Arrestohet skifteri i Korçës/ U kap me levë e kaçavida për të vjedhur në Poliklinikën e qytetit….

Një 45-vjeçar është arrestuar në Korçë ,pasi u kap duke vjedhur në Poliklinikën e qytetit. Autori kishte marrë me vete levë, kaçavidë dhe doreza për të hapur me forcë dyert e Poliklinikës për të vjedhur. Aksioni i tij mori fund shumë shpejt, pas ndërhyrjes së bluve, që e vunë në pranga.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Korçë arrestuan shtetasin O. K., 45 vjeç, banues në Korçë, për veprën penale “Vjedhja”,

mbetur në tentativë, pasi është kapur në flagrancë nga shërbimet e Policisë, duke tentuar të vidhte në ambientet e poliklinikës së qytetit. Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 1 levë hekuri, 1 kaçavidë dhe 1 palë doreza, që iu gjetën këtij shtetasi, në momentin e kapjes në flagrancë“, njofton policia.

Sa paguhet një Shqiptar në ‘shtëpi bari’ në Angli?

Nga Genc Sejko:    
Pavarësisht legjendave urbane, trillimeve dhe historive që tregohen nëpër tavolina apo rrjete sociale, e vërteta e asaj që ndodh me një pjesë të mirë të të rinjve shqiptarë që hyjnë ilegalisht në Angli dhe merren me kultivimin e kanabisit është e hidhur dhe aspak shpresëdhënëse. Çfarë ndodh në të vërtetë me ata që futen në shtëpi bari në Angli?!Si fillim duhet thënë se janë dy kategori që punojnë në shtëpi bari në Angli.

Ata që punojnë me një rrogë fikse. Dhe ata që paguhen në bazë të ‘prodhimit’ që nxjerrin. Ata që paguhen me rrogë fikse marrin mesatarisht £4.000 në muaj. Duken shumë për një realitet të varfër si Shqipëria. Por nuk është ashtu sepse është një punë që zgjat 24 orë në ditë. Në një ambient ku ajri i pastër nuk futet kurrë. Ku nuk shikon kurrë dritë natyrale dhe je i vetëm gjatë gjithë periudhës së kultivimit. Në mes të pesticideve. 

Në një shtëpi që mund të marrë flakë në çdo moment (sepse ata që kanë instaluar llambat dhe janë duke vjedhur energjinë nuk janë elektriçistë).

Shto këtu faktin që përgjegjësia penale bie mbi personin që kapet duke e ruajtur. Thënë më thjeshtë. Po të ishe duke punuar roje parkimi do merrje £2.000 në muaj për tetë orë punë. Pra nëse do punoje 24 orë në parkim do merrje £2.000 me shumë se në shtëpi bari. Edhe gjumin do e bëje më rehat. Të dytët janë ata që paguhen në bazë të prodhimit. Ata paguhen më shumë se kategoria e parë. Në teori të paktën.

Sepse në shumicën e rasteve nuk ndodh kështu. 

Ndodh shpesh që dikush i grabit pak ditë para korrjes dhe humbin çdo gjë. Apo i ndërpresin energjinë dhe prodhimi “vdes”. Ka qenë i lodhur dhe ka harruar te kujdeset siç duhet për bimën dhe në fund merr çerekun e prodhimit. Ose më e keqja fare, kapen nga policia pa korrur as dorën e parë. Dhe kjo e fundit ndodh rëndom. Pasi segmente te policisë ndjekin humbjen e energjisë në rrjet. Bima lëshon erë të fortë. Nga një shtëpi që nuk i hap perdet kurrë. Në një lagje ku të gjithë njohin njeri-tjetrin e askush nuk të njeh ty. 

Dhe sa më lart është vetëm një pjesë e realitetit të hidhur drejt të cilit nxitojnë duke rrezikuar edhe jetën shumë të rinj shqiptarë. 

Nuk kam ndërmend të jap receta se si mund të zgjidhin apo zgjedhin të ardhmen e tyre të rinjtë në Shqipëri. Duke e ditur shumë mirë edhe llumin dhe shpresën e humbur atje. Por kultivimi dhe trafikimi i drogës nuk mund të jetë kurrsesi zgjidhje dhe zgjedhje. Sepse ajo që ju “shitet” si ëndrra e çunave të Londrës është kurthi ku hyn dhe lë peng të vetmen gjë që ke: rininë dhe jetën.Morali?!I shihni këta pordhacët që lëvizin në rrugë me makina të bukura? Ju nuk do jeni kurrë si ata. Ju do punoni për ta. Dhe do bëni burgun që duhet ta kishin bërë ata.

Këmbimi valutor, 25 maj 2023…

Në tregun e këmbimit valutor sot një dollar amerikan do të blihet me 102.7 lekë dhe do të shitet me 103.7 lekë. Euro do të blihet me 110.5 dhe do të shitet me 111.2 lekë, ndërsa franga zvicerane do të blihet në tregun shqiptar me 112.8 lekë dhe do të shitet me 113.8 lekë.

Ndërkohë paundi britanik do të blihet me 126.5 lekë dhe do të shitet me 127.7 lekë.

Lajmërim i veçantë nga Nabizi Struge!

Lajmërim i veçantë nga Nabizi Struge !
Erdhi koha për ofertën tonë speciale që ndodh një herë në vit. Jemi të emocionuar për të ndarë këtë mundësi të jashtëzakonshme me ju. Çmime fabrike dhe oferta speciale!
Çdo vit, në këtë periudhë të veçantë, ne përgatisim një ofertë të pazëvendësueshme me çmime të ulëta, për të gjithë klientët tanë të çmuar.

Ky është një rast unik për ju, të përfitoni nga çmimet më të ulëta të vitit, për produktet tona cilësore.

Si e ndryshoi Instagrami industrinë e turizmit…

Influencerat dhe hashtagët në mediat sociale kanë ndryshuar destinacionet e pushimeve dhe jo gjithmonë për mirë. Me ngrohjen e motit në ishullin spanjoll të Majorkës, qindra turistë fillojnë të dynden në plazhin e Calo des Moro çdo ditë. Nxitimi për të përjetuar plazhin e famshëm është aq i furishëm sa nuk ka vend në rripin e ngushtë të rërës për të shtrirë një peshqir. Radhët formohen ndërsa njerëzit presin radhën e tyre për të parë ujërat mahnitëse blu, megjithëse shumë thjesht heqin dorë, duke mos dashur të kalojnë kohën e tyre të pushimeve në radhë.

Plazhet e mbipopulluara janë një pamje e zakonshme në Majorka, një nga destinacionet më të njohura të pushimeve në Evropë. Calo des Moro, megjithatë, është një rast ekstrem dhe shumë besojnë se Instagram-i është fajtor. Një kërkim në platformën e mediave sociale zbulon dhjetëra mijëra foto në të cilat plazhi duket i shkretë, me ujërat e tij blu që të verbojnë në diell. Një influencer në Instagram nuk do ta kishte idenë se realiteti është në fakt larg kësaj skene paqësore.

Në kërkim të fotos perfekte të pushimeve 

Që nga fillimi i Instagramit në vitin 2010, e njëjta dukuri është shfaqur herë pas here: duke ndjekur gjurmët e influencerave turistët kërkojnë foton perfekte të pushimeve, vërshojnë në vende, të cilat ishin shumë më pak të njohura se sa janë tani.

Ndonjëherë, pasojat janë drastike. Për shembull, ujëvara Koenigbach në rajonin Berchtesgadener Land në Bavari u detyrua të mbyllet për vizitorët pasi numri në rritje i udhëtarëve ditorë që hynë në pishinat natyrore të zonës rrezikoi ekuilibrin e ekosistemit.

Turistët kanë thënë në sondazhe se shpesh inkurajohen të imitojnë fotot në Instagram dhe në të vërtetë platforma luan një rol të rëndësishëm në vendimin e tyre për ose kundër një destinacioni të caktuar. Agjencia e udhëtimeve online Expedia, për shembull, zbuloi se 50% e njerëzve nën moshën 40 vjeç përdorin mediat sociale si frymëzim udhëtimi, duke e preferuar atë më shumë se kanalet tradicionale si shfaqjet televizive ose revistat.

Frymëzimi nga të tjerët  

“Instagrami padyshim shërben si burim frymëzimi për pushuesit”, thotë Maike Ovens nga Akademia e Mediave Sociale për Udhëtim dhe Turizëm, në rajonin Hesen, Gjermani. Ajo shton se platforma luan një rol të rëndësishëm, veçanërisht kur njerëzit hulumtojnë destinacionet. Shumë sot nuk përdorin më makineritë e kërkimit si Google për të gjetur informacione se ku të shkojnë për pushime, por në vend të kësaj kërkojnë me hashtags në Instagram. “Ky është vendi ku ata shikojnë për të parë se çfarë duhet të bëjnë në vend,” thotë Ovens. “Nëse nuk je i përfaqësuar në Instagram, nuk do të zbulohesh”. Për kompanitë e turizmit, si dhe destinacionet, në thelb nuk ka rrugëdalje nga platforma.

Kështu e sheh edhe Shoqata Gjermane e Hoteleve dhe Restoranteve (DEHOGA). “Komunikimi që synon grupe specifike të synuara që përfshin të gjitha degët e nevojshme është më i rëndësishëm sot më shumë se kurrë më parë,” tha një zëdhënëse për DW. Ajo shtoi se rekomandimet dhe përvojat e pushimeve të miqve dhe të njohurve kanë gjithashtu një ndikim të madh në vendosjen se ku do të shkoni me pushime. Nuk është befasi që shumica e operatorëve turistikë dhe agjencive të udhëtimit përdorin Instagramin për të arritur klientët.

Një instalim si sfond fotografik 

“Për ne, Instagrami është një kanal i rëndësishëm komunikimi për t’u dhënë njerëzve ndjenjën e udhëtimit,” thotë Michael Faber, i cili drejton tri agjenci udhëtimesh në rajonet Hunsrueck dhe Mosel të Gjermanisë. Punonjësit e tij ngarkojnë fotografi të reja çdo ditë dhe përfshijnë sugjerime shumë specifike se ku mund të jenë pushimet e ardhshme – për shembull, në Luginën Zillertal në Tirol.

Atje, hoteli me pesë yje Stock Resort gjithashtu e ka njohur prej kohësh rëndësinë e Instagramit. Ai vendosi një skulpturë gjigante prej hekuri të një palë krahësh të mëdhenj në tarracën e hotelit për të inkurajuar njerëzit të bënin foto. “Qëllimi ishte krijimi i një sfondi që të ftuarit do të ishin të lumtur të bënin foto përpara; me qëllimin e fundit, natyrisht, që këto foto do të shpërndaheshin në Instagram”, thotë Barbara Mitterer nga departamenti i marketingut të hotelit.

Pak më në jug, në liqenin Garda të Italisë, Natasha Bontadi, përgjegjëse për aktivitetet e mediave sociale të Bordit të Turizmit Garda Trentino, përdor gjithashtu Instagramin. Bontadi përdor platformën për të nxitur kureshtjen e njerëzve për rajonin, thotë ajo, duke paraqitur fakte pak të njohura për rajonin dhe duke postuar foto të vendeve të fshehura dhe panorama mahnitëse. “Ne shmangim të flasim për zona të njohura që tashmë janë pika të nxehta turistike. Për këtë qëllim, tha ajo, ata gjithashtu punojnë ngushtë me influencuesit për të ndihmuar në përcjelljen e mesazhit të dëshiruar.

Fuqia e pamasë e fotografive 

“Shumë destinacione nuk duan turizmin masiv, por më tepër turizmin e menaxhuar me cilësi të lartë,” thotë Julia Stubenböck, drejtoreshë menaxhuese e agjencisë së marketingut të destinacioneve Piroth Kommunikation në Mynih, e cila planifikon aktivitete të lidhura me mediat sociale për destinacionet turistike, ndër të tjera. “Fuqia e imazheve është e pamasë. Ju mund të shpjegoni diçka, por gjithashtu mund ta tregoni atë.” Kjo shpesh funksionon shumë mirë, thotë ajo, veçanërisht me Instagramin pasi është krijuar për të ndarë fotografi. Platformat e mediave sociale si TikTok dhe Instagram kanë rritur ndjeshëm opsionet e marketingut që synojnë destinacionet dhe kompanitë turistike. Disa grupe të synuara, veçanërisht mijëvjeçarët dhe udhëtarët e Gen Z, thjesht mund të arrihen shumë më mirë me platformat e mediave sociale.

Stubenböck nuk beson se njerëzit naivisht bien pas fotove tepër të zbukuruara në Instagram duke besuar se pushimet e tyre do të jenë po aq perfekte. Në fakt, ajo thotë se trendi aktualisht po shkon në një drejtim tjetër dhe se “ndjeshmëria ndaj faktit që nuk mund të besosh gjithçka që shihni në Instagram po rritet”.

