Rogert Sterkaj shpërthen ndaj Agron Llakajt pas rikthimit në “Portokalli”: “Shite shpirtin dhe b*thën…”

Ish-banori i “Big Brother VIP Albania 5”, njëherazi gazetar sportiv, Rogert Sterkaj, ka bërë një reagim të ashpër në rrjetet sociale, duke thumbuar humoristin e njohur Agron Llakaj.

Përmes një postimi, Sterkaj ka përdorur gjuhë të fortë ndaj Llakajt, duke ngritur akuza për rikthimin e tij në emisionin e humorit “Portokalli”, pjesë e televizionit Top Channel.

“Shite shpirtin dhe b*thën për t’u rikthyer te vendi ku të nxorrën jashtë si qen. Të paktën thuaj të vërtetën, o kloun M.O.F.O.! Ish-kolegët si Salsano Rrapo, Jul Deda, etj., i doje jashtë Top Channel. Ky ishte pakti verbal me kollvarin!!!”, shkruan Sterkaj.

Reagimi i tij lidhet drejtpërdrejt me rikthimin e Agron Llakajt në “Portokalli”, një zhvillim që duket se ka shkaktuar polemika dhe komente në rrjetet sociale.

Rogert Sterkaj është bërë i njohur për natyrën e tij të drejtpërdrejtë, shpeshherë provokuese, si dhe për deklaratat e forta që nuk kalojnë pa tërhequr vëmendjen e publikut.

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.