6 muaj solli verdalle policinë për grabitjen e 90 mijë€/ Identifikohet autori por paratë kanë… avulluar

Për gjashtë muaj me radhë, punonjësit e policisë greke hetuan intensivisht vjedhjen e ndodhur në një shtëpi në zonën e Artës, por më në fund arritën ta zbardhin dhe të mbërrijnë në identifikimin e detajeve të autorit. Bëhet fjalë për një burrë, i cili akuzohet se më 17 nëntor 2022 ka hyrë në banesë dhe ka rrëmbyer shumën marramendëse prej 92.450 euro. Ndaj autorit është ngritur akuza për vjedhje të rëndë.

Por… shuma e parave ende nuk është gjetur duke “stërmunduar” edhe një herë efektivët për të zbuluar se ku fshihen paratë.

Burg përjetë kush vret fëmijë/ Ashpërsohet Kodi Penal, rëndohen dënimet për dhunë në familje…

Qeveria ashpërson qëndrimin për personat e dhunshëm në familje dhe ata që kryejnë krime ndaj të miturve. Përballë shifrave shqetësuese të dhunës ndaj grave, një projektligj i dorëzuar në parlament nga Ministria e Drejtësisë kërkon votat e deputetëve , për ti hequr te drejtën e zbritjes së dënimit autorëve dhunues. Konkretisht në ndryshimet e propozuara, kushdo që do të akuzohet për dhunë në familje, nuk ka të drejtë të kërkojë gjykim të shkurtuar e për rrjedhojë nuk fiton një të tretën e uljes së dënimit.

Gjithashtu, kushdo që vret një fëmijë dënohet me burg të përjetshëm .Ky ndryshim në kodin e procedurës penale sugjerohet mbas këshillimit kombëtar në të cilin qytetarët kanë kërkuar ashpërsim të ligjit penal .

Pas kësaj aktorët e drejtësisë si Prokuroria e Përgjithshme, KLP , KLGJ, Ministria e Brendshme ranë dakord për heqjen e institutit të gjykimit të shkurtuar për krimet e mësipërme, me argumentin se kjo masë ligjoreshërben për parandalimin e kriminalitetit ndaj grave dhe fëmijëve dhe jep një drejtësi efektive

Dan Hutra ishte rasti tipik i një burri që pasi kishte vrarë bashkëshorten e parë, ai dhunoi edhe të dytën dhe shfrytëzoi të drejtën e gjykimit të shkurtuar. Kur doli nga burgu ai vrau sërish. Nëse ky ligj votohet në Parlament, mesazhi i qeverisë është, kushdo që ngre dorë ndaj një gruaje apo vret një fëmijë, nuk ka tolerancë dhe falje nga ligji./Top Channel

Humbja e thellë në zgjedhjet e 14 Majit/ Flet Greta Koçi:”Vazhdoj të jem e djathtë, por…

Greta Koçi ishte së fundmi e ftuar në emisionin në “Kurthin e Piter Pan” ku gjatë intervistës tregoi se ka qenë nënkryetare e përgjithshme e Forumit Rinor të PD. Greta shtoi se sërish vazhdon të jetë e djathtë pavarësisht se nuk angazhohet më në politikë. Megjithatë, ajo theksoi se pavarësisht bindjeve politike, rëndësi ka të fitojë më i miri që të bëjë më të mirën për Shqipërinë dhe shqiptarët.

Alketa Vejsiu: Sikur u more disa kohë me politikën, apo gaboj?

Greta Koçi: Isha nënkryetare e përgjithshme e Forumit Rinor të PD-së. Sigurisht, unë vazhdoj të jem e djathtë, por nuk angazhohem më. Në bindjet e mia familjare politike, vazhdoj të mbetem e djathtë.

Alketa Vejsiu: Kemi një demokrate të flaktë këtu.

Greta Koçi: Jo, nuk bëjmë fushatë. Të fitojë më i miri. Rëndësi ka të bëjnë më të mirën për Shqipërinë dhe për shqiptarët.

Luizi ndan super lajmin e mirë me ndjekësit :”Së shpejti vjen…

Ai tashmë është kryefjala e showbizit dhe çdo publikim i tij nuk mund të shpëtojë pa u bërë lajm. Së fundmi Luizi ka publikuar një story ku ka dhënë një lajm shumë të mirë për fansat që së shpejti do të vi më një projekt të ri. Ai nuk ka zbuluar më shumë nëse do të jetë projekt në muzikë,

film apo diçka tjetër.

‘Vajzat e viteve 2000 me grim të thjeshtë’/ Petri Bozo: “Jam për bukuri natyrale, ç’janë këto operacione…

Spektakli madhështor i bukurisë “Miss Shqipëria” ka mbushur plot 25 vite. Producentë e themelues të këtij kompeticioni, Alda Bidaj dhe Petri Bozo kanë folur këtë të Shtunë në studion e “Rudina” në Tv Klan për rrugëtimin e jashtëzakonshëm në vendet më piktoreske të Shqipërisë dhe gjithë punën e madhe. Por teksa flitej për peripecitë e fillimit, u diskutua dhe për operacionet plastike dhe sa shumë kanë ndryshuar vajzat e viteve 2000 me sot. Petri shprehet në mënyrë absolute pro bukurisë natyrale, ndërsa Alda thekson se ajo është çështje zgjedhjesh personale.

Petri Bozo: Pasi bëjnë operacionet e gjërat, me trurin e tyre…Zgjohen në mëngjes dhe thonë “unë kam lindur kshu”, si ke lind kshu ti mi?! Ti ke qenë ashtu, ke qenë kjo gjëja e vyshkur kështu dhe pastaj të kemi zbukuruar ne.

Alda Bidaj: Petri i shikon shumë bardh e zi gjërat dhe shpesh kemi debate me njëri-tjetrin. Tani për hir të së vërtetës, le të kthehemi vite e vite përpara. Sigurisht me kalimin e kohës evoluon edhe e bukura, është një fat shumë i madh që të gjitha vajzat e bukura kanë mundësinë të kurohen, të jenë gjithnjë e më të bukura dhe të mbeten të freskëta. Ajo që është e bukur dhe që vlen shumë është…Ty të ndryshon edhe mënyra e grimit, pra nëse një vajzë 17-vjeçare në vitin 2000 kishte një grim fare të thjeshtë, sot është një zonjë shumë më e bukur…

Petri Bozo: Pse është kjo zonjë e pabome? Edhe vazhdon të jetë zonjë? (I drejtohet Aldona Elezit) E pra këtë po themi tashi…

Alda Bidaj: Është çështje zgjedhjesh.

Petri Bozo: Unë jam kundër, o zemër unë jam për bukuri natyrale! Ç’janë këto të bëra kështu me operacione?! (Të qeshura në studio)

Rudina Magjistari: Doli moda me vetulla të trasha, i lanë të gjitha. Po hollove vetullën dukesh njeri tjetër.

Alda Bidaj: E rëndësishme është që vendimet për pjesëmarrjen e vajzave apo qoftë dhe për festën që kemi përfunduar, nuk i mer zoti Bozo.

(Të qeshura)

Ne jemi një staf që punojmë bashkë, marrim vendime bashkë dhe sigurisht këto debatet që njerëzit po i shohin këtu ne i kemi të vazhdueshme.

Rudina Magjistari: Petrin e njohim të gjithë dhe e kemi shumë xhan.

Alda Bidaj: Petri vdes për të nxitur debat./tvklan.al

U arrestua për vjedhjen e një tapeti e më pas ra në koma, ndërron jetë ne QSUT 28-vjeçari

Ka ndërruar jetë ditën e sotme në QSUT 28-vjeçari, Jani Rustemi, i cili prej disa ditësh ndodhej në gjendje kome. Rustemi u arrestua për vjedhje, ndëkrohë që shfaqi probleme shëndetësore në ambientet e paraburgimit në 14 pril.

Ai përfundoi në koma pasi dyshhet se iu dha një dozë e lartë metadoni. Mësohet se 28-vjeçari shfaqi probleme shëndetësore më 14 prill dhe për herë të dytë më 17 prill, ndërsa u shtrua në spitalin ‘Nënë Tereza’ më 19 prill. Më 30 prill nëna e të riut ka bërë kallëzim në polici mbi rastin.

Stuhi shiu dhe breshër, ja parashikimi i motit për ditën e diel…

Nga dita e Diel por edhe për javën e ardhshme vendi do të ndikohet përsëri nga kushte të paqëndrueshme. Moti parashikohet fillimisht i kthjellët dhe nga orët e mesditës deri ato të pasdites vonë shtim vranësirash deri të dendura. Vranësirat do të shoqërohet me reshje shiu me intenistet të ulët ndërsa në relievet kodrinore – malore reshjet e shiut në periudha afatshkurtra në formën e rrebesheve dhe shtrëngatave.

Në momentin e rrebesheve dhe shtrëngatave parashikohen edhe shkarkesa të forta elektrike dhe lokalisht breshër.

Kryesojnë në La Liga /Tifozët e Granadës të dashuruar me Uzunin, i këndojnë lojtarit shqiptar…

Granada kryeson kampionatin në La Liga 2 dhe është pranë ngjitjes në elitën e futbollit spanjoll. Ekipi i Myrto Uzunit luan sot ndeshjen e parafundit të kampionatit kundër Mirandes në transfertë. Të shumtë janë tifozët e Granadas që e kanë ndjekur skuadrën e tyre duke kërkuar kthimin në La Liga.

Ndërkohë në festën e parakohshme janë parë edhe banderola të Myrto Uzunit, teksa tifozët i këndojnë futbollisti të kombëtare sonë.

Me thikë në brez dhe dokumenta fallse, arrestohet 19-vjeçari në Devoll….

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Devoll arrestuan në flagrancë shtetasin Th. Th., 19 vjeç, banues në Bilisht, Devoll. Shërbimet e Policisë, në qytetin e Bilishtit, i kanë bërë me shenjë për të ndaluar një automjeti, me të cilin 19-vjeçari, po lëvizte si pasagjer. Gjatë kontrollit fizik të ushtruar shtetasit Th. Th., iu gjet një armë e ftohtë (thikë) dhe disa dokumente të huaja të dyshuara të falsifikuara, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.

Grida Duma flet hapur: “Kam të dashur, s’kam pse ta mohoj…

Moderatorja Grida Duma ka pranuar se është në një lidhje të re. E ftuar në “Më lër të flas”, Grida që hoqi dorë nga politika për t’iu futur televizionit tha se ka një person në jetën e saj, katër vite pasi është divorcuar nga bashkëshorti i saj, Ilir Shqina. Përballë binjakëve Romeo dhe Donald Veshaj, Grida Duma tha se koha që kalon me të dashurin është e pakët, por cilësore.

Pjesë nga biseda:

Romeo Veshaj: Si ia bën o Grida, a të del koha për të dashurin?

Grida Duma: Është kohë cilësore mjafton edhe me pak.

Romeo Veshaj: Grida nuk e mohoi që nuk kishte të dashur….

Grida Duma: Pse duhet ta bëj, edhe po të mos e kisha do të thoja kam. Jo më kur kam.

Romeo Veshaj: Ti dukesh një grua shumë e fortë. Por çdo grua e fortë ka nevojë për një përqafim.

Grida Duma: Po patjetër që ka. Çdo të thotë një grua e fortë, çdo grua, çdo burrë.

Romeo Veshaj: A e ke atë përqafimin?

Grida Duma: Po e kam, patjetër që e kam.

Romeo Veshaj: Tani vdiqën ëndrrat e treçerekut të shqiptarëve.

Luiz Ejlli ‘provokon’ me mesazhin ‘: “Votoni cilin doni të largoni(Foto)

Pas ‘podkastit’, Luizi poston foto me Ramën. Krahas fotos ai ka postuar mesazhin: Votoni s cilin dëshironi që të largoni! Luiz Ejlli u bë i famshëm si banor i BBV2. Ai mbështeti në fushatë Benet Becin për bashkinë Shkodër e cila u fitua për herë të parë nga socialistët

pas 30 vitesh, madje me rezultat të thellë.

Deputeti i Lushnjës :”Njerëzit nuk kanë lekë të blejnë mbathje…

Deputeti Saimir Korreshi nuk e ka kundërshtuar projektin e rritjes së pagave nga qeveria por sugjeron që të kthehen sytë nga pensionistët. Edhe për politikanët që nuk i rritet paga, Korreshi thotë se nuk mund të bëjnë dot një jetë normale

për shkak të çmimeve të larta.

Shifra marramendëse/ Ja sa paguhet Luiz Ejlli për një postim në Instagram…

Pas përfundimit të “Big Brother VIP 2” ish-banorët kanë nisur të influencojnë në rrjetet e tyre sociale, tek të cilat janë shtuar shumë ndjekës për shkak të ndikimeve që programi ka pasur. Por tashmë postimet në Instagram janë kthyer në një përfitim për ta, ku regjistrohen shifra marramendëse. Deri më tani, sipas ekspertit të IT-së, shifrën më të lartë të pagesës e mban fituesi Luiz Ejlli.

Luiz Ejlli është on top. Kur ka qenë brenda eshte paguar 1500-2000 për një post, ndërsa tani që ka dalë shifra më e lartë për postim 10 mijë euro”, tha Tomi Kallanxhi, ekspertit të IT-së. Nga ana tjetër mbrapa nuk mbeten as ish-banorët e tjerë, pavarësisht diferencës së madhe shifrash që kanë me Luizin. Gazetari Andi Vrapi zbuloi për “Më lër të flas” se vendin e dytë e mban Efi, e më pas Kiara dhe të tjerët.

Vendin e dytë e mban Efi me 2000 euro, ndërsa më pas vjen Kiara me 1000 euro. Pastaj vijnë Dea Mishel e personazhët e tjerë”, tha ai. Eksperti i IT-së nuk la pa përmendur edhe VIP-at e tjerë, ku Bora Zemani dhe Arbana Osmani paguhen me shifra të larta për një postim.

‘Për Borën dhe Arbanën shifrat lëvizin nga 3000-5000 euro për postim.’- tha Kallanxhiu.

Rama ,Becit: “Po nuk jetove me kohë të plotë në Shkodër e kam gati zëvendësuesin tënd…

Në podcastin e sotëm, kryeministri Edi Rama ka ndarë bisedën me kryebashkiakun e Shkodrës Benet Beci, dhe me fituesin e Big Brother, Luiz Ejlli. Rama e ka ‘kërcënuar’ Becin se në rast se nuk jeton me kohë të plotë në Shkodër, atëherë zëvendësuesin e ka gati, duke iu referuar në këtë rast Luizit.

Pjesë nga biseda:    
Edi Rama: Lëri se këto i dimë. Se plehrat po nuk i bëre dhe plehrat do vi do të fus në kazan vetë. Ky pastaj po të dojë le të vejë kapakun. Benet, kam një pyetje shumë serioze, se nuk e kemi bërë këtë muhabet. Sot takohemi për herë të parë pasi u përshëndetëm aty tek selia kur erdhët me Mamicën. Tani ti je bërë kryetari i bashkisë së Shkodrës. Unë shpresoj shumë që ti do jetosh në Shkodër e nuk do jesh si disa kryetarë bashkie në historinë e këtyre viteve që votohen atje, janë nga atje apo kanë një lidhej me atje dhe pastaj e bëjnë Tiranë – atje, e atje – Tiranë çdo ditë.

Benet Beci: Po filluam projektet e mëdha bashkë, aty më ke.

Edi Rama: Jo, jo. Projektet e mëdha i bëj vetë unë.

Benet Beci: Ishte një mënyrë…

Edi Rama: Unë nga kryetari i bashkisë kur bëhet fjalë për projektet e mëdha, dua vetëm mos të më pengojë, të më ndihmojë, të bëjë ato gjërat e thjeshta, por për rrugët e brendshme, duhet mbështetje dhe bashkëpunim me bashkinë dhe unë po nuk erdha të pi një kafe, në shpinë tënde në Shkodër, ku ti do jetosh e po nuk pashë…

Luiz Ejlli: Po më ra këpuca në gropë..

Edi Rama: Jo, jo, po nuk pashë që ti, me TIMS-in e regjimit, po nuk pashë që ti të premten në darkë nisesh për Tiranë e të dielën në darkë vjen në Shkodër, të jemi shumë të qartë.

Luiz Ejlli: Çunat i ke te Ura e Bahçallëkut.

Edi Rama: Të jemi shumë të qartë, se ma tha Ermali i Vlorës, një çun i shkëlqyer dhe besoj që është zgjedhja e duhur, ishte në punë të vetë në ambasadë dhe bëmë disa anketime, pamë kush mund të jetë figura e re dhe dilte që ishte një njeri që mund të na garantonte dhe mbështetjen e njerëzve, por e di që është djalë shumë korrekt e punëtor. E më tha kur vajtëm, se u takuam që kur ishte kandiduar, u takuam kur shkuam tek takimet e Vlorës e duke folur më tha, “çfarë pret nga unë”? i thashë, të rrish pa gjumë. Nëse ti rri pa gjumë çdo gjë tjetër është ok. Kështu që nga ty unë pres të rrish në Shkodër, Benet. Këtë mos ta diskutojmë sepse pastaj do na hape shumë probleme e larg qoftë se unë një zëvendësues e kam gati.

Luiz Ejlli: Fillojnë mocionet e mosbesimit,

Edi Rama: Jo po kemi dhe zëvendësuesin gati. Kështu që, shumë faleminderit. Luiz, ishte vërtetë kënaqësi. Edhe një herë uroj të kesh një jetë të lumtur me bashkëvuajtësen. Benet, uroj që sa më shpejt, jo nesër, por…

Benet Beci: Unë jam tashmë në Shkodër, nuk kam lëvizur. Kështu që do vazhdoj të rri atje.

Edi Rama: Me shtëpi, me faturë dritash, po që konsumon drita aty kur Shkodra fle. Kazan më kazan për të parë pastrimin. Ti jap unë recetat e mia se kështu kanë qenë kazanët si në Shkodër, se janë pjesë e votimit me zemër ato dhe ta them unë si pastrohen, por vetëm të më rrish atje zgjuar.

Benet Beci: Atje jam, nuk do kthehem më nga Shkodra.

Edi Rama: Jo për t’u kthyer do kthehesh ti. Se do ndërrohesh, do bëhesh.

Benet Beci: Jo po aty më ke.

“Tani hiqi brekët, ule kokën dhe shih mes kofshëve”/ Rita Petro shpjegon poezinë e saj: “Më sulmuan në Shqipëri, por “Vrima” pati sukses në Francë, Gjermani e Itali…

Ishte viti 2014 kur shkrimtarja Rita Petro, botoi librin me poezi “Vrima” me të cilin fitoi çmimin si libri me poezi më i mirë atë vit dhe ky çmim iu dorëzua nga kryeministri Edi Rama dhe ministrja e Kulturës Mirela Kumbaro. Marrja e çmimit, ngjalli aq shumë debat për librin që në Shqipëri e konsideruan erotik dhe u sulmua jo pak nga opinioni në Tiranë.

Por, shkrimtarja Rita Petro që po merr pjesë më shtëpinë botuese Albas në Panairin Ndërkombëtar të Librit në Torino, që po zhvillohet gjatë këtyre ditëve i është rikthyer edhe njëherë zhurmës së këtij libri rreth një dekadë më parë, ndërsa jep një intervistë për median italiane.

Vëllimi im Vrima, shumë i diskutuar dhe i sulmuar nga komentatorët shqiptarë, por shumë i suksesshëm, i përkthyer dhe i botuar në Francë, Rumani, Greqi, Maqedoninë e Veriut dhe së shpejti do të jetë edhe në Gjermani dhe Itali, është fokusuar pikërisht në lirinë e individit, konkretisht të grave dhe është një himn për dashurinë fizike dhe shpirtërore. Në fund të fundit, arti ka lindur për të provokuar, përndryshe nuk do të ekzistonte.

Ju bëni gabim duke e quajtur poezinë time erotike (nuk dua të merrem me askënd që e quan pornografike). Vargjet e mia nuk i përkasin zhanrit erotik: mund të gjendet erosi, filozofia e jetës dhe e vdekjes, e cila përbën dilemën e çdo njeriu, i lindur i lirë dhe i vërtetë dhe që vetëm pasi ka jetuar në një iluzion, bëhet pis dhe burgoset nga zinxhirët e shoqërisë, institucionit, familjes, arsimit, politikës dhe fesë.

Mendoj se shoqëria e hapur ndryshon nga shoqëria e mbyllur, e cila lufton që këta kufij të mos jenë të ngurtë, por të hapen dhe zgjerohen sipas lirisë së individit. Kush mund të ketë një rol avangardë në këtë drejtim, nëse jo arti”, i përgjigjet Rita Petro pyetjes së gazetares.

Këtë vit, Rita Petro iu prezantua publikut me romanin “lindur së prapthi” që u mirëprit nga publiku dhe lexuesi shqiptar.

Poezia që trazoi rrjetin

Tani je në dorën time!

Kush je ti?

MASHKULLI yt.

Çfarë është ky këtu?

Penisi. Preke me dorë.

Uau… Sa i madh po bëhet?! Lëviz si me magji?!

Tani hiqi brekët, ule kokën dhe shih mes kofshëve…

Kjo është…? Lulja ime.

Ha ha ha… akoma me përralla ti? Vagina! Përsërite: Vagina!

Uau… Vagina ime

Tani mësoje mirë: Kur ky imi futet këtu, ky quhet seks. Pas kësaj mund të hedhim farën. Ose thjesht të bëjmë qejf.

Nuk dua… nuk dua… jam e virgjër. Dua të vdes e virgjër. Më mjaftojnë kukullat për të luajtur. Dhe Piter Pani për të ëndërruar. Nuk dua…

Po të gjithë e bëjnë këtë punë. Edhe mami me babin e kanë bërë.

KURRË.

Edhe gjyshja me gjyshin? Këtë punë të fëlliqur ata kurrë s’e kanë bërë!

S’është punë e fëlliqur. Është qejf i pastër.

Jo, nuk dua!

Sot po shkoj më mirë. Mendohu. Nesër vij përsëri…

Si thua. Do ta provosh?

Kurrë!

Mirë…hajde puthemi.

Uau sa gjë e shpifur gjuha jote. Si gjuha e gjarprit.

Në përralla princi nxjerr xixa kur e puth princeshën. Fëmijët lindin nga zambakët e ujit.

Epo jeta s’është përrallë.

Me fillim ters dhe fund të lumtur. Si nuk e kupton?

E kundërta në jetë ndodh. Jo nuk dua!

Do të kthehem nesër. E treta e vërteta!

E nëse nuk pranon shko në manastir e bëhu murgeshë.

Oh…oh
Kam dhimbje.

Dhimbja sjell lumturi.

Oh, asgjë nuk ndiej përveç dhimbjes.

Ja dhe pak…
Çfarë është kjo që po më derdh mbi bark? Sperma? Pse s’e derdhe brenda?

Që të mos sjellim një fatkeq tjetër në këtë jetë. Kaq ishte. Nuk je më e virgjër. Edhe unë s’jam sigurisht.

Po tani?

Tani fillon kënaqësia e dhunës. Më hip sipër. Dhe rrotulloje ashtu nga brenda. Kthehu para… anash… pas…

E ke parë demin? Kur ia ngul nga mbrapa lopës.

Hajde ngjeshu pas luleve të mia. Tani nxirre dhe fute në gojë. Thithe. Jo aq shumë se s’dua të prishem.

Hip sipër.

Shtrihu poshtë lëviz më shpejt ah ah ah.

Më nnnngggaaadddaaalëëë… Oh Zot.

Mos e zër Zotin me gojë!

Kush na e fali këtë kënaqësi nëse jo Zoti? Ku e di ti ç’është kënaqësia që të fal Zoti? A i je dhënë ndonjëherë atij?

Jo se ma kanë prerë kërthizën që më lidhte me të.

E tani jam ndotur.

Atëherë pastrohu.

E si?

Më duket se jam në Kishë.

Moment sublim

Ceremonia madhështore e ngujimit të trupave.

Para trupave të tjerë të ngujuar me kohë. Me buqeta lulesh në duar. Që mbajnë erë temjani…