‘Më tha do të të vras’/ Trondit Tea: ‘Kiara me burrin e tezes më kërcënoi, është punonjës ministrie…

Tea Trifoni ka bërë një deklaratë tronditëse ditën e sotme, teksa ishte e ftuar në emisionin “Më Lër Të Flas”. “Te dera e Topit më kanë kërcënuar, Kiara me kunatin e saj, familjarin, më tha do të të vras je kështu je ashtu, është punonjës ministrie ai tjetri. Më thanë që është burri i tezes së saj. I thashë thjesht që hajde, por ai iku. Njerëzit janë shumë ndryshe mbrapa skene, Kiara nuk thotë asgjë para kamerave, por kur fiken çfarë nuk thotë, shan etj.

Kam folur me prduksionin, me Kiarën jo, ajo nuk u ftua në një prime prej kësaj gjëje. Më thanë bëje publike.”- tha Tea.

E maskuar me kapele, dalin fotot e moderatores së TCH duke blerë te “gabi….

Biznesi i veshjeve të përdorura është një nga ato biznese që viteve të fundi po shënon rritje. Me krizën, në kërkim për të kursyer nga çdo anë, qytetarët zgjedhin të vishen me rroba të përdorura ose siç njihet në gjuhën popullore, te “gabi”.Nuk kanë munguar rastet kur VIP-at kanë pranuar vetë se blejnë herë pas here te ky tre dhe së fundmi ka qenë Megi Pojani ajo e cila ka ndarë disa foto duke bërë shopping pikërisht të gabi.

Megi te dengu”, shkruan moderatorja krah pamjeve të cilat janë komentuar në masë. Nuk kanë munguar komente që i kujtojnë Megit skandalin e pak ditëve më parë në varrin e stërgjyshes së saj. Veprim ky që mori përmasa të mëdha në media…

Përleshje me thika në Korçë/ 17-vjeçari godet me thikë dy persona…

Një konflikt me mes të rinjve ka përfunduar në përplasje fizike me thika, pasditen e sotme në Korçë. Ngjarja ka ndodhur në lagjen 14, rreth orës 17:40, ku 17-vjeçari gjatë një konflikti, ka dëmtuar me thikë dy bashkëmoshatarët, të cilët aktualisht ndodhen në spitalin e Korçës, jashtë rrezikut për jetën. Sherrin e kanë filluar 2 ditë më parë ndërsa sot janë takuar për tu sqaruar por njëri prej tyre ka nxjerrë thikën duke i goditur.

Të dy të plagosurit janë 17 vjeçarë. Autori i ka goditur të dy në bark, por fatmirësisht pa u shkaktuar probleme të rënda

Njoftimi i Policisë:

Dëmtoi me thikë, dy shtetas të tjerë, gjatë një konflikti të çastit, falë reagimit në kohë të Policisë, kapet dhe shoqërohet në Polici, 17-vjeçari, autori i dyshuar. Më datë 05.05.2023, rreth orës 17:40, në lagjen nr. 14, Korçë, shtetasi J. G., 17 vjeç, gjatë një konflikti, dyshohet se ka dëmtuar me mjet prerës (thikë), shtetasit K. K. dhe M. I., të cilët aktualisht ndodhen në spitalin e Korçës, jashtë rrezikut për jetën.

Falë ndërhyrjes të shpejtë, shërbimet e Policisë bënë të mundur kapjen dhe shoqërimin në ambientet e Komisariatit të Policisë Korçë, të autorit të dyshuar të ngjarjes, shtetasit J. G., ndaj të cilit po kryhen veprimet e mëtejshme procedurale. Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Të rezervojmë hotelin në Pogradec për Gushtin- I thashë gruas që tani ? Jemi në Maj….

