Brohoritjet “Rama në burg, Berisha në burg” janë dëgjuar nga protestuesit, ndërsa kreu i Partisë Mundësia, Agron Shehaj, i ka cilësuar ato si një mesazh të qartë kundër klasës së vjetër politike. Në reagimin e tij, Shehaj theksoi se të rinjtë kërkojnë ndryshim dhe largimin e politikanëve që kanë dominuar skenën politike shqiptare prej vitesh.
Sipas tij, thirrjet e protestuesve shprehin pakënaqësinë ndaj klasës politike dhe kërkesën për një alternativë të re në drejtimin e vendit.
Thirrjet kundër kryeministrit Edi Rama dhe kreut të Partisë Demokratike, Sali Berisha, pasqyrojnë pakënaqësinë e protestuesve ndaj dy figurave kryesore të politikës shqiptare.
“Humbja e Vuçiç, lajm i jashtëzakonshëm për ata që ëndërrojnë fundin e autokratëve në Ballkan” — Ndersa Enio Jaço, dikur në krye të Dhomës Amerikane thotë në Serbi ia dolën studentët mund t’ia dalin edhe në Shqipëri”
