E rëndë në Greqi/ Shkoi për ti ushqyer…dy të pastrehët rrahin për vdekje 52-vjeçarin…

Një 52-vjeçar ka humbur jetën mëngjesin e sotëm në Selanik, pasi u vra nga dy të pastrehë, të cilët tentoi t’i ushqente. Mediat e huaja shkruajnë se ngjarja ka ndodhur rreth orës 9 të mëngjesit. Dyshohet se tre personat kanë pasur një debat të ashpër dhe dy prej tyre kanë goditur 52-vjeçarin, duke shkaktuar vdekjen e tij.

Dy autorët, të dy vëllezër të moshave 40 dhe 42 vjeç janë arrestuar, teksa trupi i pajetë është dërguar në qendrën e morgut, për autopsinë…

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.