Nga Agim Xhafka:      
-Të rezervojmë hotelin në Pogradec për gushtin,-i thashë gruas.
-Që tani? Jemi në maj.
-Epo Pogradeci është si mjalti,porositet një vit para,-ia solla argumentin.
Që kur kam lindur,në atë mot të lashtë e deri sot,asnjëherë Pogradecin nuk e kam quajtur me emrin zyrtar. Përherë i kam thënë thjesht,Poradec. Notin e mësova në Poradec,isha me pushime në Poradec,çova të dashurën në Poradec,hëngra një koran në Poradec,qenë fjali që i bëra kaq herë gjatë jetës sime në muhabete me shokë e miq.
Ka ndodhur kështu nga që ai vend i bekuar më është bërë si i familjes. Njësoj si motrës psh i them Mozkë,mgjse quhet Mimoza . Ledha të tilla i sjell veç aferia me dikë,pasioni,dashuria,respekti që të është injektuar në damarë.

Kjo ndodh edhe nga që e shijoj shumë Poradecin. Sidomos kur në Tiranë e nxehta shkon mbi 40 C. Se të tillë jemi ne,jetojmë për inat të tjetrit. Freskia e mëngjesit dhe gjumi i natës shoqëruar me sinfoninë e valëve nuk kanë të paguar. Po kur ashtusesh? Art,ndjesi,magji. Asnjë pikë djerse,jo si në metropol që sa gruaja të prek gishtin e këmbës hidhesh përpjetë e i thua:”Në këtë zheg u kujtove?”
Ndaj ky qytet rrit lule,se ka shumë dashuri. Vertet ikin dritat si kudo,nuk ka një motor uji apo një skaf për bé,ama ka plot, me shumicë,varka me pedale,me një çadër në mes që ecin ngadalë e të ngjan sikur po sheh një shfaqje në Venecia. 

Se sipër mbajnë çifte të rinjsh që dhe dallga iu bindet e iu shtrohet.

Kur sheh ato kupton pse gjolit në poezi i thonë liqer. Nga që të deh e ta çakordon petllën. Dhe mbi të gjitha Poradeci ka Lasgushin që i bën nder krejt Evropës. Liriku më i ëmbël,më i veçantë,më poetiku. Mbase Skenderbe populli ynë mund të lindë sërish,por Lasgush ta harrojmë,nuk ndodh më. Zoti u tregua një herë kaq bujar,ta falenderojmë. Apo sa emocion më sjell Mitrushi! I qetë si vetë ai ballë jetës së trazuar. Nuk dija shumë më parë nga jeta e tij,veç di të pohoj se fëmijërinë e kam kaluar me Xinxifilon. Asnjë nënë a gjyshe,sado e dashur,nuk tregon përralla si Pasko. I afrohem unë kur i rrëfej mbesës ato që mbaj mend mote të shkuara.

Ky qytet ka njerëz që ndoshta nuk i ndesh kund,janë unikë. Të qeshur,të sjellshëm,punëtorë,modestë e mikpritës,aq mikpritës sa besoj që nga këtej krejt populli ynë është quajtur bujar.
Poradecin e dua se është albumi im i kujtimeve. Të gjithë kohë e pa kohë shohim fotot ndër vite. Për nostalgji,por edhe për të lexuar ndryshimin. Sidomos të larguarit nga atdheu që malli u bëhet kotkë pak më sipër se stomaku. I përkëdhelin fytyrat me dorë,dënesin,qajnë,qeshin,gëzohen. Siç bën një njeri që ka pirë ca dopjo e rend pas,në të shkuarën e tij.

Por tek ky qytet kam albumin tim pa fotografi.

Eshtë çudi,por kjo është e vërteta. Ruaj mbresa kaq të forta sa janë mbushur plot detaje. Ja,afër turizmit më parë kishte vila një,dy katëshe. Buzë gjolit shumë plepa,sa që kur njerëzit visheshin me rroba banjo për t’u kredhur ishte fresk se ende nuk binin rrezet atje,hije deri nga dreka. Mbase kam qënë 3-4 vjeç kur më çuan nga Korça për një ditë. Vajtëm e u kthyhem mbi një ZIS sovjetik,plot 40-50 persona. Mbaj mend që qaja se dallga më lagte breçkat. Hahaha,nuk më bindi as durimi i babait të futesha në ujë. Më vonë çdo verë në kampin e pionierëve më vjen në veshë borija që na lejonte t’i hynim liqenit me vrap.

