Category Archives: STIL DHE JETESË

Diferenca ideale e moshës në çift/ Ed Manushi: “Do vdisja për një grua më të madhe se vetja…

Sa duhet të jetë diferenca ideale e moshës mes dy partnerëve? Kjo ishte një ndër temat e diskutimit në emisionin “Më lër të flas”. Moderatori Ed Manushi, u shpreh se do të kishte dëshirë që partnerja e tij të ishte disa vite më e madhe, megjithëse pak më vonë tha se kjo ishte një shaka.

Nga ana tjetër autorja Olsa Muhameti u shpreh se nuk është dashuria ajo që ka rëndësi në një marrëdhënie por edhe marrëdhëniet seksuale.

Manushi: Sa i përket diferencës, mendoj se idealja është 7-10. Idealja është 7.5. Do vdisja ta kisha partneren më të madhe. Ishte një batutë.

Olsa: Është pak klishe të themi është e rëndësishme dashuria, nuk e mban vetëm dashuria një marrëdhënie e mban edhe seksi. Nëse e merr partnerin si Dua Lipa 14 vite më të madh do të çedosh te kjo pika kryesore. Nëse ke një partner 14 vite më të madh, detyrimisht do të çedoje kjo pjesa e seksit.

Olta mjaft e zhgënjyer: “U bëra si palaço këtu. Gabim që erdha. Do iki fare’!

Olta është zgjuar ditën e sotme në një shok emocional teksa ka qarë me dënesë. Pranë saj ka qendruar Armaldo dhe Valbona, teksa Olta shprehet e penduar për eksperiencën që ka nisur. E ulur në një cep të oborrit, Olta kërkon të dal, ndërkohë që nuk e kishte pritur që do të shkonte në këtë pikë.

Pjesë nga biseda:

Olta: Do iki fare, është tepër vonë tani. Kam një muaj këtu që më shikojnë në të gjitha dimensionet, dua ta kthej mbrapsht.

Armaldo: Kjo është si kurbë pandemie dhe ka një rënie, për të gjithë ne…

Olta: Bravo që më çuat në këtë pikë, unë nuk doja të shkoja deri këtu.

Armaldo: Mundohu të jesh më e fortë, sepse ti e di që sa më debul të jesh ti aq më të fortë janë te tjerët.

Olta: U bëra si palaço këtu…

Çmenduri/ 10 vjet burg për çiftin që kërceu në rrugët e Iranit

Një çift të rinjsh iranianë rreth të 20-tave është dënuar me 10 vjet burg pasi postuan një video të tyre duke kërcyer në rrugë. Raportohet se ata u dënuan për promovim të korrupsionit, prostitucionit dhe propagandës. Videoja tregonte ata duke kërcyer pranë Kullës Azadi (Liri) të Teheranit. Autoritetet iraniane po japin dënime të rënda për njerëzit që përfshihen në protesta pas vdekjes së një gruaje që u ndalua nga “policia e moralit”. Vetë çifti nuk e lidhi kërcimin e tyre me protestat e vazhdueshme në Iran.

Një burim konfirmoi për BBC se arrestimi i çiftit erdhi pasi ata postuan videon në llogaritë e tyre në Instagram ku kanë rreth 2 milionë ndjekës. Astiazh Haqiqi, 21 vjeç, dhe i fejuari i saj Amir Mohammad Ahmadi, 22 vjeç, thuhet se janë dënuar për “promovim të korrupsionit dhe prostitucionit në bashkëpunim, kundër sigurisë kombëtare dhe propagandë kundër institucioneve”.

Shtëpia e familjes së zonjës Haqiqi, e cila punon si stiliste, u bastis para arrestimit. Është e paqartë se sa kohë është dënimi për secilin prej tyre. Dihet vetëm se së bashku ata janë dënuar me gjithsej 10 vjet e gjysmë. Nëse verdikti mbetet në fuqi, ata do të duhet të kryejnë afatin më të gjatë të dënimit.
Sipas raportimeve, atyre u është shqiptuar edhe një ndalim 2-vjeçar për të përdorur rrjetet sociale dhe u është ndaluar largimi nga vendi. Lëvizja protestuese e Iranit që filloi në shtator është bërë një nga sfidat më serioze për regjimin iranian që kur erdhi në pushtet në revolucionin e vitit 1979.

Protestat antiqeveritare, të etiketuara si “trazira” nga regjimi i Iranit, përfshinë të gjithë vendin pasi Mahsa Amini, 22 vjeç, vdiq në paraburgimin e policisë në shtator të vitit të kaluar. Ajo u arrestua në Teheran pasi akuzohej se shkeli rregullin që kërkon që gratë të mbulojnë flokët me hixhab ose shami.

