeçari Sergei Mironov, shoqëruesi i ambasadorit rus në Tiranë, Mihail Afanasiev, ndërsa mbeti i plagosur drejtuesi i automjetit shtetasi A. K., 30 vjeç, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve

Mjeti me targa diplomatike mësohet se fillimisht është përplasur me barrierat anësore dhe për shkak të shpejtësisë së madhe është spostuar disa herë e më pas është përplasur me trafik ndarësen dhe është përmbysur në rrugë. Si pasojë e aksidentit, mjeti është shkatërruar totalisht. Llogaritet qe makina ka qenë me një shpejtësi rreth 180 km/h.

Gjithashtu hetuesit raportojnë se automjeti me targa diplomatike ka shkelur disa herë rregullat e qakurllimit rrugor dhe është shpallur me Alert. Lidhur me këto shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor ishte vendosur në dijeni edhe Ambasada e Rusisë në Tiranë. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

Eurovision 2023/ Shqipëria kualifikohet e para në finalen e madhe…

Shqipëria ka shkruar historinë në Eurovision, duke u kualifikuar e para për në finalen e madhe të këtij kompeticioni të rëndësishëm duke shkarkuar kështu emocionet dhe pritur finalistët e tjerë… Albina ra në sy për vokalin e saj dhe në internet shumë njerëz e komplimentojnë për vokalin. Në të tjera komente, disa vlerësojnë faktin që kënga përmban motive ballkanase….

Shqipëria u ngjit në skenë e katërmbëdhjeta, nga gjashtëmbëdhjetë performanca në total. Nga nata e parë, në finale kaluan Norvegjia, Serbia, Portugalia, Krocia, Zvicra, Izraeli, Moldavia, Suedia, Çekia dhe Finlanda. Albina dhe Familja Kelmendi i sigurojnë Shqipërisë një vend dhe një shpresë më shumë për të qenë krah shteteve të mëdha që marrin pjesë në Eurovision 2023 duke e bërë edhe më të afërt ëndrrën për fitore.