Ai gëzim më mbush dhe sot,kaq i fuqishëm ishte,kaq adrenalinë digjte. Nuk iu ndava as në gjimnaz,në kampet e rinisë. Flinim nga 20 në një klasë ,me krevate marinari,me dy banja në fund të korridorit,pa dushe,kremra,xhel e shampo. Me një sapun Rrogozhine që e fuste nëna mes teshave dhe me të laheshim në gjol e lanim ndërresat po atje. I kujtoj me ngazëllim dhe aroma e atyre viteve më përzjehet me të qeshurën e gocave një kat më poshtë,apo me shikimet “vrastare” të një poradecarke që banonte lart te agjencia e autobuzëve.

Nuk iu ndava qytetit as student,as kur u martova.

Atje muajin e mjaltit e pas një viti tek hoteli në qendër gruaja shtatzanë, priste lindjen e binjakeve. Te kjo pema këtu priste,më pyet mbesa Frida.
Edhe më vonë me vajzat e vogla pushoja tek ky qytet i bekuar. Nuk e shmanga asnjëherë. U bëra gjysh e vij sërish me nipër e mbesa. Jetoj kudo nëpër glob,por Poradecin nuk e kam vetëm në zemër,e kam dashuri konkrete,se sa shkoj takoj prinderit në Korçë,në kthim përqafoj dhimbjen e gazin tim.
Vërtet ky qytet është albumi i kujtimeve të mija. Sa herë shëtis më dalin para prindërit,shokët e gjimnazit,vajzat e mija të vogla,Tasha e bukur,e gjatë,plot nur dhe e qeshur. Endërroj duke ecur. Më duket jeta kaq e bukur dhe jam kaq i lumtur sa Frida sikur e kupton e më thotë:”Gjysh unë ty të dua sa ky liqen”

Mbi 230 mijë euro të vjedhura/ Goditet banda e hajdutëve shqiptarë në Greqi, në krye një grua…

Një bandë shqiptarësh, që kryenin vjedhje nëpër shtëpi në Atikë, u zbulua këtë enjte nga policia greke, në një operacion special gjatë të cilit u arrestuan gjashtë persona. Ndaj të arrestuarve, është ngritur akuzë për organizatë kriminale, raste vjedhjeje ku vlera totale e sendeve të vjedhura kalon shumën 120.000 euro, pastrim parash nga veprimtari kriminale, dhuna ndaj punonjësve, si dhe për shkelje të ligjeve për armët dhe drogën.

Në dosje janë përfshirë edhe tre anëtarë të tjerë të grupit kriminal, të cilët janë identifikuar dhe janë në kërkim. Nga hetimi policor deri më tani janë zbuluar 20 raste vjedhjesh, nga të cilat një në tentativë, ndërsa përfitimi total financiar i përfituar nga grupi kriminal llogaritet të kalojë shumën prej 230 mijë euro.

Sipas hetimeve policore, të pandehurit, aktivë që prej majit 2022, kanë vëzhguar fillimisht objektivat e tyre një ditë më parë nga këmbësorët që lëviznin rreth tyre, për të hartuar një plan veprimi dhe për të siguruar arratisjen e tyre në kohë. Në orët e pasdites ose të mbrëmjes, ata u afroheshin shtëpive që kishin synuar, me një makinë, e cila zakonisht merrej me qira dhe vazhdonin të depërtonin duke thyer xhamat apo dyert e ballkonit.