Megjithatë, nuk ka shumë dëshmi për këtë në Majorka këto ditë. Plazhi Calo des Moro ka të ngjarë të jetë i mbushur me turistë përsëri këtë verë. Kushdo që shpreson të marrë foton perfekte në Instagram atje thjesht mund të zhgënjehet. /DW

‘Coming soon’! Çfarë po paralajmëron Luizi?

Pas fitores së “Big Brother VIP”, Luizi premtoi se do sillte projekte të reja dhe këngë për fansat e tij. Pas këngës me Donald Vishaj “2 shotsa”, Duket se këngë të reja janë në horizont. Këngëtari ka postuar ditën e sotme në Instagramin e tij, në story një foto ku duket se është në studio diskografike, duke regjistruar këngë.

Luizi nuk ka publikuar asnjë detaj tjetër, por një gjë është e sigurt, do të jetë hit i verës.

Njihuni me super mashtruesen Milena Deraj: “I mori shoqes 230 mijë euro dhe bleu shtëpi në…

Milena Deraj, është 30-vjeçarja që u vu në pranga ditën e sotme nga policia e Tiranës. 30-vjeçarja ka mashtruar pjestarë të familjes Verracaku se do t’i ndihmonte në një proçes gjyqësor dhe shoqen e saj se do merrte bono thesari në Bankën e Shqipërisë,…..rezulton të jetë punonjësja e Kuvendit të Shqipërisë. Deraj, arriti të mashtronte shoqen e saj, biznesmene në Delvinë, me 230 mijë euro me qëllim që ta ndihmonte të merrte bono thesari. Me paratë e marra përmes mashtrimit, ajo ka blerë një shtëpi në Tepelenë.

Milena Deraj u ka marrë Hasan Verracaku, Abedin Verracaku, Shyqyri Verracaku, shumën prej 340 mijë eurove me pretendimin se do t’i ndihmonte në gjyq. Ndërkohë, si ish-punonjëse e Bankës së Shqipërisë ajo ka mashtruar shoqen duke i marrë shumën prej 230 mijë euro në këmbim të bonove të thesarit.

Kur shoqja e saj e ka kuptuar se ishte mashtruar dhe nuk po merrte bonot në këmbim të parave është paraqitur në polici për të denoncuar rastin. Nga ana tjetër, në polici është paraqitur edhe Milena Deraj, e cila ka pretenduar se është kërcënuar dhe kanosur nga Verracakët. Këta të fundit, e provuar nga hetuesit, kanë zbuluar se kërcënimet janë bërë sidomos nga djali Abedin Verracaku, i cili i ka shkruar mesazhe kërcënuese.

Më pas, Policia ka shpallur në kërkim Abedin Verracaku, Shyqyri Verracaku dhe Hasan Verracaku (babai dhe dy djemtë), të tre banues në Shkodër, pasi me vetëgjyqësi kanë kanosur Milena Derajn, për kthimin e parave.

“Ja pse u tërhoqa për gati një vit nga politika…/Lulzim Basha nis “Foltoren” e tij…

Gjatë bashkëbisedimit me të rinjtë Lulzim Basha shpjegoi dhe arsyet se përse u shkëput përkohësisht nga jeta aktive në politikë, duke u shprehur se donte t’i jepte një shans bashkimit të demokratëve. Ish-kreu i PD deklaroi se nuk është nga ata njerëz që i braktis misionet dhe shtoi se demokratët duhet fokusohen më shumë te hallet e qytetarëve dhe jo te debatet e brendshme.

“Tërheqja para një viti u bë për të mos ushqyer përçarjen dhe për ti dhënë një shans bashkimit. Për fat të keq kjo nuk ndodhi, por nuk kam hequr dorë kurrë për t’i lënë njerëzit në mes të rrugës. Ndonëse për hir të vendimit që mora për të mos influencuar preferova të qëndroj jashtë nuk do të thotë se jam stakuar me vendin PD dhe të ardhmen.

Kjo tërheqje më shërbeu për të parë dhe të vetja për të parë se sa kohë i dedikuam luftës me njëri-tjetrin dhe sa kohë halleve të njerëzve. Raporti duhet përmbysur, duhet të shkojmë te hallet e njerëzve. Niveli i debatit publik ka rënë përtokë dhe kjo është e qëllimshme. Çfarë mund të debatosh me dikë që këndon tallava dhe ikën. Pyetja që shtrohet tani a do vazhdojmë të shohim teatër politik, apo do t’i kthejmë sytë nga 70% e qytetarëve që janë braktisur nga ky sistem”, u shpreh Basha.