Makinat e shkatërruara plotësisht, pamjet e frikshme të aksidentit në Korçë-Bilisht. Policia arreston 21-vjeçarin….

Këto janë foto nga vendi ku ndodhi aksidenti i rëndë të hënën, në aksin rrugor Bilisht-Korçë. 2 automjete u përplasën e për pasojë, janë dëmtuar 7 qytetare, të cilat u transportuan për mjekim në spitalin e Korçës ku njëra prej tyre ndërroi jetë. Pamjet e automjeteve të përplasura janë tronditëse. Makina tip Volswagen pas përplasjes me “Benzin” është përmbysur në anë të rrugës, ndërsa të dyja makinat janë komplet të shkatërruara.

Sot policia e Korçës ka arrestuar drejtuesin e mjetit që dyshohet se shkaktoi aksidentin me një viktimë dhe 6 të plagosur një ditë më parë.

Njoftimi i Policisë:

Në vijim të informacioneve paraprake të dhëna ditën e djeshme, për një aksident të ndodhur në aksin rrugor “Korçë-Bilisht”, policia e shtetit informon ditën e sotme se Specialistët e Trafikut Urban dhe Interurban të DVP Korçë në vijim të veprimeve procedurale arrestuan shtetasin A. Sh., 21 vjeç, banues në Bilisht, Devoll, pasi duke drejtuar automjetin tip “Benz”, është përplasur me automjetin tip “Ford”, me drejtues shtetasin H. M., 58 vjeç,

banues në fshatin Cangonj, Devoll, dhe si pasojë e përplasjes, ka humbur jetën shtetasja M. M., 46 vjeçe (pasagjere tek automjeti tip “Ford”), dhe janë dëmtuar dy drejtuesit e automjeteve shtetasit H. M. dhe A. Sh., si dhe pasagjeret shtetaset L. F., 39 vjeçe, L. B., 49 vjeçe, V. Ç., 52 vjeçe, G. M., 41 vjeçe dhe E. M., 54 vjeçe, të cilët po marrin ndihmën e nevojshme mjekësore dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.