Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Pogradec referuan materialet në Prokurori ku filloi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin M. B., 36 vjeç, banues në fshatin Homezh, Pogradec, pasi dyshohet se ka kanosur një 67-vjeçar.
-Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Devoll referuan materialet në Prokurori ku filloi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit E. K., 24 vjeç, banues në fshatin Vidohovë, Devoll, pasi gjatë një konflikti për motive të dobëta, ka goditur me mjet të fortë, një 73-vjeçar.
Gjithashtu Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Kolonjë referuan materialet në Prokurori dhe shpallën në kërkim shtetasin G. M., 41 vjeç, banues në Çorovodë, Skrapar, pasi dyshohet se ka goditur me sende të forta, shtetasin G. A., 52 vjeç, banues në Poliçan, Skrapar, me të cilin tentonin të kalonin ilegalisht kufirin. Punohet për kapjen e 41-vjeçarit.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.
Për t’u bërë pjesë e grupit "KorcaBlog.com" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.