Atentat në mes të lokalit/ Vritet me armë zjarri një person….

Një ngjarje e rëndë u regjistrua pasditen e sotme në Kavajë, ku Arjan Gosa 48-vjeç, mbeti i vrarë. Ngjarja ndodhi në një lokal në lagjen Nr. 1 ku Gosa ishte duke konsumuar një kafe me të atin. Sipas njoftimit të policisë mësohet se një person ende i paidentifikuar u fut brenda ambienteve të lokalit dhe qëlloi me një plumb në kokë 48-vjeçarin, i cili fatkeqësisht ndërroi jetë në vendin e ngjarjes. Nga pamjet e publikuara shihet 48-vjeçari pa jetë në mes të lokalit, ndërkohë i ati qëndron pranë tij.

Njoftimi i Policisë:


Më datë 21.05.2023, rreth orës 18.30, në lagjen Nr. 1, në Kavajë, në një lokal, një person ende i paidentifikuar ka vrarë me armë zjarri pistoletë shtetasin A. G. Shërbimet e Policisë pas marrjes së njoftimit kanë shkuar menjëherë në vendngjarje, kanë rrethuar zonën, kanë ngritur pika kontrolli dhe vijon krehja e zonës për të bërë të mundur kapjen e autorit.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë ndodhet në vendngjarje dhe vijon veprimet hetimore për sekuestrimin e provave me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorit. Paraprakisht nga të dhënat e grumbulluara dyshohet se ngjarja ka ndodhur për motive hakmarrje”- thuhet në njoftimin e policisë

Nga pamjet e publikuara shihet 48-vjeçari pa jetë në mes të lokalit, ndërkohë i ati qëndron pranë tij.
Ne foto: Armand Edmond Gosa

Për t’u bërë pjesë e grupit "KorcaBlog.com" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.

Na ndiqni: