Çfarë shkoi keq në operacionin për kapjen e Braçellarit? Autori i kishte shpëtuar 4 herë RENEA-s…

Sipas të dhënave, autori Violand Braçellari është parë dje në fshatin Boden duke bërë xhiro, teksa policia ka marrë informacion dhe sot kanë organizuar kapjen e tij pasi kanë pasur dijeni se nga fshati ka shkuar në stanin ku kishte bagëtitë dhe rrinte me nënën e tij.

Edhe pse i kishte shpëtuar edhe katër herë ndër vite operacioneve të RENEA, polici e Korçës nuk e ka vlerësuar siç duhet rrezikshmërinë e tij dhe kanë shkuar një numër i pakët efektivësh për ta kapur.

Mesohet se kanë qenë vetëm 6 policë të Shqiponjave.