Përmbysje në Serbi, studentët mposhtin Vuçiçin! Festë në rrugët e Beogradit

Lista “Studentët Fitojnë” ka dalë fituese në zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare në Serbi, duke siguruar mbi 52 për qind të votave, sipas projeksioneve paraprake të publikuara nga IPSOS dhe Qendra për Zgjedhje të Lira dhe Demokraci (Cesid).

Sipas të dhënave të bazuara në afro 67 për qind të votave të përpunuara, lista e studentëve pritet të sigurojë 139 mandate në Parlamentin me 250 vende, ndërsa lista e presidentit Aleksandar Vuçiç, “Serbia e Bashkuar”, 104 mandate.

Pas publikimit të rezultateve paraprake, qindra qytetarë dolën në rrugët e Beogradit për të festuar fitoren e studentëve. Në qendër të kryeqytetit u ndezën flakadanë, u dëgjuan bori automjetesh dhe brohoritje, ndërsa mbështetësit u mblodhën edhe në shtabin e lëvizjes studentore.

Presidenti Aleksandar Vuçiç pranoi rezultatin, ndërsa deklaroi se kishte pasur mbështetje të konsiderueshme nga serbët në Kosovë.

Sa u përket partive të tjera, “Unioni i Hungarezëve të Vojvodinës” siguroi tre mandate, ndërsa “Koalicioni Shqiptar” mori dy mandate. Listat e tjera, përfshirë Partinë Socialiste Serbe, mbetën pa mandate, sipas projeksioneve paraprake.

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.