Burreli triumfoi ndaj Pogradecit me rezultatin 2-1 në finalen e zhvilluar në Rrogozhinë, duke siguruar zyrtarisht qëndrimin në Kategorinë e Parë edhe për edicionin e ardhshëm. Një duel tepër emocionues, ku u akorduan 2 penallti, teksa nuk mungoi as tensioni. Matjanët e gjetën veten në disavantazh në Arena Egnatia, por me pas kanë përmbysur gjithçka. Pogradecarët shënuan të parën me gol të Cirkovic. Me rezultatin 0:1 u mbyll pjesa e parë.
Ndërsa në të dytën Burreli shënoi dy golat, që e afirmuan sërish në Kategorinë e Parë. Golat për Burrelin u shënuan nga Kurbneshi dhe Silva. Ndërsa Burreli feston qëndrimin në Kategori të Parë, Pogradeci do të duhet të luajë sërish në Kategorinë e Dytë.
Burreli 2-1 Pogradeci
Kategoria e Parë: Play-Out
Stadiumi: Egnatia Arena
Gjyqtar: Blerim Ziri
Formacionet Zyrtare:
Burreli (4-4-2): Çili; Hasa, Dedgjonaj, Marcos, Kastrati; Osikel, Stana, Koleci, Silva; Kurbneshi, Farruku. Trajner: Dorjan Bubeqi
Pogradeci (4-4-2): Baçi; Rapo, Hysenllari, Pura, Cirkovic; Shyti, Zefi, Berberi, Shkulaku; Topllari, Ivani. Trajner: Samuel Nikaj
Për t’u bërë pjesë e grupit "KorcaBlog.com" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.