Kamioni përplas 26-vjeçarin me biçikletë, I riu transportohet me helikopter drejt Traumës

Një aksident ka ndodhur mesditën e sotme në rrugën e Volorekës, në Pogradec, ku një kamion me drejtues shtetasin G. S. është përplasur me një biçikletë që drejtohej nga shtetasi Julian Laraku, rreth 26 vjeç.

I plagosuri po dërgohet për mjekim të specializuar në Spitalin e Traumës, Tiranë.

Drejtuesi i automjetit, shtetasi G. S., është shoqëruar në Komisariat, për kryerjen e veprimeve të mëtejshme procedurale.

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave dhe shkaqeve të aksidentit.

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.