Aksident i frikshëm në Maliq/ Autobusi përplaset me kamionin, plagoset shoferi(Video)

Një autobot që transportonte lëndë djegëse dhe një autobus i linjave ndërkombëtare janë përplasur me njëri-tjetrin në aksin Korçë-Pogradec, në Vloçisht të Maliqit. Nga përplasja ka mbetur i plagosur drejtuesi i autobusit, i cili mbeti i bllokuar në mjet dhe u desh ndërhyrja e zjarrfikësve për ta nxjerrë prej tij. Sipas policisë, mjeti autobot ka dalë nga një pikë karburanti, kur është goditur nga autobusi, i cili më pas ka përplasur edhe një automjet tjetër.

NJOFTIMI I POLICISE:

Më datë 12.05.2023, rreth orës 13:00, në aksin rrugor “Korçë-Pogradec”, pranë fshatit Vloçisht, Maliq, automjeti kamion tip “Volvo” me drejtues shtetasin V. M., është përplasur me automjetin autobus tip “Benz” me drejtues shtetasin G. M. Për pasojë është dëmtuar drejtuesi i autobusit shtetasi G. M., i cili po transportohet për ndihmë mjekësore, në spitalin e Korçës.

Me drejtuesin e automjetit kamion, shtetasin V. M., po kryhen veprimet e mëtejshme procedurale. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave dhe përcaktimin e shkaqeve të aksidentit.