Bëhet e ditur se në funksionimin e bandës ka luajtur rol kryesor një grua,

e cila duke përfituar nga fakti se nuk ishte e shënuar, i shiste sendet e vjedhura në dyqane pengjesh, për të mbledhur paratë dhe për t’ia shpërndarë mes anëtarëve. Në kontrollet e shtëpive janë gjetur dhe sekuestruar ndër të tjera:

Pistoletë me karikator dhe 6 fishekë, jelek antiplumb, 40 ora të markave të njohura, 28 palë vathë, 39 unaza, 9 byzylykë, 36 gjerdan, varëse dhe zinxhirë floriri. , 3 shtëpi çanta dizajner, 6795 euro, 20 celularë, 3 thika, 0.7 gram kanabis të papërpunuar, 2 makina dhe 1 motoçikletë.Të arrestuarit do të dërgohen në Prokurorinë Penale të Athinës.

Lë nam nëna Shqiptare në Greqi/ Kyç foshnjën 4 muajshe në makinë për të bërë shoping me shoqen…

Një 22-vjeçare shqiptare ka rënë në prangat e policisë së Selanikut. Sipas mediave vendase mësohet se e reja shqiptare akuzohet se ka lënë në makinë vetëm për 40 minuta foshnjën e saj katër muajshme. Ajo e kyçi foshnjen në makinë për të bërë pazare me shoqen e saj 27-vjeçare me origjinë shqiptare. Protothema.gr raporton se foshnja e kyçyr në makinën e parkuar u pikas nga një një kalimtar, i cili njoftoi policinë. Sipas dëshmisë së tij, foshnja kishte qenë për të paktën 40 minuta e mbyllur në makinë, me dritare gjysmë të hapura para një dyqani.

22-vjeçarja ka dalë sot para gjykatës ku është shpallur fajtore për pakujdesi dhe ekspozim në rrezik të fëmijës së saj. Ajo është paralajmëruar se nëse ndodh sërish diçka e tillë do të dënohet me burg.

E reja ttha se vonesa kishte ndodhur për shkak se në dyqanin ku ishte futur për të blerë diçka, kishte pasur shumë radhë.

“Bëra një gabim të madh, kërkoj shumë falje. E mora me vete sepse nuk kisha ku ta lija. E lashë në makinë sepse e ushqeja me gji gjatë gjithë rrugës. Fëmija ishte i lodhur. Kur arritëm atje e zuri gjumi. Shkova për të marrë disa gjëra dhe do të kthehesha shpejt. Në arkë kishte shumë njerëz, prandaj u vonova”, tha 22-vjeçrja në gjuhën shqipe për mediet greke.

Nipi feston ditëlindjen, Jozefina Topalli poston foton e veçantë: “Tomasi sot bën 2 vjeç…

I vogli i familjes feston sot ditëlindjen dhe s’kishte si të mungonte edhe urimi i gjyshe Jozefinës. Nipi i ish-kryeparlamentares, Jozefina Topallit, Tomasi feston ditëlindjen e tij të dytë. Në një postim në rrjetet sociale Topalli ka uruar të voglin me një foto ku Tomasi ka pozuar krah mamit të tij, Megit.

“Gezuar ditelindjen Tomas!”, shkruan Topalli.

Iu vidhte çantat e dorës grave /Arrestohet skifteti i Korçës: “Ishte përfshirë në 3 vjedhje dy javët e fundit…

Korçë/ Finalizohet operacioni policor i koduar “Rrethi”. U vodhi çantat e dorës, dy shtetaseve, njërës prej tyre me dhunë, si dhe vodhi orendi në një banesë, identifikohet, kapet dhe vihet në pranga 36-vjeçari. 36-vjeçari, i dënuar më parë për vjedhje me dhunë.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Korçë, ditën e djeshme, menjëherë pas njoftimit se në lagjen nr. 12, një shtetas i kishte vjedhur me dhunë çantën e dorës, një 47-vjeçareje, kanë organizuar punën për identifikimin, lokalizimin dhe kapjen e autorit. Falë veprimeve të shpejta hetimore, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Korçë finalizuan operacionin policor të koduar “Rrethi” . Si rezultat i këtij operacioni u kap dhe u arrestua në flagrancë shtetasi:

-E. F., 36 vjeç, banues në Korçë, me precedent të mëparshëm penal për vjedhje me dhunë. Në bazë të pamjeve filmike dhe provave të tjera të siguruara nga Policia, rezultoi se ky shtetas, ndërkohë që shoqërohej me një shtetas tjetër, i ka vjedhur me dhunë, çantën 47-vjeçares, dhe më pas ata janë larguar të dy me shpejtësi.

Gjithashtu, nga veprimet e mëtejshme hetimore u dokumentua se 36-vjeçari është autori i dyshuar edhe i dy vjedhjeve të tjera të ndodhura në qytetin e Korçës, konkretisht: më datë 21.04.2023, në lagjen nr. 6, ka vjedhur sende dhe orendi të ndryshme në banesën e një shtetaseje, ndërsa më datë 28.04.2023, në lagjen nr. 9, i ka vjedhur çantën e dorës një 52-vjeçareje, brenda së cilës kishte një sasi parash dhe dokumente identifikimi. Vijon puna për dokumentimin e plotë të veprimtarisë kriminale të këtij shtetasi, identifikimin dhe kapjen e bashkëpunëtorit të tij. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë.

Nje prezantim i shkurter per stadiumin “Monumental” me 80 mije vende te Leskovikut(Foto)

Nga Artan Hoxha:      
Vendodhja, Leskovik City.
Popullsia, me gjithe mushkat e Nikut ne Shelegur behen s’behen 690 kokrra.
Stadiumi “Monumental” do te jete shtepia e klubit te futbollit “FK Melesini Maja Maja”.
Per inat te Real Madrid qe luajti me skuadren fqinje Gramozin e Ersekes, Leskoviku do te formoje akademine e futbollit me Atletiko Madrid, ekskluzive per gjithe Ballkanin juglindor deri te Ura e Çarshoves.
Stadiumi do te kete 1,251 suita.
Capacity 80,093 tifoze.
Permasat e fushes 105 m × 69 m (344 ft × 226 ft).

Siperfaqja e fushes, me bar artificial, se ben dimer i ashper dhe thahet bari.
Punimet fillojne me 29 shkurt nje here ne kater vite kur shkurti qellon me 29 dite.
Kohezgjatja e punimeve 35 vite nga dita e fillimit.
Inaugurimi, viti 2060…
Kosto e ndertimit 357.000.000 euro…
Architect, Walter Santiliano De Echeveria Sarries.
Project manager, nje shoku i ngushte i presidentit te FSHF dhe kryeministrit.
Investitori, kompania “Ka perendia per te tere”…

Leverdia, nuk ka nevoje fare te kete qytet aty prane se gjithe dynjaja mund te flene dhe te banojne ne suitat luksoze te stadiumit…

Marketingu: te gjithe moderatoret e emisioneve sportive te emeruar nga Federata, gazetaret sportive qe sillen mire, te gjithe specialistet, ekspertet dhe moviolistet e emisioneve sportive te emeruar nga Federata, te gjithe anetaret e komitetit ekzekutiv, drejtoret dhe kryeredaktoret e televizioneve dhe portaleve qe i sherbejne sulltanit, do ta kene hyrjen falas.
Do te hane dhe do te pine qyl me vere nga me e mira e kantines se sulltanit, si dhe do te kene secili nga 100 bileta falas per t’i shitur per leke xhepi…

Pamja: Ne sfond nga ana jugore duket Mali Melesinit, nga lindja ne darke duken dritat e Konices.

‘Do jem shembull për rininë shqiptare’/ Cllevio drejt pajtimit me Noizyn: “Nga armiq të përbetuar do të bëhemi miq…

Nga “djali i keq” Cllevio ka vendosur që të bëhet ai djali që rinia shqiptare do e marrë shembull. Këtë premtim reperi e ka dhënë gjatë një live në “TikTok”, ku tha se do i dhurojë fansave vetëm harmoni dhe gëzime. Duke lënë anash negativitetin, Cllevio tha se do të lërë sherret dhe inatet anash dhe nga armiq të përbetuar me Noizyn do të bëhen miq duke i dhënë kështu rinisë shqiptare dhe një shembull për të ndjekur.

“Ju premtoj o publiku im se do tju dhuroj vetëm harmoni edhe gëzime. Do prodhoj vetëm muzikë, do bëhem një djalë që ta kenë shembull rinia shqiptare dhe jo të marrin negativitet. Dhe dua të bëj një shembull të jem shembull që unë me gjithë Noizyn duke qenë dy armiq të përbetuar si nëpër libra të bëhemi miq dhe rinia shqiptare të na ndjekë ne. E të thonë ‘E pe u pajtua Cllevio me Noizyn dhe pse s’pajtohemi ne’, domethënë me shokun e klasës”, dëgjoeht të thotë Cllevio.

Noizy dhe Cllevio janë dy reperët të cilët prej vitesh janë në konflikt me njëri-tjetrin. Sherret e tyre të njëpasnjëshme, futja e Cllevios dy herë në burg si pasojë e denoncimeve të Noizyt kundrejt tij kanë qenë në qendër të mediave.

Më herët ka qenë Noizy i cili ka bërë me dije se denoncimin ndaj Cllevios e ka tërhequr vetëm për vëllain e reperit, i cili i është zotuar se do të marrë ai situatën nën kontroll. Madje për të shuar konfliktet me Cllevion, Noizy ka shkuar ka takuar në qeli edhe “profesorin”, pra Dritan Dajtin, i cili e kishte këshilluar që ta merrte me të mira reperin pasi vetëm kështu mund të mos kishin mosmarrëveshje.

Më parë ta plasnin gjobën pa zbritur mirë nga makina/ Ironizon Artan Hoxha: “Aman ore ku janë zhdukur këta policët e bashkisë…

Aman ore ku janë zhdukur këta te policisë bashkiake se na dogji malli???!!! Po si ka mundësi, te zhduken me magji te kudondodhurit e bashkisë, qe te prisnin poshtë derës se pallatit pa zbritur mire nga makina dhe ta plasnin gjobën surratit.” Kështu e nis shkrimin e tij ironizues gazetari Artan Hoxha, për policët bashkiakë të Tiranës, për të cilët thotë se janë “zhdukur” qëkur ka filluar fushata dhe mezi po durojnë të dalin përsëri në rrugë, pas 14 majit.

“Kujt i shkonte mendja se do na merrte malli kaq shpejt per ta. Per ato patrullat dyshe, me kostumet e dala boje, me ate jelekun e verdhe si squfuri dhe sidomos me ato blloqet e bukur te gjobave ngjyre mavi, ku ti rendisnin ato zerot e gjobes mu si rruaza perlash njera pas tjetres…”, vijon ai.

Megjithatë, gazetari Artan Hoxha thotë se pas 14 Majit, policët bashkiakë të Tiranës do të jenë përsëri “në qarkullim” për të vendosur gjoba e për të përzënë shitësit ambulantë që qëndrojnë qosheve të pallateve në kryeqytet.

Puthje në buzë dhe lënie takimi jashtë…/Kristi ‘shkrihet’ përpara striptistes në festën e beqarisë së Luizit…

Festën e beqarisë së Luizit me praninë e striptisteve duket se e ka shijuar më së shumti Kristi, i cili është parë shumë i afërt me njërën prej vajzave balerina.Banori i Big Brother ka shkëmbyer puthje në buzë me njërën prej tyre dhe madje ka lënë edhe një takim me të kur të dalë jashtë shtëpisë.

Vajza i ka kërkuar Kristit që ti premtojë një takim jashtë, dhe aty ka ndërhyrë Lorenci, i cili është shprehur se do të kujdesej ai që dy të rinjtë të kishin takim mes tyre. Festa e beqarisë për Luizin riktheu në shtëpi disa prej ish banorëve të Big Brother, të cilët u kujdesën që surpriza për këngëtarin të ishte vërtetë një nga më të veçantat, pa e ditur se të shtunën e pret martesa ligjore me Kiarën.

Vetëm 6% e popullsisë mbi 55 vjeç mund të shkarkojë dokumente nga e-albania…

Shqipëria ka bërë revolucion në ofrimin e shërbimeve publike online, por ai po gjen pak përdorim nga moshat e vjetra. Teksa qeveria shqiptare ka çuar në kanalet dixhitale gati 95 për qind të shërbimeve të saj, nga ana tjetër njohuritë e shqiptarëve dhe aftësitë e tyre për ti përdorur ato janë shumë të ulëta. Sipas të dhënave zyrtare nga INSTAT vetëm 6 për qind e shqiptarëve mbi 55 vjeç ishin në gjendje të shkarkonin dhe të printonin dokumente nga e -goverment me 2022.

Në grupet e tjera të popullsisë përdorimi i E-Albania për shkarkimin e dokumenteve ka qenë më i lartë. Psh rreth 33% e grup-moshës 25-34 vjeç e përdoren e-albania për të shkarkuar dokumente, por përqindja vjen e ulet në grupet më të mëdha të popullsisë. Megjithatë gjatë vitit të kaluar pati një rritje të ndjeshme të familjeve me internet. INSTAT raportoi se 96.5% të familjeve kishin internet me 2022, me një rritje 8 pikë përqindje në raport me një vit më parë.

Në fund të vitit 2019, Qeveria shqiptare vendosi fillimin e “Revolucionit Dixhital të shërbimeve publike”.

Që nga 1 janari 2020, nisi një proces i ri, duke ofruar aplikime për shërbime publike vetëm online për qytetarët dhe bizneset. Në datën 1 maj 2022, filloi jo vetëm aplikimi për shërbime publike, por edhe ofrimi i dokumentit përfundimtar me vlerë ligjore të plotë. Shqipëria tani ofron 95% të të gjitha shërbimeve publike vetëm online me vulë/apo me nënshkrim elektronik në fund.

Deri me 2026 qeveria shqiptare synon dixhitalizim të mëtejshëm të shërbimeve publike.

Planifikohet integrimi i teknologjive të reja si blockchain, inteligjencë artificiale, për të përmirësuar cilësinë e ofrimit të shërbimeve. Për të rritur numrin e shërbimeve që merren në kohë reale me vulë elektronike synohet të vijohet me investime për dixhitalizimin e arkivave fizike dhe rritjen e numrit të sistemeve elektronike që nder veprojnë me njëra-tjetrën në Platformën Qeveritare të Ndërveprimit.

Ndër sfidat kombëtare është edhe njohja e nënshkrimit dhe vulës elektronike fillimisht në vendet e rajonit, për lehtësimin e lëvizjes së qytetarëve dhe bërjes së biznesit me Ballkanin Perëndimor dhe më pas me vendet e Bashkimit Evropian. Në fokus do të jetë edhe përshtatja e platformës e-albania për përdorim dhe nga personat me aftësi ndryshe, të cilët aktualisht hasin vështirësi në marrjen e shërbimeve publike online./ Monitor

Luizin e rrethojnë striptistet, “nxehet” Kiara: “Më fusni në shtëpi tani…

Para dasmës së madhe që do mbahet në finalen e të shtunës, Luizi ka festuar sot Festën e Beqarisë. Vëllai i madh i ka sjellë surprizë disa striptiste. Vajzat sexy kanë kërcyer për Luizin e Kristin duke dhuruar atmosferë. Shtëpisë i janë bashkuar edhe ish-banorë duke kërcyer e duke pirë.

Por i menjëhershëm ka qenë edhe reagimi i nuses së ardhshme, Kiara Tito .Me anë të një postimi në rrjetet sociale Kiara shkruan: Më funi në shtëpi tani… Sigurisht që ky reagim vjen në formën e shakasë, pasi vetë Kiara e ka shoqërua me emoji.