U arrestua për vjedhjen e një tapeti e më pas ra në koma, ndërron jetë ne QSUT 28-vjeçari

Ka ndërruar jetë ditën e sotme në QSUT 28-vjeçari, Jani Rustemi, i cili prej disa ditësh ndodhej në gjendje kome. Rustemi u arrestua për vjedhje, ndëkrohë që shfaqi probleme shëndetësore në ambientet e paraburgimit në 14 pril.

Ai përfundoi në koma pasi dyshhet se iu dha një dozë e lartë metadoni. Mësohet se 28-vjeçari shfaqi probleme shëndetësore më 14 prill dhe për herë të dytë më 17 prill, ndërsa u shtrua në spitalin ‘Nënë Tereza’ më 19 prill. Më 30 prill nëna e të riut ka bërë kallëzim në polici mbi rastin.


Për t’u bërë pjesë e grupit "KorcaBlog.com" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.

Na ndiqni: