Lidhjen e mban s*eksi’ /Olsa Muhameti: “Nëse e ke partnerin 14 vite më të madh do çedojë…

Diferenca ideale e moshës mes dy partnerëve ka qenë temë diskutimi këtë të premte në “Më lër të flas”. Autorja Olsa Muhameti u shpreh se nuk është dashuria ajo që ka rëndësi në një marrëdhënie por edhe marrëdhëniet seksuale.

Është pak klishe të themi është e rëndësishme dashuria, nuk e mban vetëm dashuria një marrëdhënie e mban edhe seksi. Nëse e merr partnerin si Dua Lipa 14 vite më të madh do të çedosh te kjo pika kryesore. Nëse ke një partner 14 vite më të madh, detyrimisht do të çedoje kjo pjesa e seksit.”- tha Olsa.

“Opozita as mish e as peshk”/ Analisti i njohur: “Rama si kapiteni mori i pari varkën e shpëtimit, e lenë popullin të ik me gomone….

Analisti Genc Burimi gjatë një interviste televizive foli për rritjen e pagave për deputetët dhe ministrat. Burimi tha se nuk pa një kundërpërgjigje nga opozita, teksa krahasoi situatën me filmin “Titaniku”, ku kapiteni merr i pari varkën e shpëtimit, referuar kryeministrit Edi Rama.

Rama i njeh mirë si funksionojnë kodet politike e morale. Rama është artist i mirë. E ka parë filmim Titaniku, ku kapiteni merr i pari varkën e shpëtimit.

Nuk gjeta kundërpërgjigje nga opozita, as mish as peshk. Do ngelet në histori kjo, kush deputet pranoi dyfish rroge ndërkohë populli vuan, ikën me gomone.

Shqipëria është ende botë e tretë, për drejtimin e vendit. Ka qenë një film lufte që transportohej Yllka Mujo e plagosur që i dha ujë partizanit më të ri në moshë. Ata duhet të kishin menduar për popullin. Ky është imazhi i demokracisë. Nuk po them se nuk e meritojnë, por në këtë moment, të bënin një sakrificë dhe rritja e rrogave tu shkonin shtresës më të ulët”, u shpreh Burimi.

Tirana “mbushet” me vajza aziatike që ofrojnë shërbime seksuale kundrejt pagesës…

Në Shqipëri dhe kryesisht në kryeqytet janë parë shpesh të huaj që kanë gjetur në vendin tonë një treg të sigurt pune. Por së fundmi është vërejtur një tjetër fenomen. Tirana është shndërruar në destinacionin e vajzave nga lindja që ofrojnë shërbime seksuale kundrejt pagesës. Vajzat nga Libia, Taxhikistani apo Azerbaxhani por edhe Kina apo Vietnami vijnë në vendin tonë si turiste dhe marrin apartamente të ndryshme me qira ku ushtrojnë aktivitetin e tyre kundrejt shumave nga 100 deri në 400 euro.

Reklamimin e bëjnë hapur në një faqe internet të quajtur ‘Tirana escorts’. Ky aktivitet ra në sy të autoriteteve ku 3 nga vajzat ranë pre e grabitjes nga disa adoleshentë të cilët nën kërcënimin e thikës, u morën celularët dhe paratë.

Tre të miturit të dyshuar për vjedhje me dhunë thanë para uniformave blu se ranë në kontakt me të huajat në një faqe internet ku ato ofronin shërbime seksuale kundrejt pagesës në apartamente të marra me qira në Tiranë. Të miturit të moshave 16-17 vjeç i kontaktonin vajzat duke u hequr si klientë, e më pas kur shkonin në destinacion i grabisnin.

Para disa ditësh një incident i tillë ndodhi në rrugën ‘Dervish Hatixheja’. Komisariati nr.3 i policisë i identifikoi të miturit dhe për shkak të moshës i procedoi në gjendje të lirë. E njëjta situatë ka ndodhur javë më parë në rrugën ‘Islam Alla’ ku pre e vjedhjes ranë dy vajza nga Libia. /Top Channel

Po ndodhin karambole të mëdha/ Gjergj Luca ngre alarmin në Qafë-Thanë: “Rrezikohet të ndodhë katastrofë…

Një kasaphanë rrezikon të ndodhë në Qafë-Thanë, ku një mauneje i është çarë serbatori dhe i është derdhur nafta në rrugë. Biznesmeni dhe sipërmarrësi, Gjergj Luca, ka publikuar një video nga vendngjarja dhe tregon se automjetet që vijnë pas maunes po rrëshqasin nga karburanti i derdhur.

Ai tregon në video se Qafë-Thanën po e ngjisin edhe mjete të tjera të tonazhit të rëndë, që e kanë të vështirë të qarkullojnë.

Mësuesja: “Pse shqiptarët në komunizëm laheshin vetëm një herë në javë, të dielave…

Mësuesja pensioniste, Ilmiana Bujari ishte mëngjesin e kësaj të enjteje në “Good Moorning Albanians”, për të folur rreth pastërtisë. Një hulumtim i fundit ka zbuluar se italianët janë më të pastërtit në Europë, por ish-mësuesja tha se kjo mund të ishte e vërtetë dikur, ndërsa tani sipas saj shqiptarët janë më të pastër, pasi kushtet e jetesës janë përmirësuar.

Ajo tha se dikur në Shqipëri ishte e shkruar edhe në edukatë morale që duhet të laheshin një herë në javë.

“Ishte e shkruar në edukatë morale që njeriu duhet të lahej një herë në javë. Ishte e shkruar që fëmija të lahej më e pakta një herë në javë. Ditën e hënë duhet të ishin të pastër, me thonjtë e prera, të kuruar në veshje.

Kjo ndodhte thuajse në të gjitha familjet një herë në javë. Shteti sapo kishte dalë nga lufta kështu që e tillë ishte situata dhe të gjithë studentëve që ishin me konvikt u jepej të gjithëve sapun me racion”,-tha Ilmiana Bujari.

‘Çmendet’ moti, nga temperaturat e larta në rrebeshe shiu…/Ja si do të jetë fundjava…

Moti në fundjavë pritet të jetë nën ndikimin e kushteve ajrore të paqëndrueshme, sipas SHMU-së. Pritet që dita e nesërme të nisë me kthjellime dhe gjatë mesditës do të nisin vranësirat ku priten dhe reshje shiu të cilat hera-herës do të jenë edhe në formën e shtrëngatave afatshkurtër.

Era do të fryjë me drejtim nga veriperëndim me shpejtësi mesatare 1-8m/s, shoqëruar me valëzim në dete të forcës 1 ballë.

Zhduket 40-vjeçarja/ Familjarët ‘ngrenë në këmbë’ policinë në Korçë…

Një grua ka humbur kontaktet me familjen në Korçë prej dy ditësh. Bëhet fjalë për 40-vjeçaren me iniciale F.M. Ka qenë i riu K. D., banues në fshatin Melçan, Korçë, ai, i cili ka kallëzuar dje se është larguar nga banesa halla e tij. Sipas deklarimit të 23-vjeçarit, halla e tij vuan nga probleme të shëndetit mendor.

Ndërkaq, policia e Korçës ka nisur menjëherë punën për gjetjen e 40-vjeçares.

E rëndë në Greqi/ Prindërit gjejnë të mbytur djalin në pishinë…

Një tragjedi ka ndodhur mesditën e së premtes në Kefaloni në Greqi. Një 3 vjeçar është gjetur pa jetë në një pishinë në një vilë private. Ka qenë nëna e djalit që e ka parë në pishinë dhe e alarmuar ka lajmëruar bashkëshortin, i cili e ka nxjerrë menjëherë nga uji.

Ai është dërguar menjëherë në spital, por për fat të keq mjekët nuk kanë mundur të bëjnë asgjë pasi ishte shumë vonë dhe 3 -vjeçari kishte humbur jetën.

Nga Pogradeci në Kolonjë e Devoll/ Policia procedon 3 persona për kanosje e konflikte…

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Pogradec referuan materialet në Prokurori ku filloi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin M. B., 36 vjeç, banues në fshatin Homezh, Pogradec, pasi dyshohet se ka kanosur një 67-vjeçar.

-Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Devoll referuan materialet në Prokurori ku filloi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit E. K., 24 vjeç, banues në fshatin Vidohovë, Devoll, pasi gjatë një konflikti për motive të dobëta, ka goditur me mjet të fortë, një 73-vjeçar.

Gjithashtu Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Kolonjë referuan materialet në Prokurori dhe shpallën në kërkim shtetasin G. M., 41 vjeç, banues në Çorovodë, Skrapar, pasi dyshohet se ka goditur me sende të forta, shtetasin G. A., 52 vjeç, banues në Poliçan, Skrapar, me të cilin tentonin të kalonin ilegalisht kufirin. Punohet për kapjen e 41-vjeçarit.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.

Ngacmoi seksualisht 16-vjeçaren /Policia i ve prangat 21 vjeçarit nga Maliqi ….

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Maliq arrestuan në flagrancë shtetasin E. D., 21 vjeç, banues në fshatin Podgorie, Maliq, pasi dyshohet se ka ngacmuar seksualisht një 16-vjeçare. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të

Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.

Çmenduri në Pogradec/ Tentoi të vriste fqinjin me sopatë, arrestohet 38-vjeçari(Video)

Policia e Pogradecit ka arrestuar një 38-vjeçar pasi ky i fundit ka tentuar të vrasë me sëpatë fqinjin e tij, pas sherrit banal. Falë ndërhyrjes së shpejtë dhe veprimeve profesionale policore, policia arrestoi Erjon Shaqollari, 38 vjeç, banues në Pogradec, pasi dyshohet se pasditen e djeshme, pas një konflikti për motive të dobëta, ka dëmtuar me mjet prerës (sëpatë), fqinjin e tij, shtetasin K. H., 61 vjeç, banues në Pogradec, i cili aktualisht merr ndihmë mjekësore, në spitalin e Pogradecit dhe është jashtë rrezikut për jetën.

Në vijim të veprimeve procedurale për këtë rast, shërbimet e Policisë i gjetën 38-vjeçarit, nga kontrolli fizik, një tjetër mjet prerës (thikë), i cili iu sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Vrasja me dashje”, mbetur në tentativë dhe “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”.

E rëndë/ Gjenden të vrarë nëna me dy fëmijët e mitur, dyshohet se u masakruan me thikë nga ish-burri 36-vjeçares

Nëna dhe dy fëmijët e saj, 13 vjeçe e 18 muajsh, u gjetën të vrarë në vendin ku qëndronin në Francë, ndërsa i dyshuari kryesorë është ish-bashkëshorti i 36-vjeçares. Alarmi u ngrit nga një i afërm i cili do të takohej me viktimën, e më pas zjarrfikësit kanë ndërhyrë duke gjetur të pajetë të miturit dhe mamanë e tyre.

Sipas prokurorit që po merret me çështjen trupat kishin plagë, të shkaktuara nga goditja me thikë. Policia franceze ka izoluar të gjithë zonën, për ta pasur më të lehtë gjetjen e provave të mjaftueshme që do ti çojnë në gjetjen e autorit dhe rrethanave që ende janë të paqarta.

Në kërkim mbetet 30 -vjeçari, i dënuar në shtator të vitit 2021 me një vit burg për dhunë ndaj gruas dhe vajzës së tij. Në informacionet paraprake viktimat dhe autori janë me origjinë nga Turqia. Disa orë para se të gjendeshin trupat, mediat franceze shkruajnë se në postimet në Facebook ai akuzonte gruan e tij se e tradhtonte, ndërsa shtonte se do ti jepte fund jetës.

Çifti kishte rreth dhjetë vite që jetonte në këtë shtëpi, ndërsa prej rreth dy vitesh ishin ndarë. Prokurori konfirmoi viktima kishte bërë një kallëzim për vjedhjen e bizhuterive dhe dokumenteve, duke dyshuar se ish-i i saj mbante një kopje të çelësave të shtëpisë. Njëkohësisht denoncimi e ka denoncuar për vendosjen e GPS poshtë makinës së saj.

Lajmërim i veçantë nga Nabizi Struge!

Lajmërim i veçantë nga Nabizi Struge !
Erdhi koha për ofertën tonë speciale që ndodh një herë në vit. Jemi të emocionuar për të ndarë këtë mundësi të jashtëzakonshme me ju. Çmime fabrike dhe oferta speciale!
Çdo vit, në këtë periudhë të veçantë, ne përgatisim një ofertë të pazëvendësueshme me çmime të ulëta, për të gjithë klientët tanë të çmuar.

Ky është një rast unik për ju, të përfitoni nga çmimet më të ulëta të vitit, për produktet tona cilësore.