Po kthehej në shtëpi por u përplas me pemën/ Ky është shqiptari që humbi jetën në Itali(Foto)

Një 43-vjeçar shqiptar, i identifikuar nga mediat italiane si Dritan Mera, ka vdekur pas një aksidenti të rëndë, teksa është përplasur me një pemë në zonën e Castelnuovo di Borgonovo Val Tidone , në provincën e Piacenzas, pak hapa larg shtëpisë së tij. Për më shumë se gjysmë ore, personeli mjekësor dhe infermieror u përpoqën të shpëtonin nga vdekja 43-vjeçarin, por çdo përpjekje rezultoi e kotë. Dritan Mera,me kombësi shqiptare, humbi jetën në aksidentin rrugor të ndodhur mbrëmjen e vonë të së premtes së 19 majit

Sipas një rikonstruksioni fillestar, 43-vjeçari pasi ka kaluar mbrëmjen në shoqërinë e miqve në një lokal në zonë, ka rrëshqitur papritur dhe makina e tij Peugeot 308 ka dalë nga rruga, duke u përplasur me në trungun e një peme.

Shërbimet e urgjencës reaguan menjëherë, duke mbërritur në vend. Shqiptari u gjet pa ndjenja dhe i shtrirë në timon në lëmshin e llamarinave. Ndërhyrja e Brigadës së Zjarrfikësve ishte e domosdoshme për ta nxjerrë atë. Për fat të keq lëndimet e raportuara ishin shumë të rënda dhe mjeku nuk mundi të mos konfirmonte vdekjen. Karabinierët e Borgonovës ndërhynë për të rindërtuar dinamikën e asaj që ndodhi. Trupi i pajetë i është dorëzuar mjekësisë ligjore për obduksion.

Për t’u bërë pjesë e grupit "KorcaBlog.com" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.

Na ndiqni: