Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Devoll arrestuan në flagrancë shtetasin Th. Th., 19 vjeç, banues në Bilisht, Devoll. Shërbimet e Policisë, në qytetin e Bilishtit, i kanë bërë me shenjë për të ndaluar një automjeti, me të cilin 19-vjeçari, po lëvizte si pasagjer. Gjatë kontrollit fizik të ushtruar shtetasit Th. Th., iu gjet një armë e ftohtë (thikë) dhe disa dokumente të huaja të dyshuara të falsifikuara, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.
Për t’u bërë pjesë e grupit "KorcaBlog.com" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.