‘Më tregoni djalin dhe trupin e vajzës në morg’/ Fjalët e para të Tefta Malajt në spital: “Ai e ngacmonte vajzën…

Në një dëshmi rrëqethëse të bërë në një emision televiziv, Tefta Malaj 39 vjeç nga shtrati i spitalit të Foggia-s ka rrëfyer të gjithë ferrin që përjetoi në fundjavën e 7 majit ku burri i saj vrau mizorisht vajzën e tyre, 16-vjeçaren Xhesika plagosi vetë atë si dhe vrau fqinjin e tyre, 51-vjeçarin italian, Massimo De Santis. Ajo ka hedhur poshtë çdo akuzë apo çdo pretendim të Taulant Malajt për ndonjë lidhje të saj jashtëmartesore me Massimon, ndërsa ka shtuar se e vërteta në fakt është tërësisht ndryshe.

E gjithë ngjarja e ka zanafillën 2 vite më parë, kur Taulanti ngacmonte seksualisht të bijën, e prekte dhe e kërcënonte sa herë që Xhesika dilte me miqtë në Torremaggiore, provincë e Foggias në Itali.

“Nuk qëndrojnë fare çfarë thotë ai monstra. Ai duhet të kishte vrarë veten me atë që ka bërë dy vite më parë. E prekte vajzën, e ngacmonte. Ai bëhej xheloz se vajza dilte dhe argëtohej me miqtë. Ajo nuk e donte më si baba, prej dy vitesh nuk i fliste fare të atit dhe kjo ka qenë arsyeja se pse e vrau. Nuk e denoncova se nami i del vajzës, sido që të jetë.”- tha Tefta Malaj në një intervistë televizive.”- dëshmoi Tefta Malaj.

Ishte mentaliteti i familjes së tyre por jo vetëm, ajo që pengoi Teftën bashkë me të bijën të denonconin 45-vjeçarin, kështu që zgjidhjen ajo e gjeti te vendosja e kamerave të sigurisë brenda shtëpisë. Pasi ngacmoi të bijën seksualisht, ai u largua nga shtëpia, por u rikthye i penduar kështu që Tefta zgjodhi ta falte, duke shpresuar se kishte ndryshuar. Ajo mendoi se duke krijuar këtë lloj survejimi ndaj tij, do të frenohej edhe sjellja e tij e turpshme ndaj të bijës. Por Tefta nuk e llogariti deri ku do të shkonte Taulant Malaj për të arrirë atë që donte…

Ku është djali, dua të shoh vajzën në morg”. Këto ishin fjalët e para të Tefta Malajt, të mbijetuarës së masakrës në familje me autor bashkëshortin e saj, Taulant Malajn.

Për t’u bërë pjesë e grupit "KorcaBlog.com" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.

Na ndiqni: