Rrëqethëse!/ Kolegu iu vra tjetri u plagos, polici shpërthen në lot…

Momente prekëse janë fiksuar në kamera në kohën kur përcillet me helikopter drejt Traumës efektivit, Edison Adri, për trajtim të specializuar mjekësor.

Vëmendjen e ka marrë një kolegu i policit i cili nuk i mban dot lotët dhe qan me ngashëri. Familjarët e 36-vjeçarit shfaqen gjithashtu të tronditur dhe në lot, duke e përcjellë në një moment të rëndë emocional.

Adri mbeti i plagosur gjatë aksionit për kapjen e 43-vjeçarit Violand Braçellari, i dënuar me 10 vite burg për trafik droge, i cili hapi zjarr ndaj forcave të policisë.