E therën me thikë/ Flet e përlotur drejtoresha e shkollës për nxenësin 15-vjeçar :”Ishte shembullor…

Një 15-vjeçar mbeti i vrarë ditën e sotme në Gramsh pas një sherri me katër adoleshentë të tjerë, ndërsa mbeti i plagosur edhe kushëriri i tij, i cili ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën. Drejtoresha e shkollës 9-vjeçare “Asllan Shahini”, Ardiana Hasa e prekur nga ngjarja u shpreh se viktima, Fatjon Bici, ishte një nxënës shembullor dhe nuk shkaktonte probleme.

“Ishte një nxënës shembullor. Jam shumë e prekur nga ngjarja. Adoleshenti që u vra nuk ishte nxënës problematik”, tha ajo ndër të tjera.