Deputeti i Partisë Demokratike, Saimir Korreshi, ka ndarë detaje nga jeta e tij private gjatë një interviste në emisionin “Takohemi n’Vizion”, me moderatoren Fjodora Fjora, ku ka rrëfyer se si nisi historia e dashurisë me bashkëshorten e tij.
Korreshi tregoi se njohja e tyre e parë ndodhi gjatë një kafeje të përbashkët përmes miqve, ndërsa komunikimi mes tyre mori një tjetër rrjedhë pasi ai i dërgoi një ftesë miqësie në rrjetin social Facebook.
Komunikimi i tyre vijoi online deri në mars të vitit 2008, kur Korreshi u rikthye përfundimisht në Shqipëri.
Në atë periudhë, deputeti ndodhej në Itali, ku po kryente studimet e doktoraturës. Mesazhi i parë që i dërgoi bashkëshortes së ardhshme ishte i thjeshtë, një falënderim për pranimin e ftesës së miqësisë.
Deputeti zbuloi gjithashtu se çifti nuk feston vetëm përvjetorin e martesës, por edhe datën 12 nëntor, të cilën e konsiderojnë të veçantë, pasi shënon ditën kur nisën komunikimin e tyre të parë.
I pyetur për ndjenjat ndaj bashkëshortes, Korreshi u shpreh se vazhdon të jetë edhe më i dashuruar me të se në fillimet e lidhjes së tyre.
Pjesë nga biseda:
“Është dita e parë kur kemi filluar komunikimin me njëri-tjetrin, kur unë i kam bërë ftesë në Facebook. E para që i shkrova ishte: ‘Faleminderit që më pranove ftesën’. Unë isha në Itali në atë kohë, po bëja doktoraturën”, rrëfeu Saimir Korreshi.
