E rëndë/ Gjendet i vdekur i moshuari….

Një 74-vjeçar nga fshati Kozare e Kuçovës është gjetur i vdekur në një arë në këtë fshat. Trupi i tij u gjet pa shenja jete nga banorët e zonës, që kanë njoftuar më pas policinë. Pas gjetjes, trupi është identifikuar nga familjarët e tij, të cilët kanë pohuar se kjo ishte rruga që ai bënte çdo ditë pasi shkonte për peshkim. Mësohet se në trupin e 74-vjeçarit nuk janë konstatuar shenja dhune dhe paraprikisht dyshohet se vdekja e tij mund të jetë shkaktuar si pasojë e një arresti kardiak.

Ndërkohë që viktima është transportuar drejt Morgut të Spitalit Rajonal Berat ku do ti kryhet autopsia mjeko-ligjore .

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.