Ngjarja e rëndë që i mori jetën efektivit të Policisë së Shtetit, Enea Mekolli, ka prekur thellë opinionin publik. Disa vite më parë, vëllai i madh i Eneas humbi betejën me një sëmundje të rëndë, leuçeminë. Edhe ai ishte efektiv policie, njësoj si i vëllai që sot ra në krye të detyrës, duke lënë pas një boshllëk që nuk mbushet më.
Enea kishte zgjedhur t’i shërbente rendit dhe sigurisë së qytetarëve, duke ndjekur një rrugë që lidhej ngushtë edhe me traditën familjare, pasi vëllai i tij kishte shërbyer më herët në radhët e Policisë së Shtetit.
Ikja e tij la pas jo vetëm dhimbje, por edhe një amanet të pashprehur: që Enea të vazhdonte me krenari rrugën e nisur prej tij. Me përkushtim ndaj detyrës dhe respekt për këtë trashëgimi familjare, Enea kishte veshur uniformën e policisë dhe i ishte përkushtuar shërbimit ndaj vendit.
Fatkeqësisht, ai u nda nga jeta gjatë ushtrimit të detyrës, duke lënë pas një dhimbje të madhe për familjarët, kolegët dhe të gjithë ata që e njihnin.
