6 muaj solli verdalle policinë për grabitjen e 90 mijë€/ Identifikohet autori por paratë kanë… avulluar

Për gjashtë muaj me radhë, punonjësit e policisë greke hetuan intensivisht vjedhjen e ndodhur në një shtëpi në zonën e Artës, por më në fund arritën ta zbardhin dhe të mbërrijnë në identifikimin e detajeve të autorit. Bëhet fjalë për një burrë, i cili akuzohet se më 17 nëntor 2022 ka hyrë në banesë dhe ka rrëmbyer shumën marramendëse prej 92.450 euro. Ndaj autorit është ngritur akuza për vjedhje të rëndë.

Por… shuma e parave ende nuk është gjetur duke “stërmunduar” edhe një herë efektivët për të zbuluar se ku fshihen paratë.

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.