‘Më fejuan 13 vjeç’/ Këngëtarja e njohur flet për sfidat e jetës: “U bëra gjyshe në moshën 40 vjeçare…

Këngëtarja e njohur e muzikës popullore shqiptare, Blerina Balili ka folur sot për jetën e saj dhe sfidat me të cilat është përballur në jetë. E ftuar në emisionin “Ftesë në 5”, këngetarja zbuloi se familjarët e fejuan në moshën 13 vjeçare dhe see një vit më vonë partneri “e rrëmbeu” siç ndodhte në atë kohë. Blerina Balili u bë nënë në moshën 15-vjeçare, ndërsa është bërë edhe gjyshe në moshën 40 vjeçare. S

Gjithashtu Blerina tregoi se ka jetuar në Greqi për një jetë më të mirë. Sot ajo është 43 vjeç ka një nip dhe një mbesë nga dy djemtë e saj.

“Unë s’ jam dashuruar. Në moshën 13 vjeçare më fejuan, pas një viti më rrëmbeu dhe kur isha 15 vjeç u bëra nënë për herë të parë. Ne atë moshe ke nevoje për mësim. S’dija asgjë dhe mësova nga te tjerët. Kanë qenë situata të vështira, jete shumë e vështirë. Jetoja me vjehrrën dhe vjehrrin ne fillim pastaj ikëm ne Greqi për një ekonomi më të mirë. Kur isha 25 vjeç solla në jetë djalin e dytë”, u shpreh ajo.

Balili po ashtu rrëfeu për herë të parë se është divorcuar dhe se ndarja erdhi menjëherë pas lindjes së djalit të dytë.

Aksidentohet kamioni në aksin Qafëthanë-Prrenjas ….nafta derdhet në rrugë…

Një kasaphanë rrezikon të ndodhë në Qafë-Thanë, ku një kamioni i është çarë serbatori dhe i është derdhur nafta në rrugë. Nga pamjet nga vendngjarja shihen se automjetet që vijnë pas tij po rrëshqasin nga karburanti i derdhur…. Kamioni i aksidentuar transportonte 400 litra naftë. Në vendin e ngjarjes, ndodhen forcat e zjarrfikëses që po përpiqen të eleminojnë praninë e naftës së shpërndarë në rrugë,

duke hedhur edhe rërë në mënyrë që automjetet të mos hasin probleme për shkak të rrëshqitjeve të mundshme të gomave. Fatmirësisht nuk raportohet për persona të lënduar apo incidente të tjera të krijuara nga vështirësitë në qarkullim.

Adriatik Lapaj: “Po dëgjoj 100 teori për djegien e makinës sime por…

Aktivisti Adriatik Lapaj ka reaguar sërish për incidentin që i ndodhi me makinën e tij paraditen e sotme. Makina e tij shpërtheu në flakë, por fatmirësisht nuk pati persona të lënduar. Vetë Lapaj në fillim bëri një sqarim se gjithçka ishte një difekt, por më pas ka bërë një status të gjatë. Ai thotë se është detyruar të bëjë këtë sqarim pasi ka dëgjuar 100 teori për atë që ka ndodhur.

“Makinat bëjnë defekte. Bëri dhe imja pas 8 vitesh përdorim. Nuk më pyeti mua…thjesht u dorëzua. Duke parë që e bënë lajm edhe pse nuk kishte gjë për lajm sa kohë nuk e pyetën të Zotin, pra mua se çfarë ndodhi…e duke dashur të qetësojë miqtë se isha mirë, publikova se ishte defekt…siç vërtet ishte.

Tani rri dëgjo dhe 100 teori se si makina ime nuk duhet të bënte defekt pa pyetur gjithë konspiracionistët e Tiranës. Të më fali kushdo nga këta të konspiracioneve që më bëri makina defekt pa i pyetur! Atdheu im hallemadh…je në hall…interneti i dha hapësirë kujtdo…. Falenderoj çdo mik e njeri të mirë që u shqetësua për mua! Ma bëni hallall! Do kisha dashur që filtri partikular i makinës time të mos qe dorëzuar! Do kisha dashur të jetoja në një vend normal ku nuk bëhet lajm çdo gjë pa doganë e ku nuk shqetësohen njerëzit së koti!

Më falni që u shqetësuat, por as unë nuk kam faj! Këtu jetojmë…ndaj duhet ta ndryshojmë! Nuk do më mungojë makina se unë kryesisht eci në këmbë. P.S si ka thënë populli…mirë makina që më ngordhi, po nuk të lënë as … 😅🙏” – shkroi Lapaj në Facebook

Aksident i masiv në Tiranë/ Përplasen 4 makina, qytetarët vrapojnë të nxjerrin të plagosurit…

Një aksident masiv ka ndodhur në afërsi të Pallatit të Brigadave në Rrugën e Elbasanit në Tiranë. Katër automjete janë përplasur mes tyre duke shkaktuar kaos dhe bllokim të trafikut. Nga pamjet duket se si dëshmitarët nxitojnë të nxjerrin pasagjerët nga makinat e dëmtuara. Deri tani raportohet pët tre të plagosur.

Ndërkohë ka reaguar edhe policia në lidhje me këtë aksident:

Sipas policisë, më datë 25.05.2023, rreth orës 19:05, në Rrugën e Elbasanit, përballë një lokali, janë përplasur 4 automjete. Si pasojë e përplasjes janë dëmtuar tre shtetas, të cilët ndodhen në spital, nën kujdesin e mjekëve. Grupi hetimor ndodhet në vendndgjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit. /Burimi: JOQ

Festa e Ristozit/ Besimtarët kryejnë ritet në kishën e Mborjes,Korçë(Video)

Besimtarët ortodoksë kanë kremtuar sot Ristozin, dita që simbolizon ngjitjen e Jezu Krishtit në qiell pas ringjalljes. Pelegrinazhi drejt kishës së Shën Ristozit në fshatin Mborje, që është ndër më të vjetrat në Ballkan ka nisur prej mëngjesit ndërsa besimtarët kanë ndjekur meshën e shenjtë të mbajtur nga mitropoliti i shenjtë Imzot Johani i cili ka përcjellë mesazhin e tij

Kisha e Ristozit është një monument kulture i kategorisë së parë dhe ndodhet rreth 2 km larg Korçës ndërsa ka vlera të rralla arkitektonike dhe afresket që janë ruajtur prej vitit 1390.

‘Nuse në Shkodër’/ Gratë e fasonerisë “çmenden” për të bërë foto me Kiarën(Video)

Çifti më i famshëm dhe në qendër të vëmendjes ka shkuar në Shkodër. Në rrjetet sociale po qarkullojnë disa foto dhe video ku moderatorja Kiara Tito shfaqet në një fasoneri në Shkodër, ndërsa të gjitha gratë dëshirojnë që të bëjnë foto me të. Ndërkohë, Luizi ka postuar në InstaStory një foto me disa fëmijë të vegjël, ku shfaqet në një shkollë dhe krahas fotos shkruan:

“Me çapaçulat Ju dua fort”.

Ç’po ndodh? Lajmet për ndarjen e CR7 dhe Georgina i ‘vënë flakën’ rrjetit….

Transferimi i Cristiano Ronaldos në Arabinë Saudite nuk rezultoi siç pritej. Superylli portugez bëri një lëvizje shokuese tek Al Nassr në fund të vitit 2022. Kanë kaluar gati pesë muaj që kur CR7 u largua për herë të parë në karrierën e tij të jashtëzakonshme nga Europa. Gjatë gjithë kësaj periudhe, pesë herë fituesi i “Topit të Artë” ka pasur një përzierje përvojash pozitive dhe negative me klubin e tij të ri. Koha e tij tek Al Nassr nuk ka qenë aq e suksesshme sa pritej fillimisht, duke çuar në thashetheme për një largim të mundshëm nga ekipi saudit.

