Raportphet se një automjet tip Mercedes “A Class” është përplasur me një autobus në aksin Pogradec – Prrenjas, teksa më pas ka marrë flakë. Raportohet se si pasojë e aksidentit 6 persona kanë mbetur të plagosur, dy prej tyre janë në gjendje të rëndë shëndetësore dhe 4 të tjerët jashtë rrezikut për jetën. Ende nuk dihen shkaqet e aksidentit, por ajo që vlen të theksohet është se në janë të shumta denoncimet, ku qytetarët ankohen se karrotrecët hedhin vaj në rrugën e Qafë-Thanës me qëllim që të bëhen aksidente dhe biznesi i tyre të ketë fitime….
Rreth orës 16:20, në aksin rrugor Qafë Thanë – Prrenjas, autobusi që drejtohej nga shtetasi I. A., 51 vjeç, me drejtim lëvizjeje Pogradec – Prrenjas, është përplasur me automjetin tip “Benz”, që drejtohej nga shtetasi I. M., 28 vjeç, me drejtim lëvizjeje nga Prrenjasi në drejtim të Pogradecit. Si pasojë e aksidentit automjeti tip “Benz” është përfshirë nga flakët dhe për pasojë janë dëmtuar drejtuesi i automjetit dhe 5 pasagjerët që udhëtonin me të, të cilët janë transportuar menjëherë në spital, për ndihmë mjekësore.
Gjithashtu, janë shkaktuar vetëm dëme materiale në autobusin që drejtohej nga shtetasi I. A. Në vendngjarje ndodhen shërbimet e Policisë Rrugore të DVP Elbasan dhe grupi hetimor, i cili vijon punën për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.
Aksident i frikshëm në Qafë-Thanë/ Autobusi i pasagjerëve përplaset me Mercedesin dhe shpërthen në flakë, 6 të plagosur pic.twitter.com/i74fmNYiwh
— KorcaBlog.com (@korcablog1) May 21, 2023
Aksident i frikshëm në Qafë-Thanë/ Autobusi i pasagjerëve përplaset me Mercedesin dhe shpërthen në flakë, 6 të plagosur pic.twitter.com/3L42SAxzlg
— KorcaBlog.com (@korcablog1) May 21, 2023
