Një 45-vjeçar është arrestuar në Korçë ,pasi u kap duke vjedhur në Poliklinikën e qytetit. Autori kishte marrë me vete levë, kaçavidë dhe doreza për të hapur me forcë dyert e Poliklinikës për të vjedhur. Aksioni i tij mori fund shumë shpejt, pas ndërhyrjes së bluve, që e vunë në pranga.
“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Korçë arrestuan shtetasin O. K., 45 vjeç, banues në Korçë, për veprën penale “Vjedhja”,
mbetur në tentativë, pasi është kapur në flagrancë nga shërbimet e Policisë, duke tentuar të vidhte në ambientet e poliklinikës së qytetit. Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 1 levë hekuri, 1 kaçavidë dhe 1 palë doreza, që iu gjetën këtij shtetasi, në momentin e kapjes në flagrancë“, njofton policia.

Për t’u bërë pjesë e grupit "KorcaBlog.com" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.