Në fakt, aktiviteti i fundit i të dashurës së tij në rrjetet sociale ka nxitur edhe më shumë spekulimet e ndryshme.

E dashura e Ronaldos, Georgina, “i vuri flakën” internetit pas postimit të saj të fundit në Instagram. Influencuesja spanjolle ka shpërndarë një foto të saj në pistë, duke zbritur nga avioni privat. Ajo gjithashtu saktësoi vendndodhjen e fotografisë, Madrid, Spanjë. Georgina ka postuar foton me mbishkrimin “Në rrugën time”, ndërsa ka etiketuar edhe markën e veshjeve sportive, “Alo Yoga”, të cilën e mbështet.

Është e njëjta markë që bashkëshortja e Lionel Messit, Antonella Roccuzzo, gjithashtu promovon dhe mbështet. Megjithatë, duke iu rikthyer fotos, padyshim që ka krijuar spekulime të shumta. Kjo edhe për lajmin e fundit të medias portugeze, që plas “bombën”: Ronaldo dhe Georgina nuk janë më bashkë, presin vetëm ta zyrtarizojnë divorcin e tyre.

Sipas medias portugeze “Gente”, Cristiano Ronaldo i ka dhënë fund lidhjes me Georgina Rodríguez. Léo Caeiro, miku i Dolores Aveiro, garanton se ylli dhe modelja “nuk janë më bashkë”. “Besoj se Cristiano do ta shpallë së shpejti ndarjen dhe do të kërkojë respekt. Jam absolutisht i sigurt”, – thotë ai.

Ndër shkaqet e prishjes së lidhjes duket se janë qëndrimet gjithnjë e më egocentrike të Gios. Për pasojë, ylli portugez ka qenë gjithnjë e më i zhgënjyer me partneren e tij. “Georgina nisi të mburrej shumë, filloi të fokusohej vetëm te vetja dhe harroi se aty ishte një Ronaldo. Cristiano është një person krejt tjetër dhe ka një përplasje të madhe mes të dyve. Ato janë personalitete krejtësisht të ndryshme. Georgina në fillim ishte një person i ndjeshëm, por me kalimin e kohës papritur u bë një person që jeton vetëm për para, famë dhe video në Instagram”, – thotë Léo Caeiro.

Më së fundi duket se Dolores, nëna e tij, ulet pranë Cristianos dhe Georgina kalon në skajin tjetër të hierariksë. Marrëdhënia e tensionuar mes modeles dhe nënës së CR7 duket të jetë një tjetër arsye që ‘peshoi’ në vendimin e Cristiano Ronaldos. Léo Caeiro thekson se Georgina nuk shkon mirë me Dolores Aveiro dhe se ajo nuk dëshiron as të bëjë foto me të.

“Kur Georgina mori vesh se mamaja Dolores do të ulej pranë djalit të saj, u ngrit dhe shkoi në skajin tjetër të tavolinës dhe nuk qëndroi kurrë pranë Cristianos. Georgina është një person shumë i ftohtë dhe materialiste”, – shton ai. Georgina Rodríguez u zhvendos me fëmijët e saj në Madrid të Spanjës dhe e la yllin portugez vetëm në Arabi, me Cristianinhon, – konfirmon Léo Caeiro.

‘Bashkëshorti i dhuroi veshkën’ /Historia emocionuese e dashurisë së Tina Turner…

Legjenda e Rock and Roll-it, Tina Turner, u nga nga jeta ditën e djeshme në moshën 83-vjeçare dhe la pas një karrierë të gjatë muzikore dhe një emër që do të mbahet mend në histori. Përveç anës profesionale, Turner është përfolur ndër vite edhe për jetën e saj private. Ajo gjeti dashurinë e vërtetë me Erwin Bach pasi u nda nga burri i saj i parë abuziv.

Turner u takua me Bach-un, një drejtues i kompanisë evropiane diskografike EMI, në aeroportin e Dyseldorfit në vitin 1985, kur ai u dërgua për ta përshëndetur. Çifti tha se takimi mes tyre ishte dashuri me shikim të parë.

Bach, 16 vjet më i ri se Turner, nuk u frikësua kurrë nga fama, talenti apo suksesi i saj dhe ishte konstant pranë saj. Ai madje i dhuroi veshkën e tij në prill të vitit 2017 për t’i shpëtuar jetën. E quajtura “Mbretëresha e Rock ‘n’ Roll-it” e falënderoi atë që i mësoi asaj se si ‘të duash të mos heqësh dorë nga ajo që je’, pasi martesa e saj e parë me Ike Turner përfundoi me një abuzim fizik dhe emocional.

Ajo ka lënë pas dy nga katër djemtë e saj – dy prej tyre vdiqën më herët – dhe bashkëshortin e saj Bach, 67 vjeç.

“Menaxheri i saj Roger [Davies] më kërkoi të merrja Tinan në aeroport”, kujton Bach në dokumentarin e HBO-së të vitit 2021 me titullin “Tina”. “Ai ishte me të vërtetë kaq i bukur. Zemra ime po rrihte shpejt dhe duart më dridheshin”.

Duart e mia ishin të ftohta në akull. Pra, kjo është ajo që ata e quajnë dashuri me shikim të parë, mendova. O Zot, nuk jam gati për këtë”, kishte thënë artistja e ndjerë. Dyshja filloi lidhjen e tyre në të njëjtin vit dhe Turner vazhdoi të punonte me kompaninë EMI për të distribuuar muzikën e saj jashtë shtetit.

“Rënia në dashuri me burrin tim, Ervinin, ishte një tjetër ushtrim për të lënë zonën time të rehatisë, për të qenë e hapur ndaj dhuratave të papritura që jeta ka për të ofruar”, shkroi ajo në librin e titulluar “Happiness Becomes You: A Guide to Changing Your Life for Good”. “Ditën që takova Ervinin për herë të parë, në një aeroport në Gjermani, duhet të isha shumë e lodhur nga fluturimi im, shumë e preokupuar me mendimet për turneun tim të koncerteve”, shtoi ajo.

“Por unë e vura re atë dhe menjëherë ndjeva një lidhje emocionale. Edhe atëherë, mund të kisha injoruar atë që ndjeja – mund të kisha dëgjuar zërat në kokën time që më thoshin se nuk dukesha mirë atë ditë, ose se nuk duhet të mendoja për romancën sepse ajo nuk përfundon kurrë mirë”.

“Në vend të kësaj, unë dëgjova zemrën time. E lashë zonën time të rehatisë dhe e vendosa si prioritet njohjen me Ervinin. Ai takim i parë i thjeshtë çoi në një marrëdhënie të gjatë e të bukur – dhe martesën time të vetme të vërtetë”.

U deshën 27 vjet para se Bach dhe Turner, 73 vjeçe në atë kohë, më në fund të kurorëzonin lidhjen e tyre me martesë në një ceremoni civile në brigjet e liqenit të Cyrihut në Zvicër në vitin 2013.

Disa ditë pas dasmës së tyre, ata organizuan një festë luksoze me plot yje hollivudianë në shtëpinë e tyre ekstravagante zvicerane, ku Oprah Winfrey dhe David Bowie ishin në mesin e 120 të ftuarve.Rreth 70,000 trëndafila të kuq dhe të verdhë nga Holanda janë përdorur për të dekoruar shtëpinë e tyre.

Bach zbuloi se i kishte kërkuar Tina Turnerit që të martohej me të dy herë më parë kur ajo të mbushi 50 vjeç.

Po përpiqesha t’i tregoja Tinës përkushtimin tim. Unë mendoj se kur një grua mbush 50 vjeç, ajo duhet të ketë një kurorë nga partneri i saj”, tha ai gjatë një interviste në “Oprah’s Next Chapter”. “Isha i përkushtuar dhe doja ta tregoja këtë, kështu që u ula në gju. Unë kurrë nuk e kam bërë këtë më parë në jetën time, nuk kam qenë kurrë i martuar më parë. Dhe unë kisha gati unazën time…Unë kisha gjithçka gati”.

Turner shpjegoi: “Edhe pse më propozoi, nuk e mendoja se ishte e vërtetë, nuk e besova”. Turner zbuloi se ajo kaloi vite duke luftuar me sëmundje kërcënuese për jetën pasi pësoi një goditje në tru vetëm tre javë pas martesës së saj me Bach-in dhe ajo u diagnostikua me kancer në zorrë në vitin 2016.

Ajo përjetoi efekte anësore të pakëndshme nga trajtimi dhe në vend të kësaj iu drejtua ilaçeve homeopatike, por kjo e përkeqësoi gjendjen e saj dhe përfundoi me dështim total të veshkave.

“Pasojat e injorancës sime përfunduan si çështje jete a vdekjeje”, shkroi ajo në librin e saj të kujtimeve të vitit 2018 me titull “My Love Story”.

“Në këtë moment të tmerrshëm, mësova diçka të mrekullueshme për Ervinin. Ai kurrë nuk më qortoi për gabimin tim. Në vend të kësaj, ai ishte besnik, i sjellshëm dhe i kuptueshëm – dhe i vendosur të më ndihmonte ta kaloja të gjithë këtë”.

Turner filloi të mbyllte karrierën e saj të muzikës pasi marrëdhënia e saj me Bach-in lulëzoi dhe bëri albumin e saj të fundit në vitin 1999 në moshën 59-vjeçare dhe dha performancën e saj të fundit në vitin 2009.

Rama: “Ikja e të rinjve është impakt i globalizmit…

Kryeministri Edi Rama në fjalën e tij në Kuvend u ndal edhe tek fenomeni i emigrimit të rinjve. Kreu i qeverisë tha se të gjitha vendet e perëndimit po vuajnë nevojnë për fuqi punëtore. Sipas Ramës vendet e përëndimit janë në fazën që ose duhet të rrëmbejnë fuqi punëtore nga të gjitha anët, ose duhet të shpallin falimentimin. Për kreun e qeverisë largimi i të rinjve nuk ëhstë një luftë e brendshme politike, por është imakt i globalizmit.

‘Më shumë se fitorja jonë ajo është disafat e politikës e të gjithë juve që vini këtu. Po e morët vesh merreni po se morët vesh herën tjetër do të jetë edhe më ke, për ju, jo për Shqipërinë jo për shqiptarë. Ne jemi në kushtet sot se Europa ka filluar një luftë e cila do të bëhet çdo ditë me e pamëshirshme që të kujton atë shprehjen peshku i madh do të haj të voglin me çdo çmim dhe robi do të jetë ujk për robin.

Rënia e lindjeve ka ardhur sot në pikën ku po reflektohet në tregun e punës ku vendet më të zhvilluara janë në situatën ku ose duhet të rrëmbejnë nga të katërt anët krahë punë, ose duhet të pranojnë perëndimin e suksesit dhe fillimin e falimentimit të tyre që nga Gjermania lokomotiva e Evropës e cila deri në 2030 ka nevojë për 7 mln punëtorë jashtë sistemit të demografisë gjermane.

Ligji që ka kaluar Gjermania para pak javësh duhet të ngulitet në kokën e atyre që merren me ligjvënien në Shqipëri. Kurrë më parë një shtet nuk ka bërë një ligj për punonjës të pakualifikuar. Sot është hapur totalish dhe kjo do të jetë tendenca e përditshme në Europën ku jetojmë. Përpjekja jonë është një përpjekje titanike për ta përballuar këtë situatë. Kënga po ikin po ikin është një këngë e turpit më të madh të kujtdo që e këndon nga politik bërësit. Kjo nuk është një arsye fare për luftëra të brendshme. Është impakti dramatik i produkteve të globalizmit. Qasja duhet të jetë krejt tjetër!’- tha Rama.

Modelja e njohur merr vendimin drastik: “Do heq dorë përgjithmonë nga mediat shqiptare…

Modelja Kejvina Kthella u bë e njohur për publikun shqiptar pas daljeve të shumta dhe të njëpasnjëshme në emisione të ndryshme televizive, duke u bërë kështu pjesë e botës së ekranit dhe showbizit shqiptar. Së fundmi ajo ka marrë pjesë në edicionin e dytë te “Big Brother Vip”, nga ku mori një vëmendje të madhe që me hyrjen e saj e deri pas eliminimit nga formati, që erdhi si pasojë e shpullës së famshme të saj ndaj Luiz Ejlit. Që atëherë modelja nuk është shfaqur në dalje televizive, duke u shkëputur kështu nga bota e televizionit dhe ekranit.

Madje menjëherë pas eliminimit ajo u zhduk edhe nga rrjetet sociale, për tu rikthyer përsëri me një paqe virtuale me Luizin. E pas kësaj eksperience aspak të lehtë që modelja kaloi, ajo ka njoftuar vendimin e papritur.Në një njoftim në InstaStory, ajo tregon se ka hequr dorë nga mediat shqiptare, pasi synimi i saj tashmë janë të huajat.

Madje, ajo tregon se publiku do ta shikojë me projekte të reja nga një tjetër cep i botës, por s’dimë nga ku. Duket se këtë informacion do ta mësojmë në vazhdim.

“Përshëndetje, miq! Duke falenderuar të gjithë gazetarët, autorët dhe moderatorët, dua t’ju njoftoj publikisht, siç edhe ua kam komunikuar privatisht: Kam hequr dorë nga mediat shqiptare. Kjo për zgjedhje profesionale dhe personale. Faleminderit çdo personi që punon në media dhe në çdo dalje timen më ka trajtuar me dashuri. Ndërsa me ju publik bashkë do shihemi por nga një cep tjetër i botës.”- shkruan Kejvina.

Ma vranë për herë të dytë”/ Rrëfimi i babait Korçar që s’po merr dot trupin e djalit 20-vjeçar të vrarë në Suedi…

Babai i një djali 20 vjeçar, të vrarë në Suedi, akuzoi institucionet shtetërore shqiptare se nuk e kanë ndihmuar. Alket Spaho tha për emisionin investigativ Fiks Fare se Ambasada Shqiptare në Suedi, Stokholm, nuk kishte dijeni për ngjarjen. Madje, diplomatët shqiptare e mësuan vrasjen nga babai i viktimës dhe jo nga burime të tjera. Skandali thellohet më tej për procedurat e hetimeve, pasi familjarët nuk janë lejuar të udhëtojnë për në Suedi. Ambasada Shqiptare ende është në negocim me autoritetet suedeze për lejen e udhëtimit, ndërsa trupi i pajetë ndodhet në një morg në Karlstad, dhe familja nuk ka asnjë ndihmë apo vlerë monetare për ta marrë.

Djali quhet Lauren Spaho dhe shkoi në Suedi për një jetë më të mirë. Ngjarja ka ndodhur në datën 6 maj, ndërsa djali humbi jetën 1 ditë më pas në spital në qytetin e Karlstad të Suedisë. Ai hyri për të ndarë një shok kur edhe u qëllua”- thotë babai i tij Alket Spaho. Më tej pohon se për ngjarjen janë ndaluar 5 persona, ku 2 prej tyre qëndrojnë akoma në burg. Më tej pohon se autoritetet suedeze kanë lajmëruar Policinë Shqiptare dhe kjo e fundit familjen.

Por, Alketi dhe familja e tij, kanë kërkuar vazhdimisht ndihmë nga Ambasada Shqiptare në Suedi, e cila as nuk e ka lajmëruar për ngjarjen e rëndë. “Në vend që të na merrnin ata në telefon, i kemi marrë ne. Ata s’dinin gjë! Kërkuam informacione se çfarë ka ndodhur, për trupin e djalit. Kur do të na e sjellin. Kontaktuam me suedezët dhe na thanë se për 1 javë. Kurse këta të Ambasadës na thonë për 1 muaj. Po na e vrasin për herë të dytë djalin, kjo është vrasje e dytë. Shteti s’po na ndihmon. Na thonë do paguani shpenzimet. Shkojnë mbi 30 mijë euro. Ne kërkojmë mbështetje, kemi hapur dyert e mortit po s’po e qajmë dot djalin” thotë ai.

Ndërhyri për të shuar sherrin në diskotekën në Suedi, 20-vjeçari nga Korça u vra nga arabët

Pas ankesës, babai i viktimës telefonon numrat e Ambasadës Shqiptare në Suedi, ku kërkon asistencë, pasi asnjë prej familjarëve nuk është në Suedi. Ai ka kërkuar që të shkojë në Suedi, por s’e kanë lejuar. “Momentalisht nuk kemi asnjë lloj komunikimi me policinë, janë duke ndjekur çështjen. Çfarë kishim në dorë të bënim të flisnim me policinë, ta sqaronim nga ana jonë e kemi bërë” thotë një punonjëse e ambasadës. Më tej Alketi i kërkon që të marrë informacion zyrtar për raportin e mjekësisë ligjore, teksa punonjësja i thotë se “kemi komunikuar nëpërmjet telefonatës!

E doni një kërkesë me shkrim? Ia bëjmë një kërkesë me shkrim”.

“Kam folur me policinë, me policen, më ka premtuar që në momentin që do marrin përgjigje në sqarim se sa kushton dërgesa, si do bëhet dërgesa etj, etj., do na kontaktojë. Jo vetëm juve, por edhe neve. Procesi zgjat minimalisht 30 ditë. Informohet familja, siç ju kanë informuar, dhe në momentin kur çështja zbardhet, të gjitha dokumentet i dërgohen familjes” thotë punonjësja, e cila shton se “Ambasada kontaktoi me autoritetet lokale në momentin kur juve më morët mua në telefon”. Babai i të ndjerit i kërkoi Ambasadës që të negocionte me shtetin suedez që ai të udhëtonte për në atë vend. “Përsa i përket paraqitjes në gjyq, është e mundur që t’ju jepet vizë për t’u paraqitur. Por kjo është kur procesi të hidhet në gjyq, jo më përpara” -i thotë, teksa i kalon edhe një konsulle në telefon.

“As unë, as ne, nuk mund të bëjmë diçka për këtë gjë”- ia pret me të parën diplomatja. Më pas, Alketi i kërkon se përse Ambasada nuk kishte informacion për ngjarjen. “Sepse nuk na e ka raportuar njeri zotëri, nuk kemi nga ta dimë. Ose na kontaktojnë institucionet, ose na kontaktojnë vetë shtetasit” i përgjigjet konsullja. Më tej pohon se shpenzimet e sjelljes së trupit duhet të mbulohen nga familja dhe jo nga shteti shqiptare.

Fiksi kontakton me numrat e Ambasadës, duke e pyetur se përse ambasada nuk merr kontakte me autoritetet suedeze që ta lejojnë të udhëtojë Alketi në Suedi të merret me çështjen. Konsullja thotë se Alketi ka ekspuls dhe se duhet leje e veçantë. “Ne e kemi diskutuar këtë pjesë dhe ia kemi paraqitur edhe palës suedeze si mund të gjejmë një zgjidhje në qoftë se mund të bëhet një tip leje speciale nisur nga rasti që personi të vijë. Mirëpo kjo gjë është në proces, s’kemi marrë akoma konfirmim” thotë Konsullja.

Gazetarët e pyesin nëse Ambasada ka bërë kërkesë, ndërsa ajo përgjigjet se “jemi në procedurë”. Për transportin e viktimës, Ambasada pohon se shpenzimet i merr përsipër familja dhe ambasada s’ka asnjë tagër që të merret me procedura të tilla. Thotë se do të japin me urgjencë letrat e kalimit të viktimës.

Makina e djegur/ Reagon Adriatik Lapaj: “Jam top, ishte thjesht…

Avokati Adriatik Lapaj ka reaguar pasi mjeti i tij u përfshi nga flakët teksa po udhëtonte në rrugën “Kuvajt” në kryeqytet. Në një postim në Facebook, ai shkruan se është mire dhe se makina e tij ka pësuar një defekt teknik. Ndërsa theksoi se ngjarja nuk ka qenë e qëllimshme.

Jam top! Nuk ka asgjë të qëllimshme. Si njerëzit që bëhen për spital edhe makinat pësojnë defekt. Asgjë nuk ka qenë e qëllimshme. Thjesht defekt. Ju dua”, shkroi ai.

Aksident në Maliq/ Përplaset drejtuesi i motorit, dërgohet për mjekim në spitalin e Korçës…

Maliq/Informacion paraprak:    
Më datë 25.05.2023, rreth orës 11:10, në aksin rrugor “Korçë-Pogradec”, pranë kryqëzimit të fshatit Leminot, Maliq, automjeti tip “Toyota” me drejtues shtetasin I. Z., është përplasur me motomjetin tip “Lifan” me drejtues shtetasin Sh. Gj., rreth 73 vjeç, banues në Leminot.

Për pasojë është dëmtuar drejtuesi i motomjetit, i cili u transportua për mjekim në spitalin e Korçës. Me shtetasin I. Z., po kryhen veprimet e mëtejshme procedurale. Grupi hetimor po punon për të përcaktuar shkaqet e aksidentit.

KQZ i jep mandatin Fredi Belerit

KQZ i ka dhënë mandatin sot kryetarit të bashkisë së Himarës, Fredi Beleri, i cili ndodhet pas hekurave nën akuzën e blerjes së votave. Celibashi deklaroi se mandati i jepej zyrtarisht Belerit, ndërsa ky i fundit fitoi përballë kandidatit të PS, Jorgo Goro me 19 vota më shumë.

Ndërkohë, KQZ dha sot rezultatin dhe për 11 bashki të tjera dhe 12 këshilla bashkiakë.

Po ashtu u certifikua rezultati për kryetarët e bashkive Finiq (Romeo Cakuli), Selenicë (Nertil Bellaj), Dropull (Dhimitraq Toli), Kolonjë (Erion Isai), Devoll (Eduard Duro), Maliq (Gëzim Topçiu), Dimal (Juliana Memaj), Malësi e Madhe (Tonin Marinaj), Kavajë (Fisnik Qosja), Librazhd (Mariglen Disha), Pogradec (Ilir Xhakolli).

Digjet makina e Adriatik Lapajt, policia jep detajet e para…

Makina e juristit Adriatik Lapaj është përfshirë nga flakët këtë të enjte në rrugën “Kuvajti” në Tiranë. Mësohet se ka qenë një defekt në makinë që ka shkaktuar flakët. Në një reagim të bërë në Facebook, ky i fundit shkruan se është mirë dhe se nuk ka pasur asgjë të qëllimshme, por se ka qenë thjeshtë një defekt. Jam top! Nuk ka asgjë të qëllimshme. Si njerëzit që bëhen për spital edhe makinat pësojnë defekt. Asgjë nuk ka qenë e qëllimshme. Thjesht defekt. Ju dua!”, shkruan ai.

Tiranë/Informacion paraprak:

Me datë 25.05.2023, në rrugën “Kuvajt”, ka marrë flakë në lëvizje e sipër dhe është djegur automjeti me drejtues shtetasin A. L., dhe si pasojë e zjarrit ka vetëm dëme materiale.

Nga veprimet paraprake dyshohet se zjarri ka rënë si pasojë e një defekti në mjet. Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkaqeve të rënies së zjarrit.