Për të shuar protestat, shteti ka dhënë dënime të rënda për njerëzit e përfshirë në trazira, duke përfshirë ekzekutimin e të paktën 4 protestuesve në fillim të këtij muaji dhe në dhjetor. Duket se vdekja e Mahsa Amini ishte katalizator për trazira më të gjera në Iran të nxitura nga pakënaqësia e gjatë mbi varfërinë, papunësinë, pabarazinë, padrejtësinë dhe korrupsionin. Qindra persona janë vrarë dhe mijëra janë arrestuar gjatë demonstratave.

A do martohej me Kiarën brenda në Big Brother? Luizi : “Vetëm me sillni priftin …

Moderatorja Kiara Tito është emocionuar mbrëmjen e sotme në Big Brother. Arbana Osmani pyeti Luizin se nëse Kiara do të dashurohej me të, a do e bënte ai dasmën brenda shtëpisë së Big Brother. Luizi tha se vetëm duhej t’i sillnin priftin dhe ishte gati ta realizonte dasmën. Në këtë moment u vu re se Kiara u emocionua, ndërsa ishte gati të qante.

“Nëse Kiara dashurohet me ty këtu në Big Brother, se Big Bother është i gjatë dhe ti i propozon asaj për martesë dhe ajo thotë po, a do e bëje dasmën brenda në Big Brother”, tha Arbana Osamni.

Vetëm priftin më sillni këtu brenda dhe është e kryme”, tha Luizi.

Lajmi i mirë/ 50% ulje për gjobat që paguhen brenda 15 ditësh….

Shumica dhe opozita kanë bashkuar votat në Komisionin Parlamentar të Veprimtarive Prodhuese për ndryshmet në Kodin Rrugor. Mes propozimeve të demokratëve të mirëpritura nga socialistet është dhe ajo për ta zgjatur në 15 ditë afatin e pagimit të gjobave pa kamat vonesë nga 5 që ishte dhe për të përfituar 50 përqind ulje nga 20 që është aktualisht në Kod.

Në ndryshimet që priten të miratohen ditën e enjte në Kuvend është rënë dakord edhe për rritjen e shpejtësisë së lejuar në autostradat që plotësojnë standardet, në 130 km në orë nga 110 që është aktualisht.

Arben Pëllumbi: Dakord, kundër nuk ka. Faleminderit të gjithëve për kontributin.

Po ashtu vlefshmëria e të gjitha patentave do të zgjatet në 15 vite. Një tjetër ndryshim i vendosur tashmë dhe në Kod është detyrimi i bashkive që 50 përqind të vendparkimeve që administrojnë, të jetë pa pagesë./ Tv Klan

Ish deputeti i opozitës mesazh Shqiptarëve:” Olta Gixhari e meriton të fitojë BBV sepse është pro Europës dhe Amerikës…

Kujtim Gjuzi na qenka një fans i zjarrte i aktores Olta Gixhari në Big Brother Vip. Përmes një postimi në Facebook ai u bën thirrje konservatorëve të mbështesin Oltën, ndërsa rendit 4 arsye se përse duhet ta bëjnë këtë gjë.“ Urime, Big Bradher Vip Albania. Suportoj Mbretereshen ne gare Olta Gixhari! Ftoj Konservatoret; mbeshtetni artisten me arsy:

A – Olta simbol i Mbretereshes ne Familjen e saj. B – Gixhari Inteligjente & bashkepunuese ne grup. C – Olta Gixhari eshte nje Helen of Troy Albane. D – Gixhari eshte pro Europa pro Amerikane.”, shkruan Gjuzi.

Dikur ishte “Beu i Jugut”, ja ç’ndodh sot me Koço Kokëdhimën…

Dikur ai ishte një ndër personazhet më të rëndësishëm të Tiranës, falë bizneseve, medias, por dhe përfshirjes në politikë, ku për pak kohë u bë dhe “beu i Jugut”. Por sot, Koço Kokëdhima është kthyer në një njeri “anonim”. Pas përpjekjeve të dështuara për të krijuar një parti të vetën, ish-deputeti 64-vjecar, duket se ka hequr përfundimisht dorë nga ambiciet politike.

Dhe tashmë duket se ka vendosur të shijojë jetën me gruan e tij, madje edhe duke u “rinuar” me sa duket edhe me ndonjë operacion.

“Më mori malli për ty”/ Luizi mban veshur rrobëdishanin e Kiarës, ajo afrohet dhe e puth!

Edhe pse dita nisi dhe vijoi me debate dhe përplasje të shumta, Luizi e mbylli më së miri duke përqafuar Kiarën. Ky i fundit doli nga dushi dhe veshi rrobëdishanin e Kiarës. Ai u shtri në krevatin e saj, ku u puthën e u përqafuan me njëri-tjetrin. Kiara i tha Luizit se e kishte marrë malli për të.

Ky i fundit ndonëse buzëqeshi, i tha Kiarës se nuk e beson dhe se këtë gjë po e thotë për t’i bërë qejfin.

Nuk janë ata që jetojnë në Greqi/ Ja kush dërgon më shumë para nga emigrantët në Shqipëri…

Vitet e fundit shqiptarët po emigrojnë veçanërisht drejt Britanisë së Madhe dhe Gjermanisë. E pikërisht prej këtyre dy vendeve dërgohet sasia më e madhe e parave të emigrantëve drejt Shqipërisë. Ndërkohë që Italia vazhdon të kryesojë renditjen e dërgesave hyrëse, pesha e Greqisë duket se ka rënë në dekadën e fundit, duke u renditur tashmë në vendin e katërt .

Sipas të dhënave nga Eurostat, transfertat ose dërgesat personale drejt Shqipërisë në vitin 2021 arritën në 1.14 miliardë euro, në rritje me 10% krahasuar me një vit më parë. Eksperti dhe gazetari i ekonomisë, Gjergji Erebara, thotë se dërgimi i parave nga emigrantët do të zgjasë edhe për 1 dekadë tjetër.

“Është cikli i ri i emigrimit që filloi në vitin 2015-2016, ku shqiptarët po largohen drejt vendeve më të largëta dhe më të pasura dhe në mënyrë të vazhdueshme. Tashmë nuk kemi vetëm prindin që ikën me shpresën që do fitojë ca para dhe do të ndërtojë një shtëpi në Shqipëri. Por tani kemi familje të tëra, njerëz me gra dhe fëmijë që ikin të gjithë bashkë. Remitancat janë në fund të fundit një formë pensioni.

Kur skema kombëtare e pensioneve ka dështuar dhe jep pensione qesharake, fëmijët që shkojnë në emigrim detyrohen ta plotësojnë këtë pensionin shqiptar me një të ardhur shtesë për prindërit. Dërgimi i parave nga emigrantët besoj se do të zgjasë për 1 dekadë. Në momentin që prindërit ndërrojnë jetë, dhe ky është një cikël natyror, fëmijët që janë emigrant nuk kanë më lidhje me vendin dhe nuk sjellin më të ardhura.

Greqia renditet e 4 pas Italisë, Britanisë dhe Gjermanisë, pasi ky vend ka kaluar një krizë shumë të madhe dhe nuk është më vend aq i pasur sa këto të tjerat. Së dyti emigrantët që kanë shkuar në Greqi janë nga gjenerata e parë e shqiptarëve. Ata kanë tashme 30 vjet në Greqi dhe rrjedhimisht i kanë humbur kontaktet me Shqipërinë. Nuk kanë më prindër të gjallë në Shqipëri për t’u dërguar pension“- shprehet eksperti i ekonomisë, Gjergji Erebara./TopChannel

Video:

Mediat greke tregojnë gabimin e madh të Top Channel me Big Brother në Shqipëri

Big Brother Albania është një nga programet reality show më të ndjekura dhe më të komentuara në Shqipëri. Kur ka kaluar më shumë se një muaj nga nisja e edicionit të ditë VIP, media greke gazzetta.gr, i ka dedikuar një artikull, duke mos u foksuar te loja dhe banorët, por te ambienti në të cilin ata jetojnë. Në artikull shkruhet se ajo që bie shumë në sy dhe që nuk është parë në asnje edicion të asnjë vendi tjetër, janë sponsorët, që gjenden kudo, në dollape, mure, divane, dysheme, ekrane e tualete.

Ja çfarë shkruan konkretisht artikulli:

Big Brother është rikthyer në Shqipërinë fqinje, me skenën e përgatitur nga produksioni duke shkaktuar debat.
Big Brother është loja më e njohur e izolimit në mbarë botën dhe ndoshta reality show më i suksesshëm i bërë ndonjëherë në Greqi. Sidomos nëse flasim për sezonin e tij të parë, në të cilin Prodromos dhe Tsakas bënë që thuajse i gjithë vendi të shikojë në ankth shpalljen e fituesit të madh.

Që atëherë Big Brother e kemi parë disa herë të kthehet në televizion, ndërsa diçka e ngjashme ka ndodhur në disa vende të botës. Ditët e fundit pamë premierën e sezonit të ri të Big Brother në Shqipërinë fqinje, vetëm se peizazhi i përgatitur nga produksioni shkaktoi diskutime.

Në fakt është një koncept që nuk e kemi parë ndonjëherë në asnjë edicion, në asnjë transmetim. Në Albanian Big Brother fjalën e parë e kanë sponsorët , të cilët janë fjalë për fjalë kudo . Në dollapë, në divane, në mure, në dysheme, në ekrane, në banja, në dhoma. Kudo që të kthehet kamera shohim postera, drita neoni, mbishkrime, reklama dhe logo të markave të ndryshme, të cilat sigurisht i kanë dhënë para produksionit për të ngritur të gjithë reality show-n.

Ndodh në Tiranë /Lokali ofron pije falas për mbështetësit e Luizit (Foto)

Luiz Ejlli është kthyer në një idhull për një pjesë të madhe të publikut që kur ai u bë pjesë e edicionit të dytë të Big Brother VIP Albania. Kjo të paktën mund të kuptohet përmes rrjeteve sociale, reagimeve dhe veprave që bëhen për të, disa prej të cilave janë edhe për t’u habitur.

Një gjë e tillë ka ndodhur edhe së fundmi kur një lokal në Tiranë ka vendosur të ofrojë pije falas për të gjithë fansat e Luizit.

Këtë e ka bërë të ditur ish-banori i edicionit të parë të Big Bropther VIP Albania, Meridian Ramçaj përmes disa postimeve në llogarinë e tij në Instagram.

Ai ka publikuar pamje nga lokali në kryeqytetin e Tiranës ku ishte vendosur fotografia e këngëtarit ndërsa sipër tij shkruhej: “Pije falas për mbështetësit e Luizit”.

Poetja shqiptare: “Kush ju tha që gratë e mbuluara me shami nuk tradhtojnë?”

Poetja Rita Petro e cilësoi tradhtinë në çift si një dukuri që ka ekzistuar në çdo kohë, pasi sipas saj njeriu është i prirur drejt joshjes se…le. E ftuar në emisionin “Goodmorning Albanians” në Euronews, Petro tha se tradhti nga më të tmerrshmet kanë ndodhur edhe te njerëzit e izoluar në shtëpi, dhe te gratë me shami dhe jo vetëm te njerëzit që zhvillojnë një jetë moderne.

Ajo i bëri thirrje çifteve që të kalojnë më shumë intimitet me njëri-tjetrin në mënyrë që mos të shkojnë drejt tradhtisë.

“Si dukuri tradhtia ekziston gjithmonë dhe jo vetëm te njerëzit që bëjnë një jetë moderne por edhe tek ata të mbuluar me shami. Prandaj dhe nëpër familje dhe kolektivitete të mëdha kanë ndodhur inçeste nga më të tmerrshmet. Siç ka ndodhur në kohën e ushtrisë. Perversite i ka ndodhur në çdo kohë se njeriu është i prirur drejt joshjes. Prandaj kanë ndodhur edhe tek ato që kanë qenë të mbyllura brenda në shtëpi, inçeste dhe dukuri të tilla”, tha Petro.

Largimi masiv nga vendi, të gjithë drejt mësimit të gjuhës gjermane…

Vetëm në kryeqytet numërohen më shumë se 150 qendra kursesh të gjuhëve të huaja. Përhapja e bizneseve të përçimit të dijes tregon për kërkesat në rritje të mësimit të veçuar nga institucionet arsimore. Vendin e parë në hierarki e mban mësimi i gjuhës gjermane, trendi i së cilës mbështetet nga kërkesat për shkollim apo punësim në Gjermani…

Nga Deada Hyka, Monitor                                              Sara, 37 vjeçe, punon ekonomiste në një kompani në Tiranë, por kjo nuk e pengon atë të synojë Gjermaninë si treg pune dhe për ketë, fillimisht regjistrohet në një kurs gjuhe. Ndërsa Jurgeni është një 21-vjeçar, i cili pasi mbaroi studimet bachelor për Teknologji Informacioni në Tiranë, dëshiron të studiojë në Gjermani në një program studimi të nivelit të dytë. Për këtë qëllim, ndjek prej një viti një kurs të gjuhës gjermane.

Të gjithë ne kemi dëgjuar se njohja e shumë gjuhëve të huaja është një element i shkëlqyeshëm i CV-ve dhe një aset i vlefshëm për të promovuar rritjen e karrierës. Të jesh në gjendje të flasësh një gjuhë që është e kërkuar, mund të rezultojë në një promovim ose një pagë më të lartë, veçanërisht në një industri konkurruese si sektori i teknologjisë.

Për të qenë të qartë, këto përfitime përkthehen në avantazhe për të gjithë nxënësit e gjuhës, pavarësisht platformës që përdorin për të mësuar gjuhën e tyre të zgjedhur. Dhe duhet thënë, edhe në Shqipëri, platformat janë shtuar. Nisin nga qendrat tradicionale të gjuhëve të huaja, faqe në rrjete sociale të dedikuara për këtë, si dhe aplikacione në telefon për ata që duan metoda autodidakte.

Çmimet

Çmimi për një orë mësimore ka arritur 3000 lekë për kurse individuale, një nivel i plotë bashkë me librat arrin 30.890 lekë për kurse individuale dhe 14.800 lekë në grup, sipas vëzhgimeve në treg që kreu “Monitor”.

Kërkesa

Dritan Mezini, drejtues i platformës Duapunë, pohon për “Monitor” se kërkesat për studim apo punë jashtë kanë qenë shumë të preferuara vitet e fundit. Sipas tij, pavarësisht problematikave që lidhen me emigracionin, të rinjtë duhet të kenë mundësi që të dalin e të provojnë njohuritë edhe në mjedise jashtë vendit. Ai përmend si një trend në rritje ofrimin e punëve në distancë, që mund të aplikohen lehtësisht tashmë në realitetin post-pandemik.

Tregu tërheqës gjerman

Duket sikur tregu gjerman i punës praktikisht i ka hapur dyert gjerësisht dhe çdo qytetar i interesuar do të mund të gjejë një punë sipas dëshirës së tij. Në datën 1 janar 2021 në Gjermani hynë në fuqi rregulla të reja në lidhje me punësimin.

Me anë të këtij ligji, Qeveria e Republikës Federale Gjermane ka bërë të mundur, edhe përtej vitit 2020, qasjen e privilegjuar në tregun gjerman të punës për shtetas nga Shqipëria (si dhe nga Bosnjë-Hercegovina, Kosova, Maqedonia e Veriut, Mali i Zi dhe Serbia). Zhvillimi i shpejtë i ekonomisë gjermane ishte një nga arsyet e miratimit të ligjit nga Bundestagu, i cili lehtëson shumë procesin e imigrimit në Gjermani të punëtorëve të kualifikuar nga vende që nuk janë anëtare të Bashkimit Europian.

Mësimi i gjuhës për punësim

Gjermania është një vend i preferuar për studentët nga Shqipëria e Kosova, sipas të dhënave të DAAD (German Academic Exchange Service). Në vitin 2019, rezulton se Gjermania ka qenë vendi i parë i dëshiruar nga studentët shqiptarë, kryesisht për programe studimi të nivelit të dytë, ndërsa për Kosovën, më së shumti për programe studimi të nivelit të parë.

Gjithashtu për grupe të ndryshme profesionesh si p.sh. mjekë, infermierë, inxhinierë, informaticienë etj., ofron mundësi joshëse punësimi. Në këtë drejtim kërkohet si kusht njohuria e gjuhës gjermane./Monitor

Dikur kamarier, sot agjent imobiliar/ 24 vjeçari: “Fitoj më shumë se Edi Rama (Video)

Dikur punonte si kamerier në një restorant, ndërsa sot, 24 vjeçari nga Tirana fiton më shumë se kryeministri i vendit, Edi Rama me punën si agjent imobiliar. Rruga drejt suksesit nuk ka qenë pa pengesa për Klevis Oshafin. Për emisionin “Një nga ne”, ai tregon si i ka kapërcyer vështirësitë e profesionit, telefonatat e vazhdueshme që duhet të bënte dhe trokitjet dyer më dyer për të siguruar kontaktet e nevojshme.

Është ndër agjentët top performues, kohën e lirë ia dedikon më së shumti familjes, por nuk lë pas dore as pasionet e tij, leximin dhe futbollin. Mes të tjerash zbulon detaje nga takimi me lojtarin e tij të preferuar Aron Ramsey, autografin e të cilit e ka tatuazh në dorë.

Po si arriti Klevisi të takohej me këtë lojtar? A mund të gjejmë shtëpi të lira në Tiranë? A ja vlen të punosh si agjent imobiliar në ditët e sotme?

Të gjitha këto mund t’i ndiqni në ‘Një nga ne’ 24 orë me një 24 vjeçar